Dogane e perbashket me Kosoven ne territorin e Shqiperise

Dogane e perbashket me Kosoven, ne territorin e Shqiperise

Kosova dhe Shqipëria do të kenë më së fundmi doganën e tyre të përbashkët. Komisioni Evropian më 16 gusht ka hapur tenderin për ndërtimin e kësaj dogane, që do të jetë në territorin e Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur për “Kohën Ditore” kryetari i degës së Doganës së Morinit, Edvin Kepi. Dogana e përbashkët do të jetë në territorin e Shqipërisë dhe kostoja e ndërtimit dhe e pajisjeve të saj do të shkojë deri në 2.3 milionë euro.

Ndërtimi i kësaj dogane do të financohet nga Komisioni Evropian, por bashkëfinancues do të jenë edhe Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

Projekti për ndërtimin e doganës së përbashkët është hartuar nga një studio projektuese italiane dhe një ndihmë të veçantë në këtë projekt ka dhënë edhe misioni PAMECA (Misioni i Asistencës Policore të Komunitetit Evropian në Shqipëri).


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama