Sigurimet shoqeroreJa si do te perfitojne pensionistet nga skema e re

Sigurimet shoqerore:Ja si do te perfitojne pensionistet nga skema e re
Reformimi duhet bere per t'i dhene fund pensioneve minimale te pleqerise me pak se 100 euro ne muaj. Kombinimi i skemes se sigurimeve te detyruara shteterore me ato private eshte model i suksesshem i vendeve te BE e rajonit. Per here te pare ne historine e saj Shqiperia u be me nje sistem publik sigurimesh shoqerore ne vitin 1927, ne kohen e mbretit Zog. Sistemi, nga i cili perfitonin vetem nepunesit e administrates civile, u ngrit sipas modelit, qe krijoi ne vitin 1889 ne Perandorine Gjermane Bismarck -u, burri i shquar gjerman i shtetit, i shek.19-te. Motori i atij sistemi ishte parimi i solidaritetit mes brezave. Brezat e rinj, te afte per pune, punonin per te siguruar jo vetem veten e tyre, por edhe brezat e moshes se trete, te paafte per pune.

Ky parim u ruajt edhe ne vitet e regjimit komunist, por gjithçka u centralizua dhe kontrollohej nga shteti. Ne nje mungese totale transparence asnje individ nuk dinte sa perqind te pages paguante per pensionin e tij te pleqerise, apo ne rast invaliditeti, lindjesh dhe sa per solidaritet. Sistemi u trashegua edhe pas permbysjes se atij regjimi. Ne harkun kohor te 17 viteve te regjimit demokratik, sistemi publik i sigurimeve shoqerore ka ardhur duke u reformuar dhe iu pershtatur zhvillimeve ekonomiko- sociale. Por parimi i solidaritetit mes brezave vazhdon te mbetet zemra e tij. Ai perfaqesohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore, nje institucion i pavarur publik, i drejtuar nga nje Keshill Administrativ dhe i kontrolluar nga Ministria e Financave.

Çfare ofron sot sistemi publik i sigurimeve shoqerore? Avantazhe dhe te meta

Saba Goci, anetar i ketij Keshilli dhe ekspert ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore, thote per De se parimi i solidaritetit shoqerohet me ate kontributiv, ose si njihet edhe ne vende te tjera te BE dhe pertej tij ”pay as you go”, qe do te thote ”paguaj sot, qe te perfitosh neser”. Skema publike e sigurimeve mbron vetem ata, qe paguajne kontributet ne raste semundjesh, lindjesh, aksidentesh dhe papunesie dhe natyrisht siguron pensionin e pleqerise. Sistemi garanton pension te plote pas 35 vitesh pune dhe kontributesh ne keto vite. Grave i njihen si vite pune vitet e arsimit te larte. Ato dalin ne pension 60 vjeç, kurse burrat 65.

Por pjesa me e ndjeshme e reformimit te tij shfaqet ne reduktimin e normes se kontributeve. Nese ne vitin 1993 totali i kesaj norme ishte 42,5 per qind te pages, ne vitin 2009 ky kontribut eshte ulur ne 24 per qind te pages. Per Saba Gocin, sistemi publik i sigurimeve shoqerore ka edhe nje sere avantazhesh te tjera.”eshte gjitheperfshires, mbron te gjitha shtresat ne menyre te detyrueshme, kontrollohet dhe mbeshtetet nga shteti ne raste lekundjesh”, thote ai.Por keto avantazhe nuk mund te anashkalojne nje te mete te madhe: pensionet minimale shume te uleta.“Pensioni minimal eshte 10,960 leke, qe me ndihmat rregullatore qe jep shteti, arrin ne 12.020. Kurse pensioni me i larte, eshte dyfishi, pra 24.040 leke”, thote Saba Goci.

Kjo do te thote qe pensioni me i ulet eshte me pak se 100 euro ne muaj dhe me i larti arrin ne 150.00 euro, krejt te pamjaftueshme per nje jete normale per te moshuarit. Pensionet e ulta mbeten nje çeshtje e ndjeshme publike dhe qeverite e majta apo te djathta, ne rotacionin e tyre te pushtetit, rritjen e pensioneve e perdorin si kal beteje ne fushatat elektorale, por rritjet te mbeten vetem simbolike. Ne fillim te ketij muaji pensionet u rriten me 10 per qind, rritje qe rezulton me me pak se 10 euro ne muaj. Daljen nga kjo situate eksperti Saba Goci e sheh ne reformimin e skemes dhe zhvillimin e tregjeve financiare per gjenerimin e fondeve te grumbulluara nga kontributet.
“Fondet e grumbulluara nga kontributpaguesit duhet te jene atraktive, qe duke u hedhur ne tregjet financiare te riprodhojne disa here vetveten.”

Skemat e pensioneve private – risia europiane ne tregjet financiare te Shqiperise.

Tregu i pensioneve private eshte ende ne fazen embrionale. Ai u shfaq vetem para 5 vitesh dhe ze nje vend te vogel, rreth 5-7 per qind nderkohe qe ne Kosove dhe Maqedoni arrin ne rreth 60 per qind te  tregut financiar. Ulja e numrit te lindjeve shtimi i popullsise se moshes se trete po sjell veshtiresi ne garantimin e nje jete te qete financiare per kete popullsi me parimin e solidaritetit te brezave. Naim Hasa eshte Drejtor i Pergjithshem i Kompanise “Capital”, njera nga tri kompanite private te sigurimeve, qe ekzistojne gjithsej ne Shqiperi. Fondet e tyre menaxhohen sipas ligjit perkates nga Banka te nivelit te dyte, te akredituara nga Banka Kombetare e Shqiperise.  “Avantazhi i skemes private eshte mbeshtetja jo tek solidariteti por tek parimi i vetekapitalizimit, i cili i garanton individit marrjen e kontributeve te derdhura dhe fitimin e ardhur nga investimi i tyre. Ne kete skeme nuk ka mbushje moshe dhe as vitesh pune, por çdo individ mund ta marre kontributin e vet ne çdo kohe, apo ta transferoje ne nje fond tjeter pensionesh”, thote Naim Hasa.Futja e kompanive private te sigurimeve shoqerore ne Shqiperi ka sjelle pranine ne treg te dy skemave: asaj te sistemit shteteror te detyrueshem, "Pay as you go” dhe sistemit vullnetar privat.

Pervoja rajonale dhe ajo e BE aplikon edhe nje skeme te trete: ate te sigurimit privat te detyruar, ku nje pjese e  kontributit te detyruar ne sistemin shteteror i kalon kesaj skeme dhe menaxhohet nga Fondet Private te Pensioneve.  Maqedonia eshte modeli me i suksesshem ne rajon. Ajo ndan kontributin prej 21 per qind te pages ne 14 per qind per skemen shteterore dhe 7 per qind per skemen private. Ne kete menyre çdo individ, qe del ne pension, perfiton nga te dyja skemat. Ngritja e pensioneve minimale prej me pak se 100 eurosh ne Shqiperi do te behet e mundur me aplikimin pikerisht te tri skemave, siç ndodh ne pjesen me te madhe te vendeve te BE dhe te rajonit. Koha ka ardhur qe edhe Shqiperia te realizoje reformimin e sistemeve te pensioneve per t' i garantuar moshes se trete nje jete dinjitoze dhe te qete financiare. Kjo perben edhe nje nga detyrimet e saj ne procesin integrues drejt BE.

Mosha

Sistemi garanton pension te plote pas 35 vitesh pune dhe kontributesh ne keto vite. Grave i njihen si vite pune vitet e arsimit te larte. Ato dalin ne pension 60 vjeç, kurse burrat 65.

Kontributet

Ne vitin 1993 totali i kesaj norme ishte 42,5 per qind te pages,  nderkohe ne vitin 2009 ky kontribut eshte ulur ne 24 per qind te pages. Gje qe perben nje avantazh per sistemi publik i sigurimeve shoqerore.

Pensioni

Pensioni minimal eshte 10,960 leke, qe me ndihmat rregullatore qe jep shteti, arrin ne 12.020. Kurse pensioni me i larte, eshte dyfishi, pra 24.040 leke.

Pensionet Private

Ne kete skeme nuk ka mbushje moshe dhe as vitesh pune, por çdo individ mund ta marre kontributin e vet ne çdo kohe, apo ta transferoje ne nje fond tjeter pensionesh.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama