Nje shqiptar realizon kopertinen e albumit te Eminemit

Nje shqiptar realizon kopertinen e albumit te Eminemit

Legjenda e repit botëror, Eminem, ka zgjedhur dizajnin e realizuar nga Graniti, një djalë nga Kosova, për albumin e tij të ri “The Eminem Show.

Këngëtari prej kohësh kishte hapur një konkurs ku ftonte dizajnues nga e gjithë bota, dhe fituesi do të shpallej nga votat në internet.

Graniti u vlerësua më shumë ndër 15 finalistët që ishin përzgjedhur mes mijëra punimeve fillestare.

Fituesin e shpalli vetë repisti në profilin e vet në “Facebook”: “Faleminderit të gjithëve që dërguat punët tuaja në këtë garë. Ju votuat dhe Graniti doli në krye. Urime shoku!”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama