Media greke Athina note proteste Shqiperise

Media greke: Athina note proteste Shqiperise

Pas deklaratave ofenduese ndaj kryeministrit shqiptare, Athina zyrtare i dorëzoi një notë proteste ambasadorit të Shqipërisë në Athinë, për prishjen e shtesës së ndërtuar në Kishën e Dhërmiut. Lajmi bëhet i ditur nga media greke “Kathimerini”, e cila shkruan që veç notës së protestës, Greqia ka bërë ankesë Komisionit Evropian, përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn, OSBE-në, Këshillit të Evropës.

Sipas të përditshmes, Ministria e Jashtme greke informoi Berlinin dhe Uashingtonin për kundërshtimet e saj. Nota e protestës vjen menjëherë pasi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke e krahasoi prishjen e Kishës së “Shën Thanasit” me aktet e kryera nga xhihadistët kundër kishave në Siri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama