Revoltohet Sadije Berisha Si ju ze gjumi naten?

Revoltohet Sadije Berisha: Si ju ze gjumi naten?

Sadije Berisha, ish- bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish- kryeministrit, ishte në qendër të disa replikave që shpërthyen në Kuvend të enjten.

Gjithçka nisi kur ish- kryeministri Sali Berisha foli sërish për dasmën e ministrit Erion Veliaj.

Ky i fundit u përgjigj duke thënë se ai të paktën nuk është martuar me kushërira, referuar Shkëlzenit.

Djali i kryeministrit u përgjigj me një mesazh plot fyerje ndaj Veliajt.

Vetë Sadije Berisha, në një mesazh në anglisht, thotë se ka disa pyetja për këta burra.

“Tani janë zgjedhjet në Shqipëri dhe e di nga përvojat e kaluara se kjo nënkupton edhe hedhjen e baltës. Por uroj që si burra të rritur dhe të edukuar dhe të fortë që janë, politikanët e të dy krahëve të arrijnë të paktën një herë të përqendrohen në atë që është më e mira për njerëzit dhe vendin. Në vend që të sillen si deri tani si gra thashethemaxhie, që lëndojnë fëmijët e pafajshëm dhe familjet e tyre. Kam dy pyetje për këta “burra” të fuqishëm: Si ju zë gjumi natën duke bërë këtë? A jeni krenarë që bëni si gra grindavece, në vend që të bëheni BURRA që përfaqësojnë vendin e tyre”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama