Nje pergjimi i dyte qe Berisha ka per Ramen

Nje pergjimi i dyte qe Berisha ka per Ramen

Një përgjim audio i kryeministrit Rama në një mbledhje të një shtabi elektoral, i publikuar nga ish –kryeministri Berisha, tregon se si kreu i qeverisë u kërkon deputetëve që t’u ngarkojnë detyra konkrete drejtorëve për zgjedhjet e përgjitshme. Berisha e publikoi këtë përgjim si provë skandaloze të përfshirjes së administratës në zgjedhje. Transkripti i përgjimit është si më poshtë:

....Shtabit drejtues, qe eshte shtabi i perbashket i kandidates dhe i deputeteve qe jane ketu ne salle iu tha vetem nje gje, qe te gjithe ketyre drejtoreve, nendrejtoreve qe jane dhe shefa dhe pergjegjegjesa, do t'u caktojne detyren konkrete. Dhe detyra konkrete do te jete: Sa kuti votimi do te kesh ti nen pergjegjesine tende personale. Qe do te thote, dikush nje zone, dikush 5 qendra, dikush 2 qendra e keshtu me radhe, por ama, aty ne krah secili nga ju do te marri ne dore letren dhe do ju thuhet: Keto jane votat qe ne presim te dalin nga kjo qender votimi…"

Në videon e mëposhttme mund të dëgjohet qartë zëri i kryeministrit Rama që jep këto udhëzime. Përgjimi audio duket se është realizuar nga një prej të pranishmëve në takim. Partia Socialiste e pranoi si të vërtetë audion . Por ajo thotë se bëhet fjalë për drejtorë operacionalë dhe përgjegjësit e qendrave të votimit dhe jo drejtorët e administratës.

“Për të qenë transparent deri në fund me publikun, Partia Socialiste në datën 23 Prill 2015 (bashkangjitur lajmi i botuar http://www.ps.al/te-reja/deklarate-per-mediat/) ka informuar për organizimin e ri elektoral në prag të zgjedhjeve lokale. Pjese e këtij organizimi, siç shkruhet qartë edhe ne njoftimin  e datës 23 Prill 2015 për strukturat e organizimit tonë elektoral, janë edhe drejtorët operacionalë dhe përgjegjësit e qendrave të votimit. Janë pikërisht këta drejtorë dhe përgjegjës të fushatës që po nis, risia e organizimit të Partisë Socialiste dhe çelësi i suksesit të saj elektoral” –thuhet në njoftimin e PS.
Por lapsi.al mëson se ish –kryeministri Berisha disponon një tjetër pjesë audio të direktivave që jep kryeministri Rama në këtë mbledhje. Burimet i thanë lapsi.al se në këtë pjesë që pritet të publikohet nga Berisha, kuptohet qartë se Rama flet për drejtorët e administratës dhe u kërkon atyre të marrin përgjegjësi për të siguruar vota për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama