10 fjalekalimet me te perdorura ne 2015-n

10 fjalekalimet me te perdorura ne 2015-n

“SplashData” ka publikuar një listë me fjalëkalimet më të përdorura nga njerëzit për llogaritë e tyre online në vitin 2015. “SplashData” është kompania për menaxhimin e fjalëkalimeve.

Kjo kompani bëri një analizë të mbi 2 milionë fjalëkalimeve të cilat u thyen gjatë vitit të kaluar dhe ato që janë më të zakonshme dhe më pak të sigurta.

Kështu, shumica e fjalëkalimeve në listën e “SplashData” vijnë nga llogaritë e Europës Perëndimore dhe Amerikës Veriore.

Nuk është aspak surprizë që në krye të listës qëndron “123456” ose “password”, por në “Top 10” të listës ka edhe fjalëkalime të tilla si “welcome” (mirë se vini) apo edhe “football” (futboll).

Ndërkohë, “SplashData”, për një fjalëkalim të sigurt, rekomandon që ai të jetë me 8 ose më shumë karaktere. Gjithashtu, duhet të jetë një kombinim i shkronjave, numrave dhe simboleve.

Kjo kompani sugjeron që të përdorni fjalëkalime të ndryshme për llogari të ndryshme online, pra të mos keni të njëjtën fjalëkalim si për “Facebook”, “e-mail”, “Intagram” apo rrjetet e tjera sociale.

Fjalëkalimet më të përdorua gjatë 2015-s:


1. 123456
2. password
3. 12345678
4. qwerty
5. 12345
6. 123456789
7. football
8. 1234
9. 1234567
10. welcome


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama