Shqiperia merr dy medalje bronzi ne Olimpiaden Ballkanike te Matematikes

Shqiperia merr dy medalje bronzi ne Olimpiaden Ballkanike te Matematikes

Në Olimpiadën e 32 Ballkanike të Matematikës për kategorinë e gjimnazistëve që u zhvillua në Athinë mes datave 3 - 8 Maj 2015, morën pjesë 21 shtete të cilat u përfaqësuan nga 118 nxënës. Përveç shteteve të Ballkanit ishin të ftuar edhe shtete si Anglia, Irlanda, Italia, Azerbajxhani dhe Taxhikistani.

Skuadra Shqiptare e përbërë nga 6 nxënës  fitoi me Gledis Kallco dhe Alboreno Voci, dy medalje bronzi. Nën udhëheqjen akademike të dy profesorëve të mirënjohur të matematikës, Adrian Naço dhe Fatos Kopliku ekipi kombëtar i matematikës vazhdon përgatitjet për pjesëmarrjen në Olimpiadën Botërore të Matematikës, që do të zhvillohet në Tailandë në datat 4-16 Korrik 2015.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama