Adi Krasta ne Tirane mediat online e dergojne ne Amerike...

'Adi Krasta ne Tirane, mediat online e dergojne ne Amerike...'

Lutfi Dervishi shkruante se ishte duke pirë kafe me Adi Krasten, nderkohe on line, sipas tij, disa site thone se eshte ne Amerike, ne anen tjeter te oqeanit?!

Dervishi njofton se “Per t’i dhene vertetesi lajmit eshte botuar edhe foto me kengetaren Ermira Babaliu. Foto eshte bere ne qendren tregtare ETC, pergjate Lanes dhe jo ne ndonje lokal pertej oqeanit Atlantik. Siç ndodh rendom, nuk merr njeri mundim per te bere nje telefonate apo per t’u kujdesur per vertetesine e tij, por me copy – paste vijon publikimi ne faqe te tjera on line. Me te drejte dikush mund te pyes: kur gazetaret ja fusin kot per njeri-tjetrin, sa mund te besohen per gjera te tjera?!”

Dervishi nëpërmjet një postimi të dytë në Facebook, kishte dalë vetë në foto me Adi Krastën dhe shkruante: “Meqe (ende) besohet me shume ajo qe shihet se ajo qe lexohet… Ne postimin e meparshem nje mik on line thote se nese nuk shikon foto nuk beson se Krasta eshte ne Tirane dhe jo ne SHBA. Ne foto ne IPAD eshte edhe titulli i bujshem: Pas mbylljes se Agon Channel, Adi Krasta ne Amerike. Kjo mund te jete e vertete vetem nese besojme se Shqiperia eshte bere si Amerika. Deri atehere…”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama