NASA konfirmon Alienet ekzistojne deri ne 2025 ne do ti takojme ata

NASA konfirmon: Alienet ekzistojne  deri ne 2025 ne do t'i takojme ata

‘Ne nuk jemi të vetëm në këtë univers dhe se ne do të takohemi me krijesa të panjohura më pare, brenda një apo dy dekadave’. Kjo  ka qënë deklarata të cilën shefi i shkencëtarëve të NASA-së, Ellen Stofan e ka konfirmuar së fundmi, teksa NASA ka dhënë një paralajmërim se do të gjejë ‘dëshmi përfundimtare’ për ekzistencën e alienëve deri më 2025. Ndërkohë, Stofan ndër të tjera shton se do të kemi indikacione të fuqishme rreth një jete përtej Tokës në dekadën e ardhshme dhe do të kemi dëshmi definitive në 10-20 vitet e ardhshme.

‘Ne tashmë e dimë se ku të shikojmë, si të shikojmë dhe në shumicën e rasteve ne tashmë e kemi edhe teknologjinë e cila do të na ndihmojë që ta arrijmë qëllimin. Unë mendoj se ne jemi në rrugë të mirë drejt takimit me alienët.”, ka theksuar Stofan për një media në Uashington.
 
Kështu, ne shumë shpejt do të mund ttu japim përgjigje shumë pyetjeve në lidhje me atë se nga kemi ardhur, ku po shkojmë dhe nëse ka jetë tjetër në gjithë këtë hapësirë.
 
Sipas të dhënave nga NASA tashmë është shumë e sigurtë që ne do ti takojmë Alienët, ajo që nuk dihet është vetëm koha se kurë. NASA ka arsye që të bëjnë të besosh se vërtetë ekzistojnë jeta jashtëtokësore. Njëra prej tyre është prezenca e ujit në sistemin tonë diellor si: në oqeane nëntokësore, në hënat e Saturnit dhe Jupiterit, krateret me ujë në Merkur dhe 50% e hemisferës veriore të Marsit është vërtetuar tashmë se dikur ka qenë e mbushur me oqeane të thella.

Gjithashtu jashtë sistemit diellorë janë gjetur, mbi 4000 planete shkëmbore dhe të buta që ngjajnë shumë me Tokën . Ka të paktën 200 miliardë planetë në galaktikën tonë që janë të ngjashëm me Tokën, kështu që NASA pretendon se mund të jemi në prag të gjetjes së jetës në njërën prej tyre.
Nga ana tjetër NASA shpreson se në 2030 do të dërgojë astronaudët e parë në Mars.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama