Samsung vjen me nje telefon te ri

'Samsung' vjen me nje telefon te ri

Siç duket, “Samsung” do të vazhdojë ta mbajë, së paku për të ardhmen e afërt, titullin e prodhuesit më të madh botëror të telefonave inteligjentë.

Kompania koreano-jugore së shpejti do të nxjerrë në treg një model të ri smartfoni, në kategorinë ndërmjetëse mes tabletit dhe telefonit, pra me përmasa më të mëdha se telefonat tradicionalë.

Gjatë muajve të fundit kjo kompani shënoi rënie në konkurrencën me gjigantin amerikan “Apple” pasi ky i fundit hodhi në treg “Phone 6”-ën.

Si kundërpërgjigje “Samsungu” do të prezantojë një variant të ri të produktit të tij “Galaxy Note” gjatë një organizimi të posaçëm të enjten në Nju Jork. Modeli i ri do të ketë një ekran shumë të madh, thuajse të ngjashëm me atë e tabletave elektronike, megjithatë pritet të jetë një pajisje elegante dhe e sofistikuar si nga kapacitetet ashtu edhe nga pamja.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama