Sulmet me masive nga hakerat

Sulmet me masive nga hakerat

Hakerat sulmojnë rrjete anë e mbanë botës në çdo minutë të ditës. Në shumicën e rasteve, ndodh që këto sulme të parandalohen nga barrierat e sigurisë të rrjeteve, por ndodh dhe që këto barriera nuk janë aq të sigurta dhe hakerat mund të hyjnë lirisht kompjuterat që janë pjesë e këtij rrjeti. Njihuni me sulmet më të mëdha të hakerave të ndodhura në pesë vitet e fundit, të përmbledhura nga "PC World".

1. Adobe (Tetor 2013)

Ky sulm rrezikoi të dhënat e 150 milion njerëzve. Hakerat mundën të aksesonin adresat e email-it dhe fjalëkalimet por dhe të dhënat e kartave të kreditit për 2.9 milion përdorues. Kjo ndodhi sepse hakerat fituan akses në rrjetin e Adobe, ende nuk është zbuluar se si. Për të vjedhur sa më shumë informacion, ata shkarkuan dhe një pjesë të kodit të rëndësishëm të kompanisë Adobe. Pas kësaj Adobe i ofroi viktimave të sulmit, monitorin falas të të dhënave të tyre.

2. Target (Janar 2014)

Nga ky sulm rezultuan 110 milion viktima. U vodhën gjithsej 40 milion numra të kartave të kreditit dhe debitit dhe 70 milion adresave të konsumatorëve. Sipas Bloomberg, hakerat përdorën kredencialet e një kontraktori të Target për të kompromentuar sistemin. 6 muaj pas kësaj ngjarje, CEO i kompanisë u detyrua të japë dorëheqjen.

3. eBay (Maj 2014)

Numri i të prekurëve nga sulmi që iu bë një prej kompanive më të mëdha tregtare online, ishte 145 milion. Hakerat arritën të vidhnin emrat e përdoruesve, fjalëkalimet, email-et dhe të dhëna të tjera. E gjitha ndodhi pasi hakerat kompromentuan sistemin e logimit të punonjësve të kompanisë. eBay u kërkoi përdoruesve të saj të ndrronin fjalëkalimet dhe deklaroi se do të punonte për të rritur nivelin e sigurisë.

4. Home Depot (Shtator 2014)

Sulmi ndaj Home Depot bëri që hakerat të aksesonin 53 milion adresa email-i dhe 56 milion karta krediti dhe debiti. 109 milion klientët e ndikuar nga kjo ngjarje ishin nga SHBA-ja dhe Kandaja. Home Depot deklaroi se hakerat përdorën informacionet e një klienti për të instaluar një maluer në sistemin e check-imit të kompanisë. Pasojat e këtij sulmi arritën deri në vlerën 62 milion dollar.

5. Anthem (Shkurt 2015)

Anthem është një ndër kompanitë më të mëdha të sigurimit shëndetësor. Për fat të mirë, hakerat gjatë sulmit të tyre nuk arritën të vidhnin të dhëna mjeksore por vetëm numrat e sigurisë, informacionet e punonjësve dhe informacione të tjera personale. Hetuesit kanë zbuluar se ky sulm kishte nisur disa muaj më parë dhe mendohet se u sponsorizua nga qeveria kineze.

6. US Office of Personal Management (Qershor 2015)

Sulmi ndaj zyrave amerikane pati një bujë të madhe kudo nëpër media. Si pasojë e këtij sulmi u vodhën të dhënat e 22 milion punonjësve të qeverisë amerikane. Dyshohet se ky sulm është sponsorizuar nga qeveria kineze. Qeveria reagoi shumë shpejt për të neutralizuar sulmin.

7. JPMorgan Chase (Korrik 2014)

Dhe gjigandi i financës nuk mundi ti bënte ballë sulmeve të hakerave. Hakerat fituan akses në emrat, adresat dhe numrat e telefonit të 83 milion klientëve. Sipas prestigjozes New York Times, hakerat përdorën kredencialet e punonjësve për të ndërhyrë në sistem. Kompania mori masa dhe autoritetet arrestuan 4 individë të dyshuar për ngjarje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama