Fluks ne Morine tifozet e Kosoves mesyjne drejt Elbasanit

Fluks ne Morine, tifozet e Kosoves mesyjne drejt Elbasanit

Fluksi në pikën e kalimit kufitar të Morinës gjatë ditës së sotme lidhet me ndeshjen që do të zhvillohet nesër në “Elbasan Arena”.

Ndeshja e së enjtes mbrëma midis Kombëtares së futbollit të Shqipërisë dhe Serbisë, ka bërë që qindra tifozë nga Kosova të vijnë në drejtim të Shqipërisë gjatë kësaj jave.

Masat e sigurisë janë të rrepta në pikën e kalimit të Morinës, ku çdo qytetar i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm.

Fluksi është rritur gjatë ditës së sotme dhe pritet të shtohet edhe gjatë ditës së nesërme. Ndërkohë që, ende nuk dihet numri i saktë i biletave të shituara për ndeshjen Shqipëri-Serbi në Kosovë dhe diasporë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama