Miliona foto te Facebook perfundojne ne faqe pedofilie

Miliona foto te Facebook perfundojne ne faqe pedofilie

Gjysma e materialeve dhe fotografive që gjenden në faqet e internetit të pedofilisë, janë burim apo të vjedhura nga imazhet e fëmijëve që prindërit postojnë në internet.

Komisioneri i Australisë për Sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve Alastair MacGibbon tha se, një ekip i hetuesve që kishin kërkuar dhe hulumtuar, kishin zbuluar dhjetëra miliona fotografi të fëmijëve të bëra aktivitetet e përditshme të tilla si noti, sportet apo detyrat e shtëpisë.

Ai i tha se vetë imazhet nuk ishin të tilla provokuese, por komentet bashkangjitur atyre i vishnin një kuptim seksual dhe pervers. Eksperti u shpreh se prindërit nuk kanë asnjë ide se sa lehtë fotot mund të shkarkohen nga të huajt, sidomos nga adresat e atyre prindërve që fotografojnë dhe e publikojnë çdo aspekt të jetës së fëmijëve të tyre.

Mr MacGibbon theksoi se brenda 10 ditëve nga publikimi i fotove, disa në faqet popullore të mediave sociale të tilla si Facebook, Instagram dhe Kik, ishin shpërndarë dhe shikuar 1.7 milionë herë.

Imazhet në faqet pedofilike shpesh vendosen në katalogë me tema të tilla si: "Fëmijët në plazh", "Djemtë e bukur që luajë në lumë" ose "Gjimnastët", së bashku me komentet që i seksualizojnë veprimet e të vegjëlve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama