E verteta e videos se Sokol Balles

E verteta e videos se Sokol Balles

Prej ditësh online po qarkullon një lajm mbi një video të gazetarit Sokol Balla, duke bërë seks virtual. Lajmi është publikuar fillimisht nga një portal kosovar, që ka mbajtur vazhdimisht qendrime të ashpra ndaj gazetarit.

Ndërkohë të mërkurën, një një shkrim me autor vetë Karlo Bolinon, Shqiptarja.com thekson se Top Channel është përpara dilemës për të pezulluar apo jo gazetarin, që të enjten ka të ftuar në emision kryeministrin Edi Rama.

Nuk dihen detaje për videon apo nëse ka qenë një kurth apo është vjedhur.

Ndërkohë kjo çështje ka ndezur një replikë, e cila vjen sërish nga Kosova.

Analisti Baton Haxhiu shkruan se “kur je i rritur, e sidomos kur je person publik, mbase duhet të jesh jashtëzakonisht i kujdesshëm, duke e pasur parasysh se abuzuesit dhe dashakëqijtë në faqet e internetit janë të pafytyrë dhe të pandjeshëm ndaj kënaqësisë së perversitetit në doza të kuptueshme të një mashkulli, apo femre, në një ambient të mbyllur, privat dhe intim”.

Në fund të shkrimit, Haxhiu e ka një mesazh për Top Channel.

“Duke ditur se çfarë mendojnë ata që e dënojnë Sokol Ballën, po i them Bordit të Top Channel se pse duhet t’i refuzojnë spiunët dhe ata që abuzojnë me privatësinë:

Ju në këtë mënyrë mund të ndihmoni në parandalimin e abuzimeve në të ardhmen.
Duhet ta vrisni frikën që na kanoset nga ky hipokrizim moral, i cili bën që shumë njerëz shpesh të ndjehen të frikësuar nga partnerët dhe kolegët.
Ju me këtë përjashtim do ta ndërtoni një shënjestërduke shmangur tema të caktuara nga frika.
Ju me përjashtim krijoni një besim abuzues te spiunët, se të gjithë ne që bëjmë jetë publike meritojmë për t’u keqtrajtuar.
Ju pyes: a mos jeni të çmendur të vendosni këso kriteresh të pamoralshme për abuzuesit?
Si është e mundur se çdo natë në transmetimin e Big Brother publikisht të lejoni shfaqjen e skenave “abuzuese”, epshore, kurse për Sokol Ballën ndjeheni emocionalisht të mpirë dhe të pafuqishëm? Ju po e poshtëroni idenë e lirisë dhe të privatësisë, si dhe po e shpërbleni spiunimin dhe pabesinë.

Ju pyes: çfarë do të bëni nëse ju do të jeni viktimat e radhës të abuzimit me intimitetin tuaj”.

I shpejtë ka qenë reagimi i Berat Buzhalës nga Express, portali që publikoi foto nga videoja.

“Tek jane çu penat shqiptare me e mbrojte Sokol Ballen, si t’ish kane râ n’front me trupat okupatore. Normalisht qe akti si akt nuk eshte kriminal.

Nese ka qene duke ja hedhur bashkeshortes atehere eshte imoralitet. Por nuk e di pse gjithe kjo hipokrizi. Nje video erotike e nje gazetari me nam patjeter qe perben lajm. Pse po shtireni se gjoja kjo nuk eshte asgje. Vetem sa per te ju rikujtuar: Gazetari i njohur i CNN, Richard Quest, vite me pare qe zene ne Neë York me ca Methamphetamine, e cila eshte prej drogave me te lira dhe me me se paku konsekuenca. Droga qe i ishte zene, kishte qene per konsum personal dhe ne sasi te vogel.

Dhe per kete rast kishte raportuar edhe Reuters dhe Neë York Times. Quest ishe suspenduar per nje kohe nga puna. Ishte kthyer prape.

Tash, ata qe po e mbrojne Ballen, sikur ky i fundit te kishte qene duke e mprehur pallen per beteja me armikun, ose po perpiqen ta pergatisin betejen per tu shfajesuar personalisht, ne rast se ju ndodh dicka e tille, ose nuk e din cka eshte lajm.

Pra lajm eshte kur videot erotike te personave publik dalin sheshit. Se kush eshte pergjegjes legalisht duhet te merret policia. Mediat raportojne ate qe publiku deshiron ta lexoje. Pike.

Dhe nese personazhi ne pyetje e pranon gabimin i falet pjesa me e madhe. Por nuk mund te hiqemi se nuk ndodhi gje”, shkruan ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama