Se shpejti vjen butoni dislike ne Facebook

Se shpejti vjen butoni 'dislike' ne

Rrjeti social më i madh në botë “Facebook”, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të shtojë edhe butonin ‘dislike’ (nuk e pëlqej).

Gjatë një sesioni me pyetje-përgjigje, themeluesi Mark Zuckerberg, u shpreh se butoni “dislike”, do jetë një mënyrë që njerëzit të shprehin ndjeshmërinë e tyre.

Një buton i tillë është kërkuar shpesh nga përdoruesit, që kur rrjeti prezantoi butonin “like” në vitin 2009.

“Njerëzit kanë pyetur rreth këtij butoni për shumë vite. Dhe sot, është një ditë e veçantë, pasi po iu them se po punohet që së shpejti të dalë edhe aplikacioni “dislike”, ka thënë 31-vjeçari.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama