Rrjetet sociale? Epidemi e vetmise

Rrjetet sociale? Epidemi e vetmise

Përdorimi i rrjeteve sociale është një ndër aktivitetet më të përhapura dhe më të përdorura nga njerëzit në mbarë botën, e kryesisht nga të rinjtë. Përdorimi i tyre sa vjen dhe rritet dita-ditës dhe shpesh herë duke zëvendësuar jetën reale me atë virtuale.


Pavarësisht faktit se numri i miqve në rrjetet sociale mund të jetë 700 ose më tepër, këto nuk janë tjetër përveçse miq virtualë, ndërsa njerëzit sa vijnë dhe ndihen gjithnjë e më të vetmuar.


Një studim i fundit i kryer nga Universiteti i Oksfordit, ka zbuluar se një person ka mesatarisht rreth 150 miq në Facebook, por vetëm rreth 14 prej tyre do të shprehin shqetësimin në qoftë se atij mund t’i ndodhë diçka e keqe.


Facebook dhe Twitter mund të na bëjë të ndihemi sikur jemi të shoqëruar, kur në fakt nuk jemi aspak, sipas studimit.


Një tjetër studim i kryer në vitin 2010 nga Fondacioni i Shëndetit Mendor, ka zbuluar se personat nga mosha 18 deri në 35 vjeç kanë më shumë gjasa të ndihen të vetmuar se sa personat mbi 55 vjeç.


Në kushtet e mediave sociale, ka studime të cilat tregojnë se si lidhjet që ne kemi krijuar përmes ekraneve tona nuk janë formësuar aq s a ne mendojmë se janë. Ndërsa ne mendojmë se këto mund të na bëjnë më të lidhur, në fakt ndodh e kundërta, ato na bëjnë të ndihemi më të vetmuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama