Bie i fundmi i dinastise se te forteve te Tiranes

Bie i fundmi i dinastise se 'te forteve' te Tiranes
Kane vra Franc Konomin! Nje i ri i tregonte dikujt me shume kujdes ne telefon, ndersa shume metra e ndanin nga vendi i krimit, ne te cilin gjendej vetem makina e rrethuar nga punonjes te policise se rendit, nga nje special, qe nuk nguronte te shfaqte supermacine meqe i dukej vetja me i forte se te tjeret, dhe nje grup ekspertesh te cilet rifreskonin historite qe jo vetem kishin degjuar por edhe faktuar nga viti ne vit, me te dhena te sakta dhe jo te tilla, por ndonjeri prej tyre kishte mbuluar edhe makina te tjera me batanije, ku ishin vrare hallka te zinxhirit qe u quajt kriminal. Franc Konomi do te mbahej mend vetem si nje emer qe nga prokuroria ne kohe pas kohe dhe pa kohe do te akuzohej se ka marre pjese ne atentatit qe iu be te “Xhamlleku” Gazmend Muçes, nderkohe qe atehere e gjithehere ne atentat u tha se moren pjese kater persona, nder ta njeri ishte Naim Zyberi, emri, qe me vone do te ngrihej ne Tirane dhe me tej, si nje nga personat qe mbante me vete trimeri dhe bema te rralla. Emri i tij do te lakohej edhe nga krere shtetesh, ndersa do te vritej ne Milano, pas nje sere atentatesh.

Grupet e Tiranes

Ravijezohen ne fillimet e viteve `90-te, ndersa do te nisnin likuidimet me njeri-tjetrin shume heret. Aso kohe thuhej se djemte e forte te kryeqytetit nisen te grupoheshin bandat e lagjeve, ndersa shpejt do te binin ne sy edhe personat qe me pas do te benin edhe historine e krimit mes tyre dhe qe ne te vertet e mbart Tirana si te tyre. Me 7 prill te 1992-it do te vritej Gazmend Muça, banor i rruges “Bardhyl”, emer rruge qe mori edhe vete banda e Muçes, ndersa pas tij do te vijonin edhe vrasje te tjera ne shtepine e tij dhe ne grupin e tij. Ne krahun tjeter do te Tiranes gjendeshin djemte e “Stacionit te Trenit” te cilet do te perbenin edhe rivalet e perjetshem te gjithe pjeses tjeter te Tiranes. Aty gjendej Naim Zyberi, i cili u tha se vrau pas Gaz Muçes edhe Tur (Artur) Grorin, serish nje nga emrat fort te njohur te Tiranes. Ndersa ne atentatin e Gaz Muçes iu be ne lokalin ku ai rrinte ne “Xhamllek”, nder te tjere thuhej se ishte edhe Franc Konomi, aso kohe 24 vjeçar qe qelloi mbi Muçen. Tur Grori, serish do te vritej ne afersi te prones dhe shtepise se tij, ndersa ne themel te gjithçkaje u tha aso kohe e sot ishte vetem nje motor i marre nga vellai i Gaz Muçes, por qe ende nuk dihet nese ishte ai marresi i atij motori. Me vone Taulant Muça qellon mbi dy persona duke u hakmarre per jeten e te vellait, por qe do te ekzekutohej nga vellai i njerit prej viktimave, per te mbetur keshtu te gjalle, ndonese ne burg, dy te arrestuarit per vrasjen e Taulant Muçes 6 vite me vone.

Atentatet dhe vrasja e Naim Zyberit

Kuksiani, Naim Zyberi do te arrestohej pikerisht per vrasjen e Gazmend Muçes bashke me Franc Konomin qe per kete te fundit nuk u mor vesh asnjehere se si arriti jo vetem te dilte atehere por edhe si mundi te shpetonte nga hakmarrja e bandes se rruges “Bardhyl” dhe te zemerimit te Arben Grorit. Franc Konomi uj akuzua edhe per disa akte te tjere te renda kriminale, nderkohe hetimi kurre nuk ia hoqi emrin e tij nga vrasja e 18 viteve me pare, ndersa kurre nuk mundi te faktonte pjesemarrjen e tij ne ate vrasje dhe aq me pak ne akuzat e tjera. Pas hapjes se burgjeve ne `97-en do te largohej me emra te njohur te asaj kohe dhe me vone edhe Naim Zyberi. Por kuksiani nuk do ti shpetonte dot hakmarrjes per vrasjet e Grorit dhe te Muçes. Ndiqet ne Italia dhe atentati i pare i behet ne nje bar ne Torino, vend ku Naim Zyberi plagoset ndersa vriten me te dy shoke te tij. Hakmarrja s`ka te ndalur dhe u tha se njerezit e Arben Grorit, ose vete ai, hyn ne spital dhe qelluan mbi te. Hetimi italian akuzoi pikerisht Arben Grorin per kete vrasje, per te cilen vuan denimin.     

Naim Zyberi si njihej nga Fatos Nano

“Ne ate moment une uleras: A ka ndonje trim ketu qe te vendosi rregull? Dhe shfaqet per çudi, ai qe hyri me shami ne koke i pari dhe tha urra! Ishte autori i Shkallnuerit te Berishes, ai qe hodhi granaten. Dhe kur une bertita, nuk ishin keta trimat e supozuar, si Nehat Kulla, apo Luan Pobrati, qe ne 40 oret e rebelimit u fshehen ne kaush. Ishte Naim Zyberi, pjesetar i nje grupi, i denuar apo jo ne ate kohe s’e di, i cili vuri rregull. Me vone u vra pas daljes nga burgu ne Itali nga rivalet. Ai me nje qetesi te habitshme vuri rregull...Ky trim i ftohte mori persiper te negocionte me Drejtorine e burgut per kushtet e lirimit. Natyrisht, une isha peng i ketij njeriu, kur, te nesermen, u krijua qeveria “Fino” dhe Spartak Ngjela, Minister i Drejtesise, vjen ne burgun e shperthyer. Me vone mora vesh se kishte vene bast me reporteret e huaj ne Hotel “Rogner”, qe do t’ju sjell Nanon une nga burgu tani. Vjen tek autoritetet e burgut qe i thone, ku ta gjejme Nanon ne aty tani, ka nje komitet aty qe drejton revolten. Nga sporteli i kuzhines qe ishte i vetmi qe komunikonte, Ngjela flet me Naim Zyberin...”.

Vrasja e Taulant Muçes 12 vite me pare

Sipas te dhenave te policise, Taulant Muça u vra me 31 gusht 1998, pasi ishte kthyer nga plazhi. Prita i kryhet ne afersi te shtepise se ti dhe u tha se mbi trupin e tij u shkrehen 76 plumba. Gjithçka ndodhi ne afersi te shtepise te tij, qe ndodhej prane Spitalit te Femijeve, ndersa pas ngjarjes forca te Komisariatit Numer 1 arriten te kapnin makinen e krimit dhe drejtuesin e saj, Artan Memaga. Makina ngeci ne balte te vendi i quajtur "Oxhaku", ndersa ne trupin e te dyshuarit policia gjeti gjurme gjaku. Ndersa gjate kontrollit te baneses, edhe 200 fisheke luftarake. Por Memaga mbahet ne burg vetem 3 muaj, i denuar vetem per armembajtje pa leje. Ne ate kohe u perfol se prokurorise dhe gjykates i'u pagua nje shume prej 70 mije USD per lirimin e tij. Pas lirimit, per Memagen u tha se perfundoi ne SHBA. Nderkohe, policia arriti te gjente dhe te administronte nga makina e krimit edhe disa dhjetera gjurme gishtash, por ne vitin 1998 drejtesia e brishte mbase nuk mund te bente me shume. Dhe jo vetem aq por me vone do te kerkoheshin edhe autore te tjere dhe per te u arrestuan Besnik Keta dhe Dorian Stafa.

“Dorezohet” policia perballe atentatit te bujshem; vrasja u krye nga dy persona
Hakmarrja e vjeter, plumba Franc Konomit

Ekzekutimi “ndez” Parlamentin; Ruçi kritika te ashpra mbi Bashen

Tirana kishte kohe qe nuk perjetonte atentate te ketij lloji; ekzekutim ne makine i nje emri qe ne kujtesen e shumekujt sjell histori 20 vjeçare bandash dhe emrash te njohur te krimit ne kryeqytet, fama e te cileve jo vetem ka kaluar kufijte e Tiranes por madje edhe te vendit. Dje, Franc Konomi, nje nga keta emra, ose i perzier rastesisht ne bemat e ekzekutuesve te ekzekutuar te Tiranes, nga nje bresheri plumbash nuk u lejua te ndizte as makinen e tij luksoze. Qellohet me arme zjarri duke mbetur me pak jete, po jo aq sa per te mundesuar ndonje detajim imazhi. Niset, prej njerezve qe u gjenden ne vendin e ngjarjes, per ne Spitalin Ushtarak dhe mjeket pranuan se ka shkuar aty i pajete. Ne vendin e ngjarjes, pas krimit gjendej si gjithnje policia e Tiranes, me pas aty mberrin dhe kreu i saj ndersa lehtesisht mund te fiksoje nga eshte qelluar, sa afer dhe pa meshire dhe se si i shinjestruari nuk ka patur asnje lloj mundesie te levizte per te ikur. Policia mungoi dje ne te dhenat zyrtare per ngjarjen, pasi eshte ende heret per te nisur nxjerrjen e ndonje detaji mbi ekzekutimin, por gjithçka qe ndodhi dje ne mes te Tiranes, kishte nje shpjegim qe jepej prej te gjitheve; Franc Konomi ishte i fundit i dinastise se te forteve te Tiranes, i gjalle dhe i lire...!  

Vrasja dhe momenti i post-ngjarjes

Dy persona, nje motor, 9 gezhoja, nje benz me targa te Tiranes, nje mori punonjesish policie gjithfaresh, nje kordon rrethues i vendit te krimit dhe me pas, mori kureshtaresh per te pare ç`kishte ndodhur aty; pak kush e dinte se ne ate makine me dy xhama te thyer nga plumbat dhe me nje batanije te hedhur nga e majta e tij, gjendej 46 vjeçari Franc Konomi, i vene nen nje sere akuzash por qe prokuroria jone, si ajo e Tiranes dhe me vone edhe ajo e Krimeve te Renda nuk munden te ia faktonin kurre. Per kete arsye u tha dhe vazhdon te thuhet se Konomi mundi te ishte edhe i lire, nderkohe qe perveç te qenurit ne krahun e te famshmit te asaj kohe, Naim Zyberi, do te akuzohej edhe per gjobvenie dhe per pengmarrje, por qe gjykata nuk depozitoi asnjehere dosjen e plote te ketij personi qe u quajt kriminal. Konomi u vra ne afersi te prones dhe te shtepise se tij, ngjitur me trotuarin ne afersi te sheshit “Avni Rustemi”, nje nga zonat me te populluara te Tiranes. Plumbat jane dhene nga trotuari, ne te majte te tij, ndersa policia nuk ka mundur dot te faktoje as rrugen qe kane marre dy personat qe e qelluan. Mirepo, policia ka tashme shume deshmi te cilat lidhen me gjithçka ndodhi ne pak sekonda; po hetohet dhe punohet ne shume pista, por mbi te gjitha, ate te hakmarrjes.

Ekzekutimi, Ruçi “informon” dhe akuzon Bashen

E ndersa policia ende nuk kishte mberritur mire ne vendin e ngjarjes dhe kur ende nuk ishin ne dijeni te asaj ç`ka vertet kishte ndodhur ne mes te kryeqendres dhe ne mes te dites, ne Parlament nis sherri i perhershem. Si perhere protagonist eshte Gramoz Ruçi nderkohe ka akuzuar Bashen se po rritet krimi, sepse ne mes te Tiranes eshte vrare nje person. Sipas Rucit, gjendja ne Shqiperi nuk eshte e qete pasi krimi ndodh kudo dhe kurdo, ndersa shteti nuk vepron. “Dhe vrasja e sotme zoteri ka vetem nje emer, Krim. Krim qe ndodh ne mes te dites, ne mes te Tiranes, nuk e kam idene kush eshte vrare, kush eshte personi, por ne rast se ishte kriminel, merreni dhe futeni ne burg”. Por, ne reagimin e tij, Ministri i Brendshem, Lulzim Basha e cilesoi ne Kuvend "spekullim nga ana e opozites" vrasjen e ndodhur ne qender te Tiranes. "Ju spekulloni me gjendjen e sigurise ne vend, kur te gjithe indikatoret tregojne permiresim te thelle te saj. Ne mes te sezonit turistik dhe ne vazhden e agresionit tuaj kunder liberalizimit te vizave, ju ngrini tellall pas tellalli dhe fallsifikim pas fallsifikimi per gjendjen e sigurise ne vend", u kunderpergjigj ministri qe nderkohe kishte mesuar se kush ishte vrare ne te vertet.

Vrasja e Konomit dhe Parlamenti...!

Ekzekutim mafioz, atentat i paster, hapje arkivash, kerkim hakmarresish, tronditje per ata pak te tjere qe gjallojne pas nje mori vrasjesh qe kane histori 20 vjeçare, dhe se fundi; “lufte” parlamentaresh. Vritet Franc Konomi, qe fundja eshte nje nga emrat e njohur te nje kaske personash qe kane ndertuar dhe shembur (ndoshta jo te vetem) dinastite e tyre kriminale. Parlamentaret gjejne gurin qe do te hedhin ne ujin e momentit, ndersa nisin dhe akuzojne njeri-tjetrin per histori krimi, kriminelesh dhe bashkepunimesh; ne te vertet diku, dikush qante dhe ulerinte ne mes te rruges per vrasjen e tij. Franc Konomi rikthen vertet ne kujtese histori te bujshme vrasjesh dhe hakmarrjesh qe s`njohin kufi, por histori qe jetojne me kthimin e madh, qe kane ndodhur pergjate 20 viteve, qe jane gjykuar, denuar, liruar dhe mbeshtetur nga shumellojshmeri faktoresh dhe aktoresh!

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama