Telefonia e levizshme ne Shqiperi (2010)

Telefonia e lëvizshme ne Shqiperi (2010)
Në maj të vitit 1996, Shqipëria u bë një nga vendet e para në rajon e cila liçensoi një operator GSM. Aktualisht janë tri kompani të cilat operojnë në tregun e telefonisë së lëvizshme, AMC, Vodafone Albania dhe Eagle Mobile.

Spektri është i disponueshëm edhe për operatorin e katërt dhe licenca është lëshuar në shtator 2009, megjithëse shërbimi nuk është ofruar ende.. Aktualisht, sipas të dhënave të fund vitit 2009, janë gati 130 celularë për 100 banorë. Rritja e këtij sektori është përshpejtuar në vitin 2008-2009 dhe kompania më e tretë në treg, Eagle Mobile, kishte 260,000 pajtimtarë në fund të vitit 2008 dhe afërsisht 480,604 në vitin 2009/1. Tabela e mëposhtme paraqet ecurinë e pajtimtarëve të telefonisë së lëvizshme.

Sektori i komunikimeve elektronike është një ndër sektorët e ekonomisë Shqiptare me rritjen më të lartë në vitet e fundit. Të ardhurat totale të sipërmarresve të autorizuar nga AKEP-i, për vitin 2008, ishin rreth 500 millionë euro, që përbën 5.76% të GDP-së Shqiperisë 8 665 millionë euro . Katër aktorët kryesorë, Albtelecom (operatori fiks, inkumbent), Albanian Mobile Communciation (AMC), Vodafone Albania dhe Eagle Mobile (tre operatorë celularë) zotërojnë 96% të të ardhurave të gjithë sektorit; Albtelecom (16%), AMC (38%); Vodafone (41%); Eagle Mobile (1%) dhe sipermarresit e tjere (4%).

Figura 1. Të ardhurat e operatorëve të telefonisë celulare dhe fikse 2003-2008
Burimi: AKEP - Dokumenti i Politikave për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë

Sic vihet re dhe nga imazhi me siper, te ardhurat e kompanive te telefonise ne Shqiperi jane cdo vit ne rritje. Perfitimet me te medha i kane dy kompanite celulare te AMC dhe Vodafone dhe dicka me pak perfitime ka Eagle si kompani e re ne treg dhe Albtelecom.

Ndersa ne imazhin me poshte jepet shtimi i numrit te perdoruesve ne secilen nga keto kompani. Sipas te dhenave AMC dhe Vodafone se bashku kane dicka mbi 3 milion abonente, nje shifer teper e larte per realitetin tone.

Përdoruesit e telefonisë Mobile sipas operatorëve për  2003-2009/1
Burimi: AKEP - Dokumenti i Politikave për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë


Ecuria e numrit të përdoruesve të telefonisë celulare dhe norma e penetrimit 2003 – 2009/1
Burimi: AKEP - Dokumenti i Politikave për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë


Sipas kompanive të cilat operojnë në treg, aktualisht më shumë se 99% e popullësisë dhe më shumë se 88% e territorit të Republikës së Shqipërisë mbulohet me sinjal GSM. Në vitin 2008, 93.5% e të gjithë pajtimtarëve i përkisnin shërbimeve me parapagim. Operatorët GSM ofrojnë shërbim zanor, tekst dhe shërbime të gjeneratës 2.5. Shërbimi GPRS është prezent në të gjithë territorin e Shqipërisë, kurse EDGE vetëm në qytetet kryesore.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama