Priten me shume sulme kibernetike gjate 2016-s

Priten me shume sulme kibernetike gjate 2016-s

Krimi kibernetik po rritet çdo vit dhe kjo për shkak të trafikut që po shtohet sot në rrjet. Por cilat janë sfidat që do të përballet nesër biznesi online?

Shërbimi i Ndalimit të Sulmeve (DDoS) po punon për të minimizuar sulmet që ndodhin në shërbimin online. “Ata kanë fuqinë të ‘shuajnë’ faqet joaktive dhe të ndalin sulmet kibernetike. Viktima të këtyre sulmeve, muajin e kaluar përfshinë Lotarinë Kombëtare Irlandeze dhe BBC-në, ndërkohë që në 2014-n u sulmua loja e famshme ‘Wurm’”, shkruan BBC.

Darren Antsi, teknolog dhe njëkohësisht shefi i sigurimit të kompanisë “Software Networks Arbor”, beson se bota sot është në një garë armësh kibernetike mbrojtëse kundër atyre që përpiqen t’i sulmojnë.

Të sulmosh një ueb-faqe të thjeshtë duhet një kohë e gjatë, por ata që e përdorin një të tillë duhet me patjetër të dinë dhe si ta shmangin një krim të tillë. "I përngjan një sulmi të vogël”, shton për BBC-në zyrtari më i lartë të teknologjisë në shërbim të mbrojtjes së “DDoS”, Xhn Graham-Kaming. /S.J/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama