Dhjete dietat me te famshme

Dhjete dietat me te famshme
80 per qind e atyre qe jane mbipeshe, bejne dieta pikerisht ne kete periudhe. Dhe shpesh zgjedhja behet ne menyre te rastesishme, duke ndjekur moden e fundit. Por si i behet per te zgjedhur dieten e duhur?“ E rendesishme eshte te zgjedhesh nje diete te vetedijshme” keshillon Giovanna Cecchetto, presidente e Shoqates kombetare te dietisteve. “Rezultati per t`u arritur eshte humbja e peshes ne menyre te kujdesshme, sepse sa me shume luhatje ne peshes te kesh me kalimin e kohes, aq me e veshtire do te jete per te hequr dore, duke u kthyer ne nje problem kronik”. Te shohim kush jane karakteristikat e dhjete dietave me te famshme te momentit dhe si funksionojne, por duke kujtuar se nderthurja e pese ushqimeve te balancuar dhe pak levizje, eshte gjithmone menyra me e mire per te humbur ne peshe.

1.    Dieta “deshperuese”

eshte dieta klasike e te humburit peshe ne minuten e fundit. Bazohet ne dy regjime ushqimore per tu ndjekur, ku secili kerkon 14 dite. Faza e pare eshte e karakterizuar nga nje reduktim i forte i karbohidrateve, yndyrnave dhe sheqernave, si dhe nga rritje te proteinave. Fazat e mirembajtjes, ne fakt, siguron nje mbeshtetje te forte te karbohidrateve dhe yndyrnave. Pra, behet fjale per nje regjim me mish, peshk pa yndyr dhe perime me pak kalori. Nga nje vakt ne tjetrin, jane te ndaluara pijet alkoolike dhe pikantet, por keshillohen konsumimi ekstrakteve te ziera, pasi ndihmojne ne heqjen e lengjeve te teperta dhe ndihmojne ne mbajtjen nen kontroll te urise. Te ndjekesh kete diete mund te arrish te reduktosh 500 grame ne dite. Givanna Cecchetto sqaron: “Shume studime per çeshtje te mbipeshes, tregojne se dietat e varfra me karbohidrate dhe me shume proteina si kjo, mund te japin ne 3 muaj rezultatet me te shpejta dhe me te kenaqshme, por ne periudhe afatmesme,pra pas 6 muajsh ose 1 vit, rezultatet perputhen me dietat e balancuara dhe me pak te demshme per organizmin.

2. Dieta Atkins

Edhe kjo eshte nje diete me shume proteina, e cila bazohet ne aftesine qe ka organizmi per te prodhuar energji, duke djegur me pare karbohidratet dhe me pas yndyrnat. Pra, nese reduktojme karbohidratet, organizmi perdor yndyrnat e mbledhura si burim energjie primare dhe ne kete menyre redukton peshe nga trupi dhe nga masa e yndyrshme. Ne praktike, dieta Aktins kerkon te mbaje konstant nivelin e insulines, duke e transformuar organizmin ne nje makine djegese yndyrnash. Faza e pare e dietes, qe duhet te ndiqet te pakten 2 jave, eshte ajo e vendosjes se kufizimeve te forta per reduktimin e karbohidrateve, qe nuk duhet te kaloje 20 grame ne dite (per te patur nje ide, mjafton te mendoni se ne 100 nga ushqimi qe hani,ka 75 grame karbohidrate). “Sepse behet fjale per nje diete me shume proteina” shpjegon Giovanna Cecchetto “ eshte e keshillueshme nga doktori, se me pare duhet te behet nje kontroll nese veshkat jane efikase”.

3. Dieta me shkeputje

Bazohet ne 5 rregulla themelore: te mos perftohen karbohidrate nga proteinat dhe acidi i frutave gjate te njejtit vakt; beni pjese kryesore te dietes suaj sallatrat dhe frutat; ushqehuni me proteina, niseshte dhe yndyrna te kontrolluara; hani brumera por duke shmangur ushqimet e rafinuara dhe te perpunuara, te bera me miell te bardhe, margarine dhe sheqer; krijoni hapesire midis vakteve, te pakten 4 ore e gjysme. Dieta presupozon se nese sasi te medha karbohidratesh dhe proteinash jane te nderthurura ne te njejtin vakt, krijohet nje ambient me shume acid per tretje te niseshtese dhe me pak acid per nje tretje te mire te proteinave. Per kete, mbeshtetesit e dietes me shkeputje, keshillojne te behet “nje mini-vakt” per te favorizuar nje tretje me te thjeshte. E rendesishme eshte te evitosh keto kombinime: per shembull, te mos perziesh tipe te ndryshme proteinash (qumesht dhe mish, veze dhe djathe, peshk dhe perime); eliminoni perfitimet e karbohidrateve nepermjet mishit dhe mos hani bashke ushqime me te njejtat karbohidrate(qofshin te thjeshte apo kompleks, si sheqer dhe makarona, veze dhe buke, banane dhe buke).

4. Dieta “orevezhguese”

eshte nje diete me shume kalori, 1200-1300 kalori te perditshme, ndiqet minimumi per tre jave dhe kerkon perpikmeri qofte ne ndjekjen e listes se ushqimeve te propozuara, ashtu edhe ne peshen e secilit ushqim ne çdo vakt. Kur aderon ne programin e kesaj diete, mesohen edhe disa “turke” shpetim kalorish, per shembull te eliminosh yndyrnat e mishit perpara gatimit dhe t`i gatuash ushqimet ne ene te veçanta lejojne eliminimin e yndyrnave. E rendesishme eshte kombinimi i ushqimit ne menyre te rregullt, si semafor. E gjelbra perkon me frutat dhe perimet; e verdha me me buken, makaronat, orizin, dritherat, patatet, perimet, mishi, shpendet, peshqit, vezet, laktozin dhe yndyrnat; e kuqa me embelsirat, ushqimet me shume yndyrna. “ Pika kritike e kesaj diete” thekson Presidentja e Shoqates “ eshte se ushqimet klasifikohen duke u bazuar ne vlerat kalorike dhe jo ne baze te vlerave ushqyese. Keshtu qe rreziku nqendron ne faktin se ndertohet nje diete e joekuilibruar, sepse eliminohen edhe ato pak yndyrna dhe karbohidrate qe jane te nevojshme”.

5. Dieta e ndare ne “zona”

Bazohet ne kontrollin e agjenteve biologjik qe kontrollojne sistemin hormonal dhe çdo funksion fiziologjik siç eshte sistemi kardiovaskular, sistemi nervor qendror, ai imunitar etj. Te ndjekesh kete diete do te thote te mos konsumosh ushqime me nivel te ulet glicerid(IG). Ne kete menyre tregohet shpejtesia me te cilen rritet perqendrimi i glukozes ne gjak nga marrja e nje ushqimi me karbohidrate, dhe kjo percakton nivelin e insulines ne melçise si dhe nivelin e sheqerit qe qarkullon. E thene ne kete menyre, mund te duket shume e komplikuar, por gjithçka duket e thjeshte te provohet nje diete e tille: nje pjese e konsiderueshme proteinash, me pak yndyrna 9 si ato qe ndodhen tek peshku dhe mishi i pules) shoqeruar me garniture perimesh, zbukuruar me bajame te copetuara, shoqeruar me embelsire me fruta.

6. Dieta “dukan”

eshte nje nga dietat e fundit, qe po “çmend” te huajt. Bazohet ne kater faza: ajo e proteinave te pastra; ajo “alternative” ne te cilen shtohen perime; e rikthimit te nje ngrenieje normale duke u bazuar ne dy principe: te besh nje te enjte plot proteina dhe te hash tre luge krunde dhe tershere ne dite. Avantazhet e kesaj diete jane: Humbje e peshes fillimisht ne menyre te shpejte dhe me pas nje regjim “te lire”. Dieta e doktor Dunkan-it, ne fakt lejon dy “darka gala” ne jave. Nje tjeter avantazh i padiskutueshem eshte mungesa e nje limiti ne sasi: çdokush eshte i lire te konsumoje ushqimet e kesaj diete pa marre parasysh sasine. Por, kujdes, ne mundesine e keqkombinimit te tyre. “Modeli” thote dietologu “eshte gjithmone ai me shume proteina, por me ndryshimin se kuota e karbohidrateve eshte nen vleren minimale te pranueshme nga shendeti”.

7. Dieta kronike

Kjo diete bazohet ne oraret qe merret ushqimi si dhe ne ndryshimet hormonale qe verehen gjate dites. Ekzistojne hormone qe favorizojne yndyrnat e teperta trupore dhe humbjes se muskujve dhe te tjera qe favorizojne yndyrnat trupore dhe shtimit te muskujve. Sipas mbeshtetesve te kesaj diete, duhet te kufizohet perdorimi i karbohidrateve ne oret e vona te darkes. Profili hormonal qe karakterizon oret e darkes, favorizon perdorimin e yndyrnave per fitim energjie dhe rigjenerim te muskujve gjate nates. Duke ndjekur kete mekanizem, ne praktike, kjo diete kerkon te stimuloje hormonet qe favorizojne humbjen ne peshe. “Nuk eshte vertetuar ende qe keto mekanizma influencojne ne peshe, por gjithmone eshte mire te besosh tek nje ekspert”.

8. Dieta e biskotave

Ne Amerike kjo diete, nga doktor Sanford Siegal, po korr shume sukses dhe eshte shume e preferuar nga yjet si Kelly Clarkson e Jennifer Hudson. Konsiston ne ngrenien e biskotave te ndryshme pergjate dites dhe ngrenien e nje vakti me jo me shume se 1.000 kalori, per shembull pule te zier me perime. Biskotat per te cilat flitet ne diete jane te veçanta (zevendesuese te vaktit) pergatitur nga proteina te mishit, qumesht dhe veze dhe nga aminoacide speciale. “ Efekti i dobesimit” shpjegon eksperti “ arrihet permes kalorive te uleta. Rreziku qendron ne faktin e humbjes se peshes ne menyre te kenaqshme, por ne nje kohe shume te shkurter dhe me pak qendrueshmeri”. Por atehere pse preferohet kaq shume? Dy jane faktoret e suksesit: mund te hash nje vakt te mire pa gatuar dhe fakti qe biskota keshillohet tek te gjitha dietat per dobesim.

9. Dieta “hene”

Nuk eshte gje tjeter veçse agjerimi. Ideja eshte te vesh ne pushim aparatin tretes, siç keshillon Brad Pilon ne librin e tij “ Ha, Ndalo, Ha”, te pushosh se ngreni te pakten 24 ore te pakten disa here ne jave. Minimumi do te ishte 18 ore, maksimumi 3 dite, ku metabolizmi “çlodhet” dhe eliminohen produktet negative. Sipas nje studimi te Universitetit te Berkeley-it, agjerimi stimulon prodhim te hormoneve qe ndihmojne ne djegien e yndyrnave me nje sere perfitimesh: rritje te metabolizmit, renie te mases yndyrore, renie te presionit te gjakut dhe rregullim te gjendjes se glukozes. Por specialistet vene ne dukje:“ Agjerimi ka efekte negative, per shembull ne çrregullim te sinjaleve te urise dhe ngopjes, me rrezikshmeri te vdekjes nga uria dhe humbjes se kontrollit, veçanerisht ne ngrenien e ushqimit”.

10. Dieta e grupit te gjakut

Bazuar ne principet e kesaj diete te shendetshme dhe efikase, duhet patjeter grupi i gjakut. Sipas specialisteve qe e ideuan kete diete, personat me grupin e gjakut 0 do te perfitonin te mira nga dieta me shume proteina, te tipit Aktins. Kush ka grupi A te gjakut duhet te ndjek nje diete me ushqime bimore dhe drithera, duke limituar perdorimin e mishit. Grupi B preferohet te konsumojne produkte te qumeshtit dhe mishit pa yndyre, duke menjanuar produktet e konservuara dhe me sheqerna. Grupi AB mund te haje pak nga te gjithe ushqimet, pa e tepruar me produktet e qumeshtit. Kjo diete nuk ka shume mbeshtetes pasi paraqitet shume thjeshte dhe shume kufizuese. Dhe nuk eshte per nje kohe te shkurter, por per gjithe jeten, pasi tregon ushqimet e pershtatshme per çdo grup gjaku.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama