Del Formulari A2 per te zgjedhur fakultetinsi llogariten piket per te fituar degen e preferuar

Del Formulari A2 per te zgjedhur fakultetin,si llogariten piket per te fituar degen e preferuar
Maturantët kanë në duar rezultatet për të 5 komponentët e Maturës Shtetërore. Tashmë ata janë gati për të plotësuar formularin A2. Me anë të tij, ata do të përzgjedhin 10 nga 264 degët e shkollave të larta. Renditjen do ta bëjnë nga dega më e preferuar në atë më pak të preferuar, por specialistët e Ministrisë së Arsimit i këshillojnë të kenë kujdes. Përpara se të plotësojnë formularin A2, të gjithë kandidatët për në universitet duhet të bëjnë një llogari të pikëve që grumbullojnë, nga të pesë komponentët e Maturës Shtetërore. Përkatësisht ata janë provimi i Matematikës, ai i Letërsisë, lëndët me zgjedhje dhe mesatarja e katër viteve të shkollës.

Të gjithë komponentët kanë të njëjtën peshë, e cila arrin në 20%. Për t’u ardhur në ndihmë maturantëve, Ministria e Arsimit vë në dispozicion shembuj të llogaritjes së pikëve sipas formulës që aplikohet. Kjo skemë do të jetë e vlefshme për të gjithë maturantët, me përjashtim të atyre që do të konkurrojnë në  Arkitekturë, Akademinë e Arteve dhe atë të Sporteve. Këta kandidatë do të kualifikohen vetëm në bazë të konkursit.

 Pasi të kenë llogaritur pikët, kandidatët për në shkollat e larta duhet të konsultohen me tabelën e pikëve të fituesve të fundit. Ajo tregon sesa ka qenë pragu për t’u pranuar në secilën degë. Duke u bazuar mbi të maturantët do të krijojnë një ide të përafërt se ku kanë më shumë shanse për të fituar. Formula e llogaritjes së pikëve, të cilën duhet ta përdorë çdo maturant është: ((D1 + D2 + M) x k1 + (T1 + T2) x k2) x 100 = X (në varësi të rezultatit që del). Sipas kësaj formule, M = mesatarja e katër viteve të gjimnazit, D1 = provim i detyruar i Letërsisë, D2 = provim i detyruar i Matematikës, T1 = provimi me zgjedhje 1, T2 = provimi me zgjedhje 2, k1 = koeficienti sipas shkollës së kryer dhe k2 = koeficienti, sipas provimeve me zgjedhje. Pasi të kenë bërë llogaritjen e pikëve, maturantët mund të gjejnë në sajtin e Ministrisë së Arsimit një tabelë, e cila tregon pikët e fituesit të fundit në degën përkatëse. Në këtë mënyrë, ata do të kenë një ide se ku kanë më shumë shanse për të fituar.

Shembull për përllogaritjen e pikëve

Arta aplikon ne Universitetin e Tiranës për të vazhduar studimet ne degën e mjekësisë.
Ajo ka mbaruar shkollën e mesme te përgjithshme të profilizuar, profili natyror dhe ka një
notë mesatare nga shkolla e mesme 8.34.

Ne dy provimet e detyruara ajo ka këto rezultate:

• Në Letërsi 8.72
• Në Matematikë 9.15

Ajo ka zgjedhur si provime me zgjedhje ato që përfshihen në bllokun natyror dhe ka si rezultate:

• Në Fizikë 9.23
• Në Biologji-Kimi 9.52

Fakulteti i Mjekësisë ka shpallur se shkolla e mesme e përgjithshme e profilit natyror ka
koeficientin 1.4

Po ashtu Fakulteti i Mjekësisë ka shpallur se parapëlqen bllokun natyror, pra zbaton
koeficientin 1.3 për këtë bllok.

Atëherë kryhen këto llogaritje:
Shumëzojmë:

• 8.34 (nota mesatare e shkollës së mesme) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës) =
= 11.676
Shumëzojmë:

• 8.72 (nota në gjuhë-letërsi) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës) =
= 12.208

Shumëzojmë:

• 9.15 (nota në matematikë) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës) =
=12.81
Shumëzojmë:

• 9.23 (nota në fizikë) x 1.3 (koeficienti për bllokun me lëndët me zgjedhje të preferuar)
= 11.999
Shumëzojmë:

• 9.52 (nota në biologji-kimi) x 1.3 (koeficienti për bllokun me lëndët me zgjedhje të
preferuar)  =12.376

Secili prej rezultateve shumëzohet me 100:

11.676 x 100 = 1167.6
12.208 x     100 = 1220.8
12.810 x 100 = 1281.0
11.999 x 100 = 1199.9
12.376 x 100 = 1237.6

Rezultatet mblidhen

1167.6 + 1220.8 + 1281.0 + 1199.9 + 1237.6 = 6106.9

Arta ka grumbulluar 6106.9 pikë

Del Formulari A2, ja si duhet ta plotësoni

Formulari A2 do të dërgohet sot në drejtoritë arsimore rajonale në vend nga APRIAL (Agjencia Kombëtare e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë. Nga nesër nxënësit do të mund të kenë në duar këtë formular për të vijuar me procedurat e tjera të përzgjedhjes së degës ku duan të studiojnë. Pranë çdo shkolle të mesme do të gjenden formularët përkatës për shpërndarjen e të cilëve janë të autorizuar drejtorët e shkollave të mesme dhe mësuesit kujdestarë. Nxënësi me tërheqjen e këtij formulari duhet që të firmosë. Atij i lihet një afat dyjavor për të kryer plotësimin A2-it. Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri publik formatin e Formularit A2 i cili nuk ndryshon shumë nga ai i vitit të kaluar me përjashtim të faktit që janë shtuar alternativat për programet e studimit në universitetet publike në vend të cilat në total shkojnë në 264. Secili maturant duhet që të zgjedhë dhjetë preferenca të tij dhe në çdo rast duhet të tregohet i kujdesshëm për plotësimin e formularit A2. Ky i fundit është i personalizuar për gjithsecilin dhe nuk mund të riprodhohet, prandaj çdo rast gabimi apo dëmtimi i origjinalit do të krijonte probleme për maturantin.

Rregullat për plotësimin

Çdo maturant që bën tërheqjen e formularit A2 duhet që të tregohet i kujdesshëm gjatë plotësimit. Sugjerohet që formulari të fotokopjohet në disa kopje të cilat do të plotësohen disa herë në mënyrë që të evitohen gabimet në formularin origjinal. Maturanti ka të drejtë të zgjedhë 10 preferenca për degët ku kërkon të studiojë në një nga universitetet publike në vend. Është mirë që paraprakisht të respektohet profili i shkollës së mesme edhe në përzgjedhjen e degëve sepse kjo do të krijonte më shumë mundësi për të fituar. Nga ana tjetër duhet pasur parasysh që të fillohet me universitetin që preferoni më shumë për të studiuar duke përzgjedhur edhe programin përkatës të studimit. Çdo program identifikohet me një numër të caktuar të cilin nxënësi duhet ta mbajë shënim nëse është i interesuar ta përzgjedhë. Renditini preferencat tuaja nga dega më e preferuar deri tek ajo më pak e preferuar. Nëse keni përzgjedhur dhjetë prej tyre duhet që t’i rendisni në 10 kuadratet që ndodhen në krye të formularit në anën e majtë të tij.

Duke ju referuar plotësimit të kësaj pjese filloi të vendosni numrat nga njëshi tek dhjeta përpara programeve të studimit ashtu siç i keni renditur ato tek kuadratet në krye të formularit. Pasi të keni përfunduar këtë plotësim në një fotokopje të formularit, filloni të plotësoni origjinalin. Notën mesare e plotëson mësuesi kujdestar. Ruani një fotokopje të origjinalit të plotësuar në vijim të çdo paqartësie që mund të keni më vonë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama