Pse duhet ti kushtoni vemendje ushqimit te mengjesit

Pse duhet t'i kushtoni vemendje ushqimit te mengjesit

Konsumimi i ushqimit në mëngjes është një ndër shërbimet më të mira që ju i bëni trurit dhe trupit tuaj.

Por, fatkeqësisht jeta e ngarkuar që keni shumë prej jush, ndikon që edhe në mëngjes të konsumoni ushqime të thata, qoftë në rrugë apo në veturë.

Ja disa arsye pse duhet të konsumoni mëngjes të shëndetshëm për një ditë më të mbarë pastaj.

Të filloni ditën tuaj pa mëngjes, është si të nisni makinën tuaj pa gaz

Organizmat janë të ndryshëm. Përderisa disa zgjohen të uritur, disa të tjerë zgjohen të ngopur. Gjatë kohës nga darka deri në mëngjes, ju pothuajse nuk keni konsumuar asgjë, ndërsa organet kanë nevojë për proteina, yndyra dhe karbohidrate për të funksionuar si duhet.

Konsumimi i ushqimit në mëngjes është i shëndetshëm

Konsumimi i ushqimit të lehtë në mëngjes ndikon në shëndetin tuaj. Ai redukton në mënyrë të konsiderueshme zhvillimin e diabetit, kolesterolit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Mëngjesi ndikon në pjesë tjetër të ditës

Ajo që ju konsumoni në mëngjes, do të ndikojë në dietën tuaj gjatë pjesës tjetër të ditës. Disa lloje të ushqimeve që konsumohen ne mëngjes, reduktojnë oreksin dhe gjatë gjithë ditës ju keni përshtypjen se jeni të ngopur.

Mëngjesi ndikon edhe në aktivizimin e trurit tuaj

Studimet e ndryshme tregojnë se konsumimi i ushqimit në mëngjes, ka efekt pozitiv në kujtesë dhe në mënyrën më të mirë të funksionarit të trurit, transmeton KosovaPress.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama