Kaliforni porositi ne fast-food gjen brenda kutise 1300 dollare

Kaliforni, porositi ne fast-food, gjen brenda kutise 1300 dollare

Një baristi kalifornian i buzëqeshi fati ditën e tij të pushimit. Ai kishte vendosur që të porosiste ushqim të shpejtë, por në vend të krahëve të pulës dhe picës, nuk do ta besoni se çfarë gjeti brenda kutisë.

Në momentin kur ai mori porosinë dhe vendosi që ta shijonte ushqimin përpara televizorit, mori një telefonatë nga shefi i tij dhe u detyrua të dalë nga shtëpia pa ngrënë.

Kështu baristi e vendosi kutinë e porositur në frigorifer për ta ngrënë kur të kthehej. Sapo mbërriti në shtëpi, Mike Vegas vrapoi tek frigoriferi pasi ishte shumë i uritur.

Nuk i besoi syve kur në vend të pulës dhe picës, gjeti brenda porosisë dy topa me lekë, njëra me 666$ dhe tjetra 632$. Ai mund t’i shpenzonte këto para si të donte, por vendosi që t’i rikthejë ato në dyqanin e fast-food ku kishte porositur.

Punonjësi i fast-food-it, pas punës duhet të dorëzonte shumën e lekëve në bankë, por gabimisht ia kishte nisur porositësit. Për këtë xhest, barisiti kalifornian përveç falenderimit, u shpërblye edhe me një çmim tjetër.

Ai do të ketë mundësi që të hajë pica falas gjatë gjithë vitit në dyqanin e rrjetit Domino në Berkeley të Kaliforninsë. “ Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për një person të ndershëm” , është shprehur drejtori i fast-food Zia Mumtaz.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama