Merr fund lufta mes Microsoft-it dhe Google-it

Merr fund lufta mes 'Microsoft'-it dhe 'Google'-it

'Microsoft'-it dhe 'Google'-i kanë rënë dakord t’i japin fund luftës ligjore pesëvjeçare në lidhje me patentat. 18 padi janë ngritur mes dy gjigantëve të softuerëve, që lidhen me teknologjitë e përdorura te pajisjet mobile, rrjeti Wi-Fi dhe veçori të tjera.

Detajet e marrëveshjes nuk janë zbuluar akoma, megjithatë në një deklaratë të përbashkët kompanitë njoftuan se “do të bashkëpunojnë për përfshirjen e disa patentave të caktuara”, shkruan “Krokodili.com”.

Mosmarrëveshjet mes dy gjigantëve të teknologjisë kanë filluar në vitin 2010, kur “Microsoft”-i akuzonte “Google”-in për përfshirjen e teknologjisë së saj te sistemi operativ “Android”.

Kjo marrëveshje tregon se kompanitë kanë filluar të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Në fillim të këtij viti, “Microsoft”-i arriti një ujdi të ngjashme me “Samsung”-un, ndërsa këtë javë shefi ekzekutiv i “Apple”-it, Tim Kuk, njoftoi se do të nisë një bashkëpunim me “Microsoft”-in.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama