Rikthehet Gerdeci historia e Diverolit dhe Xen Berishes ne film

Rikthehet Gerdeci, historia e Diverolit dhe Xen Berishes ne film

Gërdeci ishte një tragjedi, një histori mes aferash dhe me shumë pikëpyetje të abuzimit të pushtetit, pas së cilës u strehuan edhe persona të kërkuar për trafik ndërkombëtar të armëve siç është rasti i Efraim Diverolit.

Dhe është Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përmes “Hollywood”-it që do të risjellë historinë e gansterëve të Gërdecit, më konkretisht të Diverolit dhe të Shkëlzen Berishës.

Kjo bëhet e ditur në një artikull të gazetës amerikane “New York Daily News”, e cila thekson se filmi do të titullohet “Arms and the Dudes”. Siç thuhet në artikull filmi do të paraqesë historinë e jashtëzakonshme të Diverolit dhe miqve të tij që arritën të firmosnin një mega-kontratë 300 milionë dollarëshe për armatosjen e ushtrisë afgane.

Regjia, do të jetë e Todd Philipps, prodhuesit të Hangover-it, ndërsa nuk ka ende asnjë informacion për aktorët që do të luajnë në këtë film

Filmi mbështetet në librin e gazetarit investigativ Guy Lawson, “Si u bënë tre djem nga Miami Beach trafikantët më të pazakontë të armëve në histori”.

Gazeta tregon një pjesë nga skenari i filmit, ku thekson filmi dotë paraqesë “arrogancën e madhe të një të riu i cili u pasurua shpejt,”. Po ku është roli i djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha?

“Në qoshe të tavolinës qëndronte ulur një djalosh me sy të akullt si të peshkaqenit, i cili nuk fliste. Ishte djali i kryeministrit, një anëtar i “Familjes”, siç njihej rëndom tek shqiptarët. Marrëveshja për të cilën ndodhej atje, më pas do ta çonte Diverolin në burg. 2 milionë fishekët që duhet të dërgoheshin në Kabul nga Tirana, duhej më parë të ripaketoheshin për të hequr germat kineze të kutive origjinale. Shqiptarët i kishin këto rezerva municionesh për dekada të tëra, por gjurmët kineze do t’u shkaktonin “çunave” telashe me ligjin. Me njëmijë e një praktika korruptive, u bë e mundur që municionet të transferoheshin në Kabul” theksohet në artikullin e gazetës amerikane.

Efraim Diveroli, u bë i njohur në Shqipëri si pronari i firmës që falsifikonte origjinën fishekëve kinezë në Gërdec e pas ripaketimit, ia dërgonte ushtrisë amerikane në Afganistan. Ai u arrestua në 2008-tën nga autoritetet amerikane për trafik armësh.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama