Gjendet treni nazist me 300 ton ar?

Gjendet treni nazist me 300 ton ar?

Të paktën kështu pretendojnë dy persona në Poloni. Ata thonë se kanë rënë në gjurmët e një treni nazist që është i mbush me ar, diamante dhe armë. Një tren i tillë thuhet se u zhduk gjatë Luftës së Dytë Botërore afër qyteti polak, Wroclaw kur forcat ruse po hynin në Europë, në vitin 1945. Një firmë ligjore në jug-perëndim të Polonisë njoftoi se ishte kontaktuar nga dy persona që pretendojnë se kanë gjetur trenin.

 

Mjeti mendohet se është i blinduar. Ata duan 10 % të vlerës së pasurisë që ka në tren. Marika Tokarska, një zyrtare në qarkun Walbrzych, tha se me këtë çështje po merren avokatët dhe autoritetet. “Zona nuk është gërmuar kurrë më parë dhe nuk e dimë se çfarë mund të gjejmë”, tha ajo për Reuters. Dy personat që pretendojnë për gjetjen e thesarit janë një polak dhe një gjerman. Thuhet se treni ishte i gjatë 150 metër dhe mund të ketë 300 ton ar. Joanna Lamparska, një historiane e fokusuar në këtë zonë, tha për Radio Wroclaw se treni thuhet të jetë zhdukur në një tunel, dhe se kishte ar dhe material të rrezikshme në bord. Kërkimet e mëparshme kanë rezultuar të kota.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama