Forca e punes ne Shqiperi ne renie nder me te ultat ne Europe

Forca e punes ne Shqiperi ne renie, nder me te ultat ne Europe

Pjesëmarrja në fuqinë punëtore në Shqipëri është e ulët në krahasim me rajonin. Në studimin më të fundit të Bankës Botërore mbi tregun e Punës në Shqipëri referohet se, shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës është e ulët në të gjithë Ballkanin Perëndimor, ku Bosnja paraqitet me nivelin më të ulët 54%, ndërsa shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës në Shqipëri është 62 %, ndërsa në vendet e zhvilluara ky tregues është mbi 75%-90%. Të dhënat i referohen vitit 2013.

Në pjesëmarrjen në fuqinë punëtore shihen pabarazi të mëdha në Shqipëri, ku pjesëmarrja më e ulët është në mesin e femrave.

Hendeku në pjesëmarrjen e fuqisë punëtore ekziston mes meshkujve dhe femrave në moshë pune.

Ndërsa 51 për qind e grave marrin pjesë në forcën e punës, për meshkujt ky tregues është 72%.

Studimi vëren se rreth 68 për qind e grave të reja janë joaktive në forcat e punës.

Nga të dhënat e fundit të INSTAT papunësia në Shqipëri është 17.3 % e forcës së punës në tremujorin e dytë të 2015. Por nëse flukset emigrimit do të ishin më të ulta dhe pjesëmarrja në forcën e punës do të ishte ne nivelet e Europës, papunësia ndër shqiptare do të ishte alarmante në kushtet në të cilat po zhvillohet ekonomia aktualisht.

Kriza ekonomike globale dhe ngadalësimi i vazhdueshëm i ritmeve të rritjes ekonomike që pasoi dha pasoja negative në tregun shqiptar të punës. Pjesëmarrja në fuqinë punëtore ra me më shumë se 3 pikë në mes 2007 dhe 2008. Shoku që dha kriza ishte më ashpër ishte mbi të rinjtë, me një rënie prej rreth 6 pikë përqindje gjatë krizës (2007-2010).

Të dhënat për vitet e fundit, tregojnë se pjesëmarrja e fuqisë punëtore ka vazhduar rënie në vitin 2012 dhe 2013, me disa shenja të rimëkëmbjes në vitin 2014.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama