Lulzim Basha i punesuar ne Holande fiton 26 mije euro

Lulzim Basha, i punesuar  ne Holande, fiton 26 mije euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është punësuar në Holandë, ku gjatë vitit 2014 rezulton të jetë paguar më shumë se rroga vjetore në Shqipëri. Në deklaratën e tij të pasurisë, Basha ka deklaruar se ka përfituar rreth 1.5 milionë lekë në vit nga puna si kryebashkiak i Tiranës, por edhe një pagë të siguruar nga Holanda prej 26 mijë eurosh, si drejtuesi i programit EWCP.

Vetë Basha ka deklaruar se ka kryer këtë punë si drejtues i programit me kohë të pjesshme, ndërsa shuma që ka marrë është të paktën dy herë më e lartë se paga vjetore si kreu i bashkisë më të madhe në Shqipëri. Mungojnë detajet rreth programit që vetë Basha ka deklaruar se drejton në Holandë, ku ai vetë ka studiuar dhe udhëton shpesh, së bashku me familjen. Megjithatë, një e ardhur e tillë nuk ka figuruar në deklaratat e pasurisë së Bashës gjatë viteve të fundit, për t’u shfaqur vetëm në vitin 2014, i pari vit kur Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive nuk kontrollohej më nga demokratët.

Në këtë mënyrë, krahas punës si kryetar i bashkisë së Tiranës dhe detyrës si kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, rezulton të jetë i trepunësuar. Por pikërisht, puna që i ka harxhuar më pak kohë rezulton të ketë sjellë më shumë të ardhura për Bashën. Angazhimi në Holandë ka qenë fitimprurës dhe për rrjedhojë në financat familjare është shtuar shuma prej 26 mijë euro. Ndërkohë, Basha nuk merr shpërblim për drejtimin e partisë më të madhe të opozitës shqiptare, që duket të jetë edhe angazhimi i tij më i madh kohor. Deklarata e pasurisë së kryebashkiakut është bërë shpesh objekt debatesh, pas akuzave të socialistëve për fshehje të pasurive.

Vetëm një vit më parë në seancë plenare, ndërsa demokratja Jozefina Topalli kërkoi të gjendeshin rrënjët e pasurive të zyrtarëve të lartë, deputeti socialist, Armando Subashi, propozoi që të hetohej pasuria e Lulzim Bashës, i cili për herë të parë deklaroi 700 milionë lekë pasuri. Deputeti socialist, radhiti pasuritë e Lulzim Bashës, të deklaruara në ILDKP që në vitin 2005, kur ishte 31 vjeç dhe siç theksoi, pa asnjë ditë punë.

“Shtëpi në Holandë, 500 mijë gulden; apartament në Tiranë; apartament tjetër në Tiranë; apartament në Durrës; automjet Mercedes Benz; pikturë me vlerë 6500 euro; orë dore 5200 euro; orë dore tjetër; unazë diamanti 11 mijë euro; servis pjatash kineze 6800 euro; aksione në burse 18 mijë euro.

Është deklarata e bërë në 2005-ën e një 31-vjeçari. Bini dakord t’i gjejmë rrënjët kësaj pasurie. Ta gjejmë si është vënë kjo pasuri pa asnjë ditë punë”, është shprehur Subashi. Të gjitha këto pasuri mungojnë në deklaratën e bërë për vitin 2014, për shkak se në deklaratë përfshihen vetëm ndryshimet vjetore.

Sali Berisha dhe aleatët e PD-së
 “Shekulli” zbardh edhe deklaratën e pasurisë së ish-kreut të demokratëve , Sali Berisha, por dhe aleatëve kryesorë të PDsë. Në listën e të ardhurave të siguruara për vitin 2014, ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur të ardhurat nga paga dhe shpërblimet si deputet, që shkojnë deri në 1.3 milionë lekë, por edhe pensionin si ish-kryeministër prej rreth 1 milion lekësh. Por figurojnë krejt ndryshe llogaritë bankare apo edhe pasuritë e fëmijëve të tij. Argita Berisha ka siguruar për vitin 2014 rreth 4 milionë lekë dhe 48 mijë euro nga puna e saj, por edhe qiratë apo interesat e llogarive bankare. Ndërsa Shkëlzen Berisha vetëm nga dhënia me qira e një apartamenti ka siguruar 50 mijë euro.

Ndërsa pasuria e republikanit Fatmir Mediu është shtuar për vitin 2014 me rreth 3.2 milionë lekë nga paga e tij si deputet, paga e bashkëshortes që është e punësuar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, por edhe paga e vajzës së tij dhe blerja e aksioneve në shoqërinë “Beauty Internacional”. Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka shtuar në listën e pasurive dhe një sërë pronash në kryeqytet, për të cilat figurojnë dokumentet në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Ndërsa familja e demokristianit Nard Ndoka, i kaluar së fundmi në koalicion me PS-në, duket se përfiton plot 3 paga shtetërore. Veç pagës së tij si deputet, në deklaratën e pasurive figuron dhe paga e bashkëshortes, e cila është specialiste pranë Ministrisë së Bujqësisë, por edhe djalit, specialist pranë bashkisë së Tiranës.

Pasuria e kreut republikan, Fatmir Mediu

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Llogari rrjedhëse në BKT e pagës së bashkëshortes. 189 633 lekë

Llogari e pagës në Credins Bank. 109 966 lekë

Kontratë për blerje aksionesh në shoqërinë Beauty Internacional (dyqan parfumerie) nga vajza, Semela Mediu. 80 000 lekë

Shpenzuar gjendja cash e deklaruar më parë. 1 020 000 lekë

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Të ardhura nga paga si deputet për vitin 2014. 2 175 952 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si përgjegjëse sektori në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për vitin 2014. 874 394 lekë

Të ardhura si anëtare e Këshillit Mbikëqyrjes të “Prodhim mobilie sh.a”, pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregtisë. 63 420 lekë

Financim nga shoqëria “Agroblend” për vajzën Semela Mediu. 300 000 lekë

Detyrime financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë

Kredi pranë Raiffeisen Bank. Shuma e shlyer 284 520 lekë/Gjendja e detyrimit të pashlyer 3 005 192 lekë

Kredi në BKT. Shuma e shlyer 8 064 euro/ Gjendja e detyrimit të pashlyer 137 371 euro Kredi në Credins Bank.

Shuma e shlyer 3 344 euro/ Gjendja e detyrimit të pashlyer 7 558 euro


Dashamir Shehi

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Gjendja aktuale në llogarinë rrjedhëse, Banka Tirana. 180 000 lekë.

Depozitë 12-mujore me vlerë 10 100 euro në bankën Credins. 11 075,46 euro

Zotërojmë si familje prona në sasi të konsiderueshme të cilat janë të depozituara pranë Komisionit të Kthimit të Pronave. Dorëzuar dokumenti pranë zyrës së ALUIZNI-t, Tiranë për legalizimin e shtesës së katit, rreth 200 m2 te apartamenti i banimit në Tiranë.

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ ose private

Të ardhura neto vjetore nga paga dhe përfitimet e tjera financiare të deputetëve. 2 032 943 lekë

Të ardhura neto vjetore nga paga për vitin 2014. (Bashkëshortja, kryetare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare). 1 694 007 lekë

Të ardhura mujore nga botime dhe publikime. Rreth 250 euro në muaj.


Pasuria e Nard Ndokës

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Pakësim në llogari rrjedhëse në Tirana Bank. -45 372 lekë

Shtesë në llogari rrjedhëse në Credins Bank. (Burimi i krijimit: të ardhurat neto nga interesat e depozitës dhe nga paga). 532 511 lekë

Shtim i depozitës me afat me 9 970 lekë krijuar më 12 mars 2013 pranë Tirana Bank, nga 194 363 lekë bëhet 204 333 lekë.

Llogari pranë Tirana Bank me të ardhura nga paga. 107 dollarë

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Pakësim në llogari rrjedhëse në Tirana Bank. -45 372 lekë

Shtesë në llogari rrjedhëse në Credins Bank. (Burimi i krijimit: të ardhurat neto nga interesat e depozitës dhe nga paga). 532 511 lekë

Shtim i depozitës me afat me 9 970 lekë krijuar më 12 mars 2013 pranë Tirana Bank, nga 194 363 lekë bëhet 204 333 lekë.

Llogari pranë Tirana Bank me të ardhura nga paga. 107 dollarë

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Të ardhura neto nga paga si deputet. 3 087 821 lekë

Të ardhura neto të përfituara nga kalimi i interesave të depozitës, për vitin 2014, në llogarinë rrjedhëse në Tirana Bank. 802 846 lekë.

Të ardhura neto të përfituara për vitin 2014 në llogarinë rrjedhëse në Credins Bank nga kalimi i interesave të depozitës. 344 810 lekë

Të ardhura neto të përfituara nga bashkëshortja si specialiste pranë Ministrisë së Bujqësisë. 625 433 lekë

Bashkëshortja, Kozeta Ndoka

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Shtesa në llogarinë rrjedhëse në Credins Bank me 30 433 lekë.

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Të ardhura nga paga neto si specialiste pranë Ministrisë së Bujqësisë. 625 433 lekë

I biri, Elvis Ndoka

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Mbyllja e kartës së kreditit pranë Tirana Bank në maj të vitit 2014 të siguruar nga paga. 100 000 lekë

Marrë overdraft në tetor 2014, pranë Tirana Bank. 100 000 lekë

Pakësim në llogarinë rrjedhëse në Tirana Bank. -100 204 lekë Të ardhura nga paga neto si specialist pranë bashkisë Tiranë. 476 895 lekë

Të ardhura të dhuruara nga prindërit. 2 100 000 lekë

Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë

Kontratë e lidhur në janar 2013 për blerjen e një apartamenti+garazh, për llogari të subjektit “Lastminute Albania shpk” ku jam administrator. Burimi i krijimit: Nga shitja e aseteve të kompanisë “Lastminute Albania shpk”.

Shuma e shlyer 20 000 euro/ Gjendja e detyrimit të pashlyer 224 044 euro Overdraft marrë pranë Tirana Bank. 100 000 lekë

Shlyerje në dhjetor 2014 të njërës nga kontratat e huamarrjeve.

Burimi i krijimit: dhuruar nga prindërit vlera 2 100 000 lekë.

Shuma e shlyer 15 000 euro/Gjendja e detyrimit të pashlyer 90 000 euro

Të ardhura neto nga paga si deputet. 3 087 821 lekë

Të ardhura neto të përfituara nga kalimi i interesave të depozitës, për vitin 2014, në llogarinë rrjedhëse në Tirana Bank. 802 846 lekë.

Të ardhura neto të përfituara për vitin 2014 në llogarinë rrjedhëse në Credins Bank nga kalimi i interesave të depozitës. 344 810 lekë

Të ardhura neto të përfituara nga bashkëshortja si specialiste pranë Ministrisë së Bujqësisë. 625 433 lekë


Milionat e pasurisë së familjes "Berisha" të deklaruara në ILDKPKI

Sali Berisha

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Llogari në emër të Liri Berishës, Tirana Bank. - 167 lekë.

Llogari në emër të Liri Berishës, Tirana Bank. (Gjendje deri më datë 31.12.2013) - 483 751 lekë.

Llogari në emër të Liri Berishës, Banka Credins. 337311 lekë

Llogari në emër të Liri Berishës, Banka Raiffeisen. 493504 lekë.

Llogari në emër të Sali dhe Liri Berishës, Banka Intesa Sanpaolo.

(Gjendja deri më 31.12.2013) 6000 euro

Llogari në emër të Sali dhe Liri Berishës, Banka Intesa Sanpaolo - 18 euro

Llogari në emër të Sali Berishës, Banka Raiffeisen.

(Gjendja deri më 31.12.2013) 3 990 553 lekë

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Të ardhura nga paga, shpërblime në kuvend. (Sali Berisha) 1 340 716 lekë

Të ardhura nga dieta në kuvend. (Sali Berisha) 508 191 lekë

Të ardhura nga pensioni i ish-pozicionit të punës. (Sali Berisha) 1 043 420 lekë

Të ardhura nga pensioni. (Liri Berisha) 331 435 lekë

Të ardhura nga interesat bankare. (Sali-Liri Berisha) 100 342 lekë

Argita Berisha

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Banka Kombëtare Tregtare 864294 lekë

Banka Credit Agricole 25 dollarë

Banka Intesa Sanpaolo - 34 dollarë

Banka Intesa Sanpaolo 42051 euro

Banka Procredit 713108 lekë

Banka Raiffeisen 28588 euro

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Rroga neto vjetore në Fakultetin e Drejtësisë dhe shpërblime. 1 466 840 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në  fakultete private. 1 409 400 lekë.

Të ardhura nga të drejta të autorit. 800 000 lekë.

Të ardhura nga qiratë 46 776 euro

Të ardhura nga interesi 11 508 lekë

Të ardhura nga Senati 64800 lekë

Honorare të tjera 1284 euro + 166 730 lekë

Shkëlzen Berisha

Ndryshimet e Pasurive dhe burimi i krijimit

Llogari rrjedhëse në euro në bankën ISB. - 17 673,82 euro

Llogari kursimesh në euro në bankën ISB. - 46 932,75 euro

Llogari në euro si person fizik në bankën ISB (aktiviteti si person fizik është mbyllur).- 156 euro

Llogari rrjedhëse në lekë në bankën ISB. 1 621 719,69 lekë

Llogari rrjedhëse në lekë, në bankën Credins. - 1 279,66 lekë

Llogari rrjedhëse në sek(korona suedeze), në bankën SEB (Suedi). 7 300,75 sek

Të ardhura dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Rroga nga Albanian Legal Company. (Periudha 2013-2014). 1 266 628 lekë Dividenti nga Albanian Legal Company. 954 068 lekë Të ardhura nga dhënia e apartamentit të blerë tek ETC, me qira, 4000 euro në muaj, për muaj të prapambetur të 2013 dhe gjithë 2014. 55 944 euro bruto-10% interesa= 50 349,6 euro

Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë

Kredi për blerje apartamenti 198 m2 tek ETC në shumë 277 200 euro në ISB.

Shuma e shlyer 29 150,88 euro/ gjendja e detyrimit të pashlyer 265 983,61 euro

Kredi për blerjen e makinës në bankën SG. (Marrë hua cash për një afat 3-vjeçar)

Shuma e shlyer 12 912 euro/Gjendja e detyrimit të pashlyer 34 222,10 euro

Vazhdon kontrata e qirasë në Lundër.

Vazhdon kontrata e qirasë së zyrës


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama