Zvicra me 99.799 kosovare qe flasin shqip te cilet ende mbajne pasaporta serbe pas shtate vjet shtet

Zvicra me 99.799 kosovare qe flasin shqip, te cilet ende mbajne pasaporta serbe pas shtate vjet shtet

Në raportin e publikuar ditë më parë nga Zyra Federale për Statistikë, janë dhënë shifrat përfundimtare dhe të plota të të huajve që jetojnë në Zvicër. Sipas saj, në Zvicër jetojnë afër dy milionë njerëz me pasaporta të huaja, ose 24.3 për qind e popullatës së vendit. Pas tyre vijnë serbët, në fakt pjesa dërmuese shqiptare nga Kosova (ende me pasaporta të Republikës Serbe) dhe Lugina (78092)  ata të Maqedonisë (636516), njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Të dhënat në këtë raport theksojnë se rreth dy të tretat e të gjithë të huajve janë nga shtetet e BE-së dhe Evropa Perëndimore. Numri më i madh i tyre vijnë nga Italia, e në radhë pas italianëve janë gjermanët, portugezët dhe francezët. Në dallim nga vitet e mëparshme, shifrat e raportit të fundit duken te jenë statistikisht më të sakta dhe më komplete.

Në Zvicër ëshë regjistruar vitin e kaluar një shtesë prej 10.208 e kosovarëve, kështu duke arritur numrin 99’799 “pur” kosovarë, dmth shtetas nga Republika e Kosovës në shtetin helvetik duke shënuar rritjen më të madhe pas portugezëve dhe italianëve, bëhet e ditur në statistikat e migracionit “Statistik Zuwanderung”, që i ka bërë publike Sekretariati për Migracion.

Sipas zëdhënësit të ODM, Martin Reichlin, kjo ka të bëjë kryesisht me faktin që qytetarët nga Kosova në Zvicër, që nga pavarësia e Kosovës që para 7 vitesh edhe kanë pasaportat sebe, pra kanë mbetur edhe 80.000 tjere me pasaporta serbe, njofton agjencia e lajmeve “Pesheva Jonë” nga Zvicra.

Ndërkaq në mesin e të huajve nga “vendet e treta”, vendin e parë e zënë shtetasit e Kosovës, të cilët kanë arritur shumë afër shifrës së 100 mijë (saktësisht 99.800).

Ndërsa, në numrin e shtetasve të Maqedonisë, pjesa dërmuese janë shqiptarë etnikë. Kështu, marrë së bashku, numri i shqiptarëve në Zvicër është dukshëm më i madh se sa tregojnë statistikat.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama