Suplement shendetiSi ta parandalojme dhe ta kurojme hemorragjine cerebrale

Suplement shendeti:Si ta parandalojme dhe ta kurojme hemorragjine cerebrale
Gjithmone flasim per semundje dhe per menyren e kurimit te tyre, por ajo qe eshte me e vlefshme eshte parandalimi. Sigurisht, parandalimi eshte rruga me e sigurt per nje jete te gjate e te shendetshme. Hemorragjia ne tru, edhe pse eshte nje semundje, e cila nuk eshte shume e perfolur, ka filluar gjithnje e me teper qe te behet problem serioz per popullaten. Populli e njeh si semundjen e ”plasjes se gjakut ne tru” dhe, ne shumicen e rasteve, rezulton fatale per njerezit. Ne fakt, keshtu e konsiderojne edhe mjeket specialiste. Faktoret qe ndikojne ne hemorragjine ne tru jane te shumte, por me kryesori eshte perdorimi i tepert i alkoolit. Perdorimi i tepert dhe i vazhdueshem i tij, ben qe pacientit t'i shkaktohet nje hemorragji ne tru, pasi ai ul forcen koaguluese te gjakut. Sot ne suplementin e radhes prej 5 faqesh, do te keni mundesine te lexoni rreth hemorragjise cerebrale, menyren e parandalimit, si ta menjanojme, shenjat, faktoret qe ndikojne ne avancimin e semundjes, rreziku, trajtimi, simptomat e semundjes, cila grupmoshe apo gjini preket me shume e shume informacione te tjera. Ne shume raste keshillat vlejne per te evituar shfaqjen e semundjes dhe ne raste te tjera per ta kuruar ate. Keshtu ju mund te lexoni brenda pese faqeve rekomandime me shume vlere per hemorragjine cerebrale. Çelesi eshte gjithnje tek informacioni, dhe kete do e gjeni te plote bashke me keshilla te vlefshme nga mjeket ne suplementin e sotem prej 5 faqesh.

Ç’eshte hemorragjia cerebrale

Hemorragjia cerebrale eshte nje nga shkaktaret kryesore te vdekjeve dhe paaftesive. Por ne ç’menyre mund te parandalohet kjo semundje? Per pergjigjen e kesaj pyetje jane zhvilluar nje seri studimesh dhe shume prej tyre rekomandojne ilaçe te ndryshme. Por pyetja qe tani shtrohet eshte se sa njihen keto ilaçe e menyra te reja nga personeli mjekesor ne klinika e spitale. Ne kete kuader, kohet e fundit u botua nje analize shkencore e cila merr ne shqyrtim mbi 400 studime te kryera mbi hemorragjine cerebrale. Perfundimet e analizes lene te kuptohet se personat e prekur nga hemorragjia cerebrale nuk kane qene ne gjendje te marrin trajtimin e duhur mjekesor, pasi ne shume raste personeli mjekesor nuk ka dijeni rreth menyrave te reja te efektshme per trajtimin e kesaj semundjeje. Shkencetaret shqyrtuan me kujdes afro 400 raste me hemorragji cerebrale dhe vune re se ne disa klinika pacienteve te moshuar u ishin mohuar ilaçe kunder koagulimit te gjakut qe jane provuar si parandalues te efektshem te hemorragjise cerebrale tek personat qe vuajne nga aritmia e zemres. Keto ilaçe nuk u jepeshin te moshuarve, pasi personeli mjekesor shqetesohej se ilaçi kunder koagulimit mund te shkaktonte hemorragji nese pacienti pa dashje rrezohej. Por kerkimet e hershme kane treguar se ky lloj trajtimi nuk shkakton asnje problem tek te moshuarit. Ekspertet thone se te kesh ilaçin e te mos dish ta perdoresh eshte njesoj si te mos e kesh, prandaj u bejne thirrje mjekeve dhe te gjithe personaleve mjekesore qe t’u kushtojne me shume vemendje arritjeve te reja ne kete fushe e t’i vene ato ne zbatim.

Faktoret qe ndikojne ne avancimin e semundjes

Hemorragjia cerebrale njihet ndryshe nga populli edhe me fjalet i ra pika, ose i plasi gjaku ne tru. Me te rrezikuar nga kjo semundje jane njerezit qe kane probleme me zemren dhe qarkullimin e gjakut. Per keta te semure, mjeket rekomandojne qe te evitohet sa me shume ekspozimi ndaj diellit, sidomos ne oret me te nxehta te dites, temperaturat e larta behen shkak per rritjen e presionit te gjakut.
Faktoret kryesore qe ndikojne ne avancimin e kesaj semundjeje kaq te rrezikshme te grate jane:

-Pilulat kontraceptive
-Pirja e duhanit
-Mbipesha
-Migrena
Nese keta kater faktore do te puqeshin se bashku, rreziku per nje hemorragji cerebrale do te ishte i dyfishte dhe shume i rrezikshem per jeten, aq sa mund te themi vdekjeprures.

Shenjat e hemoragjise cerebrale

Hemorragjia cerebrale ose infarkti i trurit kryesisht ndodh ne moshat mbi 60-vjeç, por njihen raste edhe ne moshat e reja. Shenjat kryesore qe i semuri paraqet jane:

-Nuk flet (nuk mund te shqiptoj dot asnje fjale), ose nuk i kuptohen fjalet (belbezon);
-Nuk leviz gjymtyret (doren ose kemben); Terheqja e muskujve te fytyres te asaj ane qe nuk leviz doren ose kemben;
-Urinon dhe defekton ne menyre te pavullnetshme;
-Te dridhura te pjesshme ose ne te gjithe trupin;
-Te vjella. Ne kete situate nese i semuri ka te vjella eshte mire qe te behet kthimi i kokes ne anen e majte me qellim qe te mos bllokohen rruget e frymemarrjes dhe te hiqen protezat kur ato jane. Kur i semuri ankon per te vjella, dhimbje koke, te dridhura, çrregullime te tensionit dhe te ritmit te zemres, duhet patjeter te beje vizite mjekesore per t’i paraprire paralizes. Te kontrollohet rregullisht tensioni tek te semuret me tension te larte sidomos tek ata me trashegimi familjare te semundjes dhe te mos abuzohet me mjekimin. Nje mjekim i rregullt i tensionit te larte te gjakut dhe i çrregullimeve te ritmit te zemres do te parandalonte nje situate te tille.

Rreziku i hemorragjise cerebrale

Kohet e fundit, nje rrezik i madh per shendetin eshte hemorragjia cerebrale. Femrat jane ato qe preken me shpejt se meshkujt nga kjo semundje. Rreth 15 per qind e pacienteve jane nen 45-vjeç. Hemorragjia cerebrale quhet ndryshe, edhe infarkti i trurit. Ai vjen si rrjedhim i bllokimit te nje arterie ne tru, qe pengon dhe qarkullimin e gjakut. Faktoret kryesore qe ndikojne ne avancimin e kesaj semundjeje kaq te rrezikshme te grate jane: pirja e duhanit, mbipesha dhe migrena. Nese keta faktore do te perputheshin se bashku, rreziku per nje hemorragji cerebrale do te ishte i dyfishte dhe shume i rrezikshem per jeten, aq sa mund te themi vdekjeprures. Ne tri oret e para pas renies se infarktit, kemi masen e shpejte me medikamente. Ne rastet kur pacienti nuk arrin te permiresohet me medikamente, eshte i detyrueshem nje operacion urgjent. Afro 80 per qind e ketyre pacienteve nuk mbijetojne me shume se nje jave. Ndersa pacientet qe arrijne te mbijetojne dhe te permiresohen brenda 48 oreve, kane shanse te mira per jetese.

Si ta menjanojme semundjen

Per te menjanuar nje semundje te tille te rrezikshme, nje kujdes i madh duhet treguar me ushqimin dhe sportin. Menjanimi i lyrave si dhe ushtrimi i sportit eshte nje domosdoshmeri, qe rregullon cilesine e jetes se njeriut.

Trajtimi i semundjes

Studim mbi njohjen e menyrave e reja per trajtimin e hemorragjise cerebrale ka nxjerre ne pah se kjo semundje eshte nje nga shkaktaret kryesore te vdekjeve. Por ne ç’menyre mund te parandalohet kjo semundje? Per pergjigjen e kesaj pyetje jane zhvilluar nje seri studimesh dhe shume prej tyre rekomandojne ilaçe te ndryshme. Por pyetja qe tani shtrohet eshte se sa njihen keto ilaçe e menyra te reja nga personeli mjekesor ne klinika e spitale. Ne kete kuader, kohet e fundit u botua nje analize shkencore, e cila merr ne shqyrtim mbi 400 studime te kryera mbi hemorragjine cerebrale. Perfundimet e analizes lene te kuptohet se personat e prekur nga hemorragjia cerebrale nuk kane qene ne gjendje te marrin trajtimin e duhur mjekesor, pasi ne shume raste personeli mjekesor nuk ka dijeni rreth menyrave te reja te efektshme per trajtimin e kesaj semundjeje. Shkencetaret shqyrtuan me kujdes afro 400 raste me hemorragji cerebrale dhe vune re se ne disa klinika pacienteve te moshuar u ishin mohuar ilaçe kunder koagulimit te gjakut qe jane provuar si parandalues te efektshem te hemorragjise cerebrale tek personat qe vuajne nga aritmia e zemres. Keto ilaçe nuk u jepeshin te moshuarve, pasi personeli mjekesor shqetesohej se ilaçi mund te shkaktonte hemorragji nese pacienti pa dashje rrezohej. Por kerkimet e hershme kane treguar se ky lloj trajtimi nuk shkakton asnje problem tek te moshuarit. Ekspertet thone se te kesh ilaçin e te mos dish ta perdoresh eshte njesoj si te mos e kesh, prandaj u bejne thirrje mjekeve dhe te gjithe personelit mjekesore qe t’u kushtojne me shume vemendje arritjeve te reja ne kete fushe e t’i vene ato ne zbatim.

Simptomat

-I semuri nuk flet, nuk mund te shqiptoje dot asnje fjale, ose nuk i kuptohen fjalet (belbezon)
-Nuk leviz gjymtyret doren ose kemben
-Ndjen terheqjen e muskujve te fytyres te asaj ane qe nuk leviz doren ose kemben
-Urinon dhe defekton ne menyre te pavullnetshme
-a te dridhura te pjesshme ose ne te gjithe trupin

Semundja ne shifra

Femrat preken me shpejt se meshkujt nga kjo semundje
Hemorragjia ndodh kryesisht ne moshat mbi 60-vjeç. eth 15 per qind e pacienteve jane nen 45-vjeç. or njihen raste te semundjes edhe ne moshat e reja.  per qind e pacienteve qe nuk permiresohen me ilaçe nuk mbijetojne me shume se nje jave. acientet qe arrijne te mbijetojne dhe te permiresohen brenda 48 oreve, kane shanse te mira per jetese. aktoret kryesore qe ndikojne ne avancimin e kesaj semundjeje kaq te rrezikshme te grate jane: pilulat kontraceptive, pirja e duhanit, mbipesha dhe migrena. Nese keto kater faktore do te puqeshin se bashku, rreziku per nje hemorragji cerebrale do te ishte i dyfishte dhe shume i rrezikshem per jeten, aq sa mund te themi vdekjeprures.

Terapi me qeliza staminale per hemoragjine cerebrale

Hemorragjia cerebrale duket se tashme ka sherim. Mjeket ne Britani po eksperimentojne metoden me qeliza staminale.Terapia ne fjale synon ne injektimin e nje mase qelizash staminale ne pjesen e demtuar te trurit. ecila qelize eshte e afte te prodhoje CM1, version natyral, qe permban proteina te afta per te ndaluar qelizat e trurit te vdesin duke u dhene mundesine te riperterihen. erapia ne fjale qe zgjat 2 deri ne 3 jave, duket se ka rezultuar e suksesshme tek nje pacient gjerman, te cilit iu rikthye aftesia per te folur dhe per te levizur krahun e djathte.

Peshku parandalon hemorragjine cerebrale

Ne nje studim botuar ne revisten e shoqates amerikane te mjekesise thuhet se ngrenia e peshkut mund te ndihmoje ne uljen e rrezikut te hemorragjise cerebrale, nje nga shkaktaret kryesore te vdekjeve ne Shtetet e Bashkuara.Gjithashtu, shkencetaret prane universitetit Harvard studiuan per 12 vjet dieten ushqimore te 40 mije burrave te moshave nga 40 deri ne 75 vjeç. Studimi arrin ne perfundimin se personat qe hane mish peshku thuajse çdo dite dhe ata qe perdorin mish peshku vetem disa here ne muaj perfitojne thuajse njesoj per nga shendeti.Mishi i peshkut ndihmon ne parandalimin e hemorragjise cerebrale pasi acidi yndyror qe permban peshku ndihmon qarkullimin e gjakut. Gjate ketij studimi, shkencetaret nuk u perqendruan ne ndonje peshk te veçante, prandaj duket se perdorimi i çfaredolloj peshku per ushqim, eshte mire per shendetin.

Alkooli parandalon hemorragjine cerebrale?

Me nje ose dy gota alkool ne dite, do ulni ndjeshem hemorragjine cerebrale. Kujdes! Asnjehere bashke me cigare.Perdorimi ne norme i alkoolit, mund te ule ndjeshem rrezikun ndaj hemorragjise cerebrale, por nuk duhet te shoqerohet me cigare.Studimi ne te cilin moren pjese me shume se 20.000 persona ne Britanine e Madhe, tregoi se personat qe nuk pinin duhan dhe konsumonin nje sasi te vogel alkooli, kishin 40% me pak mundesira qe te pesonin hemorragji cerebrale, se ata qe nuk pinin fare.Por kur pija alkoolike shoqerohej me cigare, ky veprim mbrojtes zhdukej, cituan studiuesit e Universitetit te Keimbrixh gjate nje konference te Akademise Amerikane te Neurologjise ne Toronto.Me saktesisht, konkludimet dolen pas nje ndjekje te 22.254 personave ,per rreth 12 vjet me radhe dhe gjate ketyre viteve u shenuan 900 episode me hemorragji cerebrale.Sipas studimit, personat qe konsumonin alkool brenda normave, nje deri ne dy gota te vogla vere per grate dhe nje sasi pak me e madhe per burrat, kishin ulje te rrezikut per te pesuar nje episod cerebral rreth 37%.Keto rezultate pozitive kishin te benin vetem me ata qe nuk pine duhan.Si ndikojne keta faktore risku ne shfaqjen e iktusit, si mund te njihet dhe parandalohet kjo semundje.

Çfare eshte iktusi ose ndryshe hemorragjia cerebrale?

Me fjalen iktus nenkuptojme nje semundje qe ka te beje me demtimin e eneve te gjakut te trurit, qe ne gjuhen mjekesore quhet aksidentet cerebro-vaskulare. Mund te ndodhe qe te çahen ene te gjakut dhe te derdhet gjaku ne tru, (ajo qe njihet si hemorragji cerebrale). Por mund te ndodhe qe te bllokohet nje ene e gjakut dhe per pasoje ndodh ishemia cerebrale ose infarkti i trurit.

Faktoret qe ndikojne ne shfaqjen e iktusit

Jane disa faktore qe ndikojne ne rritjen e rrezikut per shfaqjen e iktusit. Faktori i pare eshte hipertensioni arterial i pa trajtuar dhe mjekuar mire. I dyti eshte diabeti i sheqerit dhe ky i pa trajtuar dhe mjekuar mire. Faktore te tjere jane abuzimi me duhanin dhe alkoolin. Kjo eshte arsyeja qe pas festave, te vihet re nje shtim i rasteve me iktus. Faktor mjaft i rendesishem eshte dhe dieta e çrregullt dhe e pasur me yndyrna shtazore, brumera, dhjamera. Natyrisht dhe stresi luan nje rol te rendesishem ne shfaqjen e iktusit, sidomos te personat qe kane probleme me hipertensionin. Ka dhe nje faktor tjeter, paksa i diskutuar, por qe lidhet me kohen e koagulimit te gjakut.

A eshte e vertete se iktusi eshte me i shpeshte gjate stines se dimrit?

Ne fakt eshte vene re se infarktet dhe hemorragjite e trurit jane me te shpeshta gjate dimrit. Kjo shpjegohet me faktin se i ftohti shkakton ngushtim te eneve te gjakut, rritje te presionit te tyre dhe shfaqje te infarktit te trurit ose çarjen e eneve te gjakut me pasoje hemorragjine. Por eshte vene re se dhe ndryshimi i menjehershem apo luhatjet e presionit atmosferik te jashtem, ndikon ne shfaqjen e iktusit.

Kush preket me teper?

Per sa i perket moshes, infarkti i trurit prek me teper grupmoshen mbi 60 vjeç, por jo te rralla jane edhe rastet ne moshat nen 45 vjeç. Ndersa ne rastin e hemorragjive cerebrale, mund te preken gati njelloj te gjitha moshat, madje dhe ne mosha fare te reja. Pasi ne kete rast, perveç hipertensionit, ndikojne dhe traumat craniane (goditjet apo aksidentet ne koke), por dhe disa anomali te eneve te gjakut: Aneurizma e eneve brenda trurit, malformacione arteriovenoze.

Cila gjini preket me teper?

Per  sa i perket gjinise, nuk vihet re ndonje ndryshim shume i dukshem, megjithese verehet nje predispozicion i lehte per burrat. Ndoshta kjo lidhet me faktin se meshkujt jane me te prirur te abuzojne me alkoolin apo duhanin, qe jane faktoret e riskut te shfaqjes se iktusit.

Si shfaqet iktusi? Cili eshte mekanizmi i veprimit?

Nje nga mekanizmat e veprimit lidhet me pranine e hipertensionit. Ky jep çrregullime te zemres, te cilat nga ana e tyre japin çrregullime te ritmit kardiak dhe per pasoje japin ate qe njihet si embolit me natyre kardiake, dhe per pasoje iktus.Mekanizem tjeter qe njihet eshte fakti qe mund te ndodhe te krijohen pllakeza sklerotike, bllokim i mureve brenda eneve te gjakut, gje qe njihet si ateromatoze.

Çfare ankesash shfaq nje person qe preket nga iktusi?

Semundja shfaqet ne menyre te menjehershme. Ne rastin e ishemise cerebrale, ajo mund te ndodhe me teper ne qetesi ose kur pacienti eshte ne gjume. Pasi ngrihet nga gjumi, ai mund te vereje se nje dore apo nje kembe eshte e paralizuar (kjo ne varesi te zones se trurit qe eshte prekur), pra shfaq hemoplegji ose siç njihet ne gjuhen popullore paralize.Per sa i perket hemorragjise cerebrale ajo shfaqet me teper ne aktivitet, ne sforcime fizike. Ne keto raste eshte e pranishme dhimbja e kokes, mjaft e forte dhe te vjellat. Per sa i perket shenjave klinike te infarktit te trurit dhe te hemorragjise se trurit kjo varet nga zona e trurit qe kapet. Por ne pergjithesi pacienti nuk flet dot, ose ankon per veshtiresi ne artikulacionin e fjaleve. Mund te ndodhe qe te preket ajo zone e trurit qe eshte pergjegjese per te kuptuarin dhe pacienti nuk arrin te kuptoje apo perceptoje pothuajse asgje nga sa ndodh rreth tij. Ka probleme te theksuara me ekuilibrin, mund te shfaq te vjella, te shoqeruara dhe me marrje mendsh. Mund te kete çrregullime te te parit, veshtiresi ne gelltitje, etj. Ajo qe duhet te theksohet eshte se mund te ndodhe qe ishemia e trurit, te shfaqet me gradualisht. Mund te ndodhe qe te shfaqet me mpirje ose rendim te nje ane te trupit per disa minuta ose ore, dhe me pas te zhduket, pra te jete tranzitore. Per kete arsye eshte e nevojshme qe te tregohet kujdes maksimal ndaj ketyre sinjaleve, ne menyre qe te shkohet menjehere te mjeku specialist neurolog dhe te behen ekzaminimet e nevojshme si dhe te merret mjekimi i duhur dhe ne kohen e duhur. Ne kete menyre mund te parandalohet nje paralize.

Si trajtohet nese shfaqet kjo semundje?

Nese shfaqet, nuk ka mjekime "çudiberese" qe te mund te bejne qe pacienti te sherohet plotesisht. Duhet kohe e gjate qe te veprojne dhe mjekimi konsiston kryesisht ne mjekimin e faktoreve qe e kane shfaqur si p.sh: diabet, hipertension, etj., dhe mbi te gjitha nevojitet riaftesim fizik, programe te caktuara qe mund te realizohen mjaft mire ne klinikat tona.

A mund te parandalohet iktusi?

Parandalimi konsiston ne shmangien e faktoreve te riskut, qe do te thote para se gjithash nje trajtimi i mire i tensionit arterial. Trajtim i mire i diabetit te sheqerit. Shmangia e duhanit dhe alkoolit dhe kujdes maksimal ne menyren e ushqyerjes. Dieta duhet te permbaje shume zarzavate dhe fruta te fresketa (ne rastin e diabetit vetem frutat qe nuk demtojne), shmangie e yndyrave shtazore, kripe e paket ose e moderuar, shume qumesht dhe kos pa yndyrna, mish qe nuk permban dhjam: mish viçi, peshk dhe pule e fresket, por pa lekure. Gjate veres dhe kur temperaturat jane te larta, duhen lengje te fresketa duke predominuar uji pa gaz, dhalle, komposto shtepie, pa shume sheqer. Perveç ketyre mjaft e rendesishme jane konsultat e vazhdueshme me mjekun neurolog, te pakten nje here ne muaj.

Keshilla per te parandaluar iktusin

1. Mjekoni mire hipertensionin arterial
2. Mjekoni mire diabetin e sheqerit
3. Mos abuzoni me duhanin
4. Moderoni konsumin e alkoolit
5. Konsumoni nje diete te pasur me zarzavate dhe fruta
6. Eliminoni yndyrnat shtazore, brumerat dhe sheqernat
7. Tregoni kujdes ne konsumin e kripes
8. Kryeni shume aktivitet fizik

Iktusi ne tru, sherimi mund te vije nga qelizat

Kete hipoteze e hedh neuroshkencetari australian Simon Koblar, sipas te cilit, ne tru mund te injektohen qelizat staminale te marra nga dhembet. Studimi ka zgjatur rreth 8 vjet dhe me ne fund eshte vertetuar se qelizat e pjeses se dhembeve jane treguar me te afta per riparimet e demeve te shkaktuara. Ne fakt, qelizat staminale te dhembeve mund te perfitohen edhe me lehte, duke mos shkaktuar asnje lloj demi. “Kemi marre te dhena nga eksperimentet me minjte e goditur nga iktusi”, tha shkencetari ne nje konference shtypi te zhvilluar ne Adelaide. Ne vijim, ai theksoi se probabilitetin per te pasur qeliza me te shendosha e kane ata qe mbajne nje higjiene te paster dentare. Gjithsesi, ky zbulim i rendesishem mund te aplikohet tek njerezit pas shume vitesh, pasi efekti tek kafshet eshte i ndryshem ne shume raste.

Femrat shtatzena me migrene rrezikohen nga iktusi

Femrat e prekura nga migrena duhet te jene te kujdesshme gjate periudhes se shtatzenise, pasi ato rrezikojne te kalojne nje iktus. Sipas nje studimi amerikan te publikuar ne British Medical Journal, ne studim kane marre pjese rreth 34 mije femra per nje periudhe kohore prej 1 viti, ku jane studiuar rastet shtatzenave me migrene. Pas rezultateve te marra, kerkuesit u bejne thirrje mjekeve te jene tee kujdesshem me femrat shtatzena qe vuajne nga migrena, sepse ajo mund te jete baza e shume problemeve kardio-vaskulare, mes te cilave edhe tensioni i larte.Nga ana tjeter, ky studim nuk ka per qellim te shtyje femrat me migrene qe te mos lindin femije, pasi rreziku per te pasur nje iktus eshte shume i vogel.

STUDIMI:

Frutat me karoten mbrojne nga iktusi

Niveli i larte i karotenoideve ne gjak, antioksidanteve te pranishem te frutat dhe perimet, mund te ule rrezikun per shfaqjen e iktusit (goditje ne tru). 80% e iktuseve jane me natyre ishemike, ndersa pjesa tjeter me natyre hemorragjike. Iktuset e grupit te pare shfaqen kur demtohet nje arterie gjaku ne tru. Rreziku per t’u prekur nga kjo forme iktusi eshte 40 % me e ulet te personat qe kane nivele te larta te karotenoidit ne gjak, ne krahasim me personat qe kane nivele me te uleta. Te pakten ky eshte perfundimi i nje studimi te kryer nga “Physicians’ Health Study” i publikuar ne revisten “Stroke”. Studimi eshte kryer ne mbi 22.000 meshkuj dhe ka nisur qysh ne vitin 1982. Brenda kesaj periudhe, 297 prej ketyre vullnetareve eshte goditur nga iktusi ishemik. Studiuesit kane matur nivelet e antioksidanteve te ndryshem ne gjakun e ketyre vullnetare dhe kane verejtur se rreziku per t’u goditur nga iktusi ishte me i larte te meshkujt qe shfaqnin nivele me te uleta te tre karotenoideve: alfa-karoten, beta-karoteni dhe likopeni. Karotenoidet jane molekula te cilat trupi i konverton ne vitamine A dhe qe konfirmojne ngjyren tipike te karotave, pjeshkave dhe te tipeve te ndryshme te frutave dhe perimeve. Rezultatet e studimit konfirmojne teorine e hedhur nga “American Heart Association”, sipas se ciles dieta duhet te jete burimi kryesor i antioksidanteve. Per kete rekomandohet konsumimi i frutave dhe perimeve te pasura me antioksidante.

Dhimbja e kokes, risk per tu prekur nga iktusi

Grate qe vuajne nga dhimbja e kokes, te pakten nje here ne jave kane nje risk te trefishte per t’u prekur nga iktusi; ato qe vuajne nga dhimbja e kokes nje here ne muaj kane nje risk gati te dyfishte per infarkt. Te pakten keto jane rezultatet e marra nga analizimi i te dhenave te mbledhura nga “eomen’s Health Study”, te prezantuara me rastin e kongresit vjetor te “American Academy of Neurology”, qe sapo ka perfunduar ne Çikago. Studimi i prezantuar ne kongres ka perfshire rreth 30.000 gra me moshe mbi 45 vjeç dhe jane ndjekur per 12 vjet. Shume nga keto gra ne fillim te studimit nuk shfaqnin semundje kardiovaskulare, ndersa ne perfundim te studimit rreth 1300 prej tyre kane shfaqur episode iktusi apo infarkti. Ne brendesi te ketij grupi, ekspertet kane verejtur pranine e nje nengrupi, te te cilet keto episode ndodhnin me nje probabilitet me te larte: Grate qe vuanin rregullisht nga dhimbja e kokes. “Lidhja eshte e qarte, me pak te qarta jane mekanizmat qe e percaktojne. Ka nje interes te jashtezakonshem, per te sqaruar pse ka nje frekuence te larte te cefalese dhe riskut te iktusit, ndersa me i paket me nje infarkt. Gjithsesi do te jene te nevojshme studime te metejshme me te detajuara”, ka deklaruar Tobias Kurth, nje nga autoret e studimit.

Te dhena nga studime

Te pakten ky eshte perfundimi i nje studimi te publikuar ne numrin e fundit te revistes “Archives of Internal Medicine”. Iktusi perfaqeson shkakun e trete te vdekjeve ne vendet ne zhvillim, pas semundjeve kardiovaskulare dhe neoplazive. Kjo semundje prek, por jo vetem, personat e moshes se mesme dhe te moshuarit dhe ka nje kosto te larte socio-ekonomike per pacientet dhe familjet e tyre. Shpesh ne pacientet qe kane qene viktima te iktusit eshte e zakonshme prania e apneas, si qendrore ashtu dhe ostruktive. Studimi i kryer nga nje ekip shkencetaresh te “Departments of Respiratory Medicine” dhe “Geriatric Medicine” kane treguar se apnea shton rrezikun per vdekje te papritur ne kete grup te veçante pacientesh. Nje mekanizem i mundshem qe shkakton rritjen e nivelit te vdekshmerise mes pacienteve qe kane pesuar iktus dhe qe vuajne nga apnea nokturna mund te shkoje deri ne vdekje te papritur gjate gjumit. Kjo sepse gjate ketij fenomeni, shpejtesia e fluksit te gjakut cerebral shtohet njekohesisht me presionin arterial me nje pike prej 5 sekondash pas perfundimit te apneas. Te njejtet parametra ulen deri sa arrijne piken minimale 20 sekonda ne perfundim te apneas, ndersa prania e oksigjenit ne gjak eshte e ulet. Keto ndryshime ne shpejtesine e fluksit cerebral jane nje pergjigje omostatike, por mund te jete e pamjaftueshme; apnea ostruktive nokturne, mund te shtoje rrezikun per ishemi cerebrale.

Ishemia cerebrale

Ishemia cerebrale eshte gjendja e krijuar e mosfunksionimit te nje zone te trurit ose ne pergjithesi nga mungesa e furnizimit me gjak, lende ushqyese dhe oksigjen, krijohet hipoksi encefalite (mungese e oksigjenit ne tru) mungese e lendeve threptike qe krijojne distrofi encefalite, dhe ne vazhdim e siper moskryerja e reaksioneve kimike dhe e metabolizmit ne sistemin nervore qendrore. Ne te gjitha rastet e ishemise ciribrale (qofte topike qofte te pergjithshme) krijohet mosfunksionim topik ose i pergjithshem i trurit nga mungesa e furnizimit me gjak dhe oksigjen, duke krijuar pamundesi te prodhimit te energjive biokimike, nga mungesa e ketyre energjive, qelizat nervore humbasin aftesine e zhvillimit te energjive elektrokimike ne inet nervore te trupit duke shkaktuar keshtu edhe vdekjen e tyre nga mungesa e ushqimit. Pra ishemia shkakton uljen e funksionit te energjive nervore si dhe vdekjen zonale ose te pergjithshme te trurit. Ne saje te ishemise cerebrale mund te shkaktohet  paralize e trupit ose e gjymtyreve, humbja e kujteses, humbja e shikimit, defekt ne te folur, humbja ndjenjave, krijimi i gjendjes se komit, si dhe nuk perjashtohet mundesia per shkaktimin e vdekjes. Te gjitha keto ne saje te ishemise mund te shkaktojne pasoja patologjike te pandrequra ne sistemin nervor qendror si dhe ne sistemet e tjera nervore te trupit.

Shkaqet e ishemise cerebrale

Shkaqet e shfaqjes se ishemise cerebrale jane te shumta. Ato te gjitha arrijne ne nje konkluzion te perbashket, ngushtim ose mbyllje e degezimeve arteriale dhe pengese e depertimit te gjakut per te ushqyer trurin me gjak, perjashtohen vetem rastet  e mosfunksionimit te zemres, pushimit te saj si dhe format e renda anemike (atehere kemi ishemi te pergjithshme). Ishemi te pergjithshme kemi edhe kur bllokohet dhe mbyllet arteria kryesore qe furnizon trurin me gjak e quajtur karotida, e cila ndodh shume rralle por qe nuk perjashtohet mundesia e mbylljes se saj nga nje tromboze e mundshme apo krijimi i ndonje pllake athirmative ose dhjamore, zakonisht ne menyre te shpeshte mbyllja behet ne degezimet e karotides te cilat shperndajne gjakun ne zonat e trurit.

Shkak tjeter i ishemise eshte edhe forma anemike siç eshte ajo e quajtura anemia drepanoqelizore. Anemia drepanoqelizore krijohet nga mungesa e oksigjenit  dhe mosqarkullimi normale i gjakut ne gjymtyret e poshtme dhe ka si rezultat krijimin dhe zmadhimin e qelizave te gjakut, te cilat marrin formen e nje drapri  dhe behen pengese ne qarkullimin e gjakut, rrisin presionin brenda eneve te gjakut duke krijuar keshtu edhe mundesine e formimit te trombozes. Tromboza siç e dine gjate qarkullimit te gjakut mund te vendoset ne nje nga degezimet e karotides duke krijuar keshtu bllokim te depertimit te gjakut dhe ishemine ciribrale (e njejta gje ndodh edhe ne koronaret e zemres qe shkaktohet ishemia miokardite dhe atak ne zemer qe mund te coje ne pushim te perhershem te saj. Shkak tjeter i shfaqjes se ishemise cerrbrale eshte edhe shfaqja e tumoreve ne koke te cilet krijojne presion dhe ngushtim te degezimeve arteriale te trurit dhe pengese te depertimit te gjakut ne tru. Tahikardia dhe vradikardia (format aritmike te zemres) krijojne ngadalesim te qarkullimit te gjakut, duke krijuar mungese tee mases se nevojshme te gjakut ne tru, si dhe ngushtim arterial dhe pengese me ane te proteinave dhjamore. Goditje ne zemer nga nje infarkt i papritur, mund te shkaktoje ishemi cerebrale per arsye se zemra humbet aftesite per te derguar masen e duhur te gjakut ne tru si dhe renia e tensionit te tij, dhe kjo mund te krijoje edhe vdekjen([varet nga masa e infarktit). Gjithashtu, siç dihet, dobesimi i funksionit te zemres con ne ngadalesim teqarkullimit te gjakut dhe ne krijimin e trombozes, (jep mundesi bashkimit te mases se trompimit dhe fibrines). Shkak tjeter qe krijon ishemine cerebrale (edhe miokardite) eshte perdorimi i droges nga narkomanet, duke krijuar keshtu  ngadalesim te funksionit te zemres dhe te qarkullimit te gjakut. Gjithashtu ne ata njerez qe lindin dhe vazhdojne te jetojne me vrime ne zemer (mungese ose elime diafragmatike) te cilet kane qarkullim te gjakut jo te mire, te destabilizuar dhe te pa pasuruar me oksigjen nga komunikimi i anes se majte te zemres me anen e djathte. Pra siç shihet ne te gjitha rastet krijohet mungese e furnizimit te trurit me gjak, e cila çon ne pamundesine e prodhimit dhe te funksionit te energjive nervore. Tjeter shkak eshte edhe e quajtura hemorragjia aparahnoide, qe vjen nga aneurizma e eneve te gjakut ne koke dhe grumbullim i tij ne nje nga membranat qe mbeshtjellin trurin te quajtura aparahnoide. Ne qofte se ishemia ciribrale kemi humbje te aftesive te trurit per te ushtruar funksionin.

Simptomat
Simptomat e ishemise cerebrale jane:

-Marrje mendsh
-Humbje e te shikuarit
-Humbje te ndjenjave qe mund te coje ne gjendje komi
-Paralize zonale te trupit
-Çrregullim i te folurit
-Humbje e kujteses
-Çrregullim i sistemit mendor
-Shenja te depresionit nervor

Terapia

Terapia ishemike ka si qellim furnizimin e trurit me gjak dhe lende threptike me ritem normal dhe te qendrueshem ne sistemin nervore qendrore dhe ne sistemet e tjera te organizmit. Ajo arrihet me terapi te veçante antipiktike duke mbajtur ne gjendje normale mekanizmin e mpiksjes se gjakut, masen e dendesise se tije si dhe elektrolitet e tjera  dhe tensionin e tije (duke luftuar hipo dhe hipertensionin  dhe duke e mbajtur ate ne  kontroll), duke mos lejuar rritjen e proteinave dhjamore te cilat çojne ne krijimin e trashjes se gjakut dhe formimin e shtresave dhjamore ne nenet e gjakut , ngushtimin arterial dhe krijimin e pllakave athirmative qe cojne ne mbylljen e tyre. Gjithashtu duke u munduar te mbajme nje funksion normal te zemres dhe nen kontroll ate si dhe duke luftuar format anemike qe mund te shkaktohen ne organizmin tone. Forme tjeter e terapise ishemike eshte duke luftuar hipoksine dhe hipotermine. Metode tjeter e terapise se ishemise cerebrale eshte edhe nderhyrja kirurgjikale ne pjesen e brendshme te karotides.

Paralizat – hemorragjia cerebrale, duhet bere?

Nese i semuri ka te vjella eshte mire qe te behet kthimi i kokes ne anen e majte me qellim qe te mos bllokohen rruget e frymemarrjes dhe te hiqen protezat kur ato jane.

Si ta parandalojme?

-Kur i semuri ankon per te vjella, dhimbje koke, te dridhura, çrregullime te tensionit dhe te ritmit te zemres, duhet patjeter te beje vizite mjekesore per t’i paraprire paralizes.
-Te kontrollohet rregullisht tensioni tek te semuret me tension te larte, sidomos tek ata me trashegimi familjare te semundjes dhe te mos abuzohet me mjekimin.
-Nje mjekim i rregullt i tensionit te larte te gjakut dhe i çrregullimeve te ritmit te zemres do te parandalonte nje situate te tille.Kjo semundje e rende qe vjen nga gjakderdhja ne tru, ose nga mpiksja e gjakut ne enet e trurit e qe shkakton menjehere humbjen e ndjenjave dhe pushimin e levizjeve, shpeshhere pa ndaluar frymemarrjen e qarkullimin e gjakut, pikerisht per kete arsye damllaja eshte cerebrale.

Simptomat:

1-Paralize e plote e trurit
2-Humbje e vetedijes
3-Humbje e kontakteve me realitetin dhe gjendje shoku
4-Ndalim i frymemarrjes dhe qarkullimit te gjakut.

Kur hemorragjia eshte e brendshme

Rrjedhje e madhe gjaku nga organizmi, ose ne tru (cerebrale). Ne kete rast hemorragjia eshte e brendshme. Hemorragjia cerebrale u ndodh zakonisht personave mbi 60 vjeç. Kjo semundje njihet ndryshe nga populli edhe me fjalet “i ra pika” ose i “plasi gjaku ne tru”.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama