Mos nxirr lot krokodili Ja historia se si lindi kjo shprehje

'Mos nxirr lot krokodili' Ja historia se si lindi kjo shprehje

​​Shpesh na ka rastisur të përdorim shrehjen "mos nxirr lot krokodili" ose "mos qaj me lot krokodili" por nuk e kemi ditur se cila është historia se pse ka mbetur kjo shprehje.

Prej kohësh njerëzit kishin vënë re se krokodilët, pasi hanin gjahun e kapur në ujin e detit fillonin e lotonin. Prandaj dhe lindi shprehja “lotët e krokodilit” që personifikon hipokrizinë e njerëzve të ligj. E vërteta është se krokodilit nuk i vjen keq për kafshën e ngrënë, por është gjëndra e kripës ajo që prodhon lotët.

Dhe pikërisht pasi krokodili ka kollofitur kafshën së bashku me ujin e kripur, fillon veprimin e saj gjëndra e kripës që ndalon sasinë e tepërt të kripës, e cila del jashtë në formën e pikave të lotit.Tani e dini kur ta përdorni shprehjen çfarë të mendoni....


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama