Lezhe degradohet kulla qindra vjecare e shpallur monument kulture

Lezhe, degradohet kulla qindra vjecare, e shpallur monument kulture

Është unike dhe e veçantë në vendin tonë, duke mbartur një histori qindra vjeçare, por mungesa e vëmendjes ka bërë që ajo të degradojë. Bëhet fjalë për kullën ku ka jetuar intelektuali dhe patrioti i madh i Mirditës Zef Ndoc Ndreca i cili ishte sekretari personal i kapedanit të Mirditës Gjon Markut. Banesa e tij ndodhet në Kodër Spaç dhe është e shpallur monument kulture që mbrohet nga shteti, por kjo nuk i ka shqetësuar organet kompetente të cilët e kanë lënë në mëshirë të fatit.

Teksa tregon historikun e kësaj banese nipi i Zef Ndoc Ndreces thotë se gjatë gjithë këtyre viteve askush nga pushtetarët nuk ka shkuar për ta parë këtë monument kulture, duke e lënë në harresë të plotë emrin e gjyshit të tij.

Përgjegjësi i Kulturës Kombëtare në Qarkun e Lezhës Paulin Zefi ka bërë të ditur se ndërhyrja për restaurimin e kësaj kulle është emergjente.

Fshati Kodër Spaç në Mirditë ku ndodhet ky monument kulture është një vendbanim shumë i hershëm, por mungesa e promovimit ka bërë që gjatë gjithë këtyre viteve ti mbulojë pluhuri i harresës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama