Rrjeti social Instagram rrit limitin e videove ne 60 sekonda

Rrjeti social Instagram rrit limitin e videove ne 60 sekonda

Rrjeti social Instagram ka filluar ditën e sotme të ofrojë një përditësim i cili bën të mundur për përdoruesit të regjistrojnë dhe shpërndajnë video me minutazh më të gjatë.

Ata që do të përfitojnë nga ky avantazh janë vetëm një grup i vogël përdoruesisht të ciltë do të kenë mundësi të shpërndajnë video 60 sekondëshe tashmë. Instagram premtoi këtë risi edhe për masat “në muajt në vijim.”

Ishin reklamuesit të parët që patën mundësi të ngarkonin në rrjetin social video 60 sekondëshe të cilat natyrisht siç mund të prisni ishin thjesht reklama. Marka të tilla si T-Mobile dhe Warner Bros mund të publikoi video të tilla.

Instagram ofroi mundësinë e shpërndarjes së video tre vite më parë ku përdoruesit mund të pëzgjidhnin mes 13 filtrave dhe të ngarkonin vetëm 15 sekonda. Sigurisht përgjatë kësaj periudhë shërbimi është përmirësuar ndjeshëm edhe me funksionalitete “slow motion”.

Madje mund të ndiqnit edhe numrin e shikimeve, duke rivalizuar kështu aplikacionin dhe shërbimin Vine të Twitter. Instagram e përforcoi këtë front akoma më tej duke prezantuar aplikacionin Moments.

Me limitin 15 sekondësh Instagram fillimisht dëshironte të nxiste përdoruesit të publikonin video eksperiencat e tyre. Tani po u jep mundësi të tregojnë më shumë rreth eksperiencave dhe historive të tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama