Berisha pohon Kam vjedhur por Rama po vjedh me shume

Berisha pohon: Kam vjedhur  por Rama po vjedh me shume

Sali Berisha më në fund e ka pranuar se ka drejtuar një qeveri hajdutësh, që kanë vjedhur buxhetin e shtetit në të gjitha mënyrat. Teksa ka sulmuar kryeministrin aktual Edi Rama se po abuzon me pushtetin, ish-kreu i ekzekutivit shqiptar është shprehur se kjo qeveri po vjedh më shumë se qeveritë e mëparshme. Pra pranon se qeveritë e mëparshme kanë vjedhur.

“Sot këtu është një debat mbi abuzimet masive të qeverisë Rama-Kokëdhima në koncesione. Qeveria Rama-Kokëdhima është qeveria e hajdutëve të shtetit, është qeveria që në një vit ka vjedhur më shumë se të gjithë qeveritë e marra së bashku në 25 vite. Ju ngriheni këtu dhe villni vrer ndaj koncesioneve në hidrocentrale, të cilat përbëjnë suksesin më të jashtëzakonshëm në historinë e një qeverie. Janë 161 kontrata të firmosura për 430 HEC”, ka qenë deklarata e papritur e ish-kreut të qeverisë Sali Berisha, që në përpjekje për të sulmuar qeverinë Rama, pranon se dhe ai vetë në krye të qeverisë ka vjedhur, megjithëse sipas tij më pak se Rama.

Një deklarata në limitet e sinqeritetit me sa duket, por duke menduar se në 25 vite postkomunizëm, Berisha ka qenë në krye të shtetit shqiptar për 13 vite me radhë, gati dyfishi i PS, është më se e qartë se dëmi që i ka shkaktuar shtetit shqiptar, e pranuar nga vetë Berisha, është kolosal. Aq më tepër kur qeverinë e drejtuar nga Rama e sulmon se vjedhjet kanë qenë në shifra miliarda eurosh, atëherë po ta llogarisësh me “kutin” e Berishës, që pranon se dhe qeveria e tij ka vjedhur dhe për pasojë po sipas “kutit” të tij kryeministri ka pjesën e tij të luanit në këtë vjedhje, atëherë rezulton se vjedhja e qeverisjeve të Berishës kanë qenë miliarda eurosh apo dollarëshe.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama