Ja pse Princesha Lady Diana mund te jete vrare

Ja pse Princesha Lady Diana mund te jete vrare
Mansfield: Lady D. do bente publike perfshirjen e Britanise ne tregtine e minave
Juristi britanik deklaron se princesha e Uellsit eshte eliminuar me paramendim

Princesha e Uellsit, Lady Diana, mund te jete vrare pasi ajo planifikonte te publikonte fakte se disa zyrtare te larte britanike ishin te perfshire ne tregtine e minave.Kjo piste e re rreth vrasjes se saj eshte hedhur nga njeri prej juristeve me me emer ne Britanine e Madhe i quajtura Michael Mansfield QC. Avokati Mansfield i cili mbrojti Mohamed al-Fayed, babain e te dashurit te princeshes, Dodi al-Fayed, gjate hetimit per vrasjen ka deklaruar per here te pare se Diana kishte nje ditar ne te cilin ishin shkruar te dhena per njerez te perfshire ne prodhimin e minave tokesore. “Te gjithe mbajne mend qe Diana ishte nje aktiviste per çminimin e zonave tç nxehta. Po ashtu te gjithe ne e dime rolin e Britanise ne tregtine e armeve, ne veçanti ate te minave. Per kete çeshtje princesha kishte planifikuar nje udhetim ne Kamboxhia pas atij ne Angola dhe ngritjen e nje instituti per kete çeshtje”, ka deklaruar Michael Mansfield. Duke treguar detaje te reja te panjohura deri me tani, Michael Mansfield, thote se nje numer i madh minash prodhohen ne Britani dhe se nje person shume afer Dianes i ka treguar atij se ajo po pergatitej t’i ekspozonte ata te cilet ishin te perfshire ne kete tregti. Gjithashtu ai deklaroi gjate nje festivali ne Uells se nje kuti me dokumente qe permbante informacione te rendesishme eshte zhdukur. Sipas avokatit Mansfield ai nuk e di se çfare kishte ne ate kuti, por i eshte treguar se brenda saj ndodhej ditari me te dhena rreth tregtise se armeve apo korrespondenca mes saj dhe familjes mbreterore. Duke perfunduar deklaraten e tij, Mansfield tha se ai besonte qe aksidenti i Parisit ku mbeten te vdekur Pirncesha Diana dhe Dodi al Fayed ishe me shume se nje aksident i thjeshte.

Nje princeshe e gjalle

Britaniket kane ditur gjithnje te heshtin, ne drekat familjare ku hahet ne heshtje dhe ne emocionet e forta, shprehur me nje dore ne sup, por, me 6 shtator 1997, ata e tejkaluan veten. Londra, kryeqyteti i madh, ra ne heshtje teksa me shume se nje milion vajtues te Dianes qendruan ne heshtje gjate rruges per ne varreza. Tashme, me shume se nje dekade pas vdekjes se Dianes, me 31 gusht 1997, eshte kthyer ne diçka me te zakonshme se festivali i vajtimit te saj, i cili kulminoi ne funeralin e saj te jashtezakonshem, qe shenoi nje transformim momenti kur virtytet e vjetra britanike dhe vuajtja ne heshtje e “s’duhet qare” dhe “mund te ishte me keq” i liruan rruge katarsisit te shprehur publikisht. “Njerezit e Princeshes” ç’kyçen zemrat, rivendosen vlerat, vendosen triumfin e inteligjences emocionale mbi intelektin e ftohte, mallengjimin mbi traditen.Ne kete tetor do te rifilloje nga gjykata britanike hetimi per vdekjen e saj, hetimi i trete qe do te ekzaminoje aksidentin fatal ne Paris. Pas me shume se dhjete vitesh, Diana eshte akoma britanikja me e famshme ne bote, por disa prej patrioteve te saj mendojne se ajo nuk ka bere me shume sesa ka nderruar fustanet e markave te ndryshme dhe eshte zhvendosur nga nje tabloid ne tjetrin. Ketu hyjne ne loje disa fakte te pakundershtueshme.Diana “shkundi” monarkine britanike dhe shpejtoi modernizimin e saj. Ajo ndihmoi ne reduktimin e paragjykimeve ndaj te semureve me SIDA. Ajo shkoi ne vendet e minuara. Keto jane arritje mjaft te medha per nje grua jo shume te arsimuar, e cila tallej me veten e saj duke u shprehur se ishte “e trashe si nje derrase”. Shtoji kesaj dhe arritjet e nje lloji me te dyshimte, manipulim mjeshteror te imazhit mediatik dhe kjo duhet thene drejt, nje dekade pas vdekjes se saj, Diana mbetet nje prezence e pashmangshme ne jeten britanike, nje fantazme e shqetesuar dhe joshese. Ka ardhur koha per t’u zhytur me thelle, aty ku ajo jeton ende.

Nje jete qe preku

Kur Diana 19-vjeçare e pyeti Çarlsin nese ai e dashuronte, i fejuari i saj i vrazhde u pergjigj “them se po”. Mbreteroret kujtonin se e njihnin dashurine. U ngjante me patriotizmin. Ishte plot respekt dhe valeviste flamuj. Nuk ngasherehej rrugeve apo te ulerinte si nje vajze adoleshente teksa shkulte floket para kengetarit te saj te adhuruar. Dhembshuria e heshtur e britanikeve per Elizabeten II, zor se eshte lekundur ne mbreterimin e saj 54-vjeçar. Kishte nje zbatice nga viti 1998, ne kohen kur Diana gezonte kulmin e vemendjes, por dhe atehere popullariteti i mbretereshes nuk shkonte poshte 66 per qind. Tani ky popullaritet eshte 85 per qind.Padyshim qe gjithnje ka pasur mospajtime. 18 per qind e britanikeve kane kerkuar heqjen e monarkise qe prej vitit 1969. Kjo shifer s’ndryshoi ndonjehere, njesoj si sensi i modes se Mbretereshes. Me pas Diana vdiq dhe per nje jave numri i republikaneve u shtua. Mbreteresha nuk jep kurre intervista, nje politike e mençur qe ka ndihmuar ne ruajtjen e mistikes se potershme te anetareve te familjes mbreterore. Por, ndersa nenshtetasit e saj vajtonin rrugeve, mbi lulet e vyshkura dhe trotuareve, mungesa e Mbretereshes u duk ose i papjekur ose i akullt. Dickie Arbiter, ish-sekretari i zyres se shtypit te Mbretereshes, Çarlsit dhe Dianes, u shpreh se nuk behej fjale as per zemerngushtesi dhe as per papjekuri. “Mbreteresha sigurisht qe do ta nderonte kujtimin e Dianes. Por ajo vendosi qe ne fillim qe te mbante fjalimin e saj menjehere para funeralit. Gjithe ky shperthim erdhi per shkakun se ajo ishte ne Balmoral (keshtjella ne Skoci) ne ate kohe dhe jo me turmen qe vajtonte ne Londer. Por Ulliami dhe Herri (djemte e Dianes) kishin nevoje per te me shume se mijera njerez qe po “i benin xhiro” Klineksit (marke pecetash)”.

Emri i plote: Diana Frances Spencer
1 korrik 1961 – 31 gusht 1997

Titulli: Diana, Princesha e Uellsit
Bashkeshorti: Çarlsi, Princi i Uellsit
Femije: Ulliam dhe Herri
- Diana u shkollua ne “Silvield School”, me pas ne “Riddlesworth Hall”, nje shkolle speciale per djem dhe vajza, ku ajo konsiderohej si nje nxenese me performance te dobet ne mesime.
- Ne vitin 1977, ne moshen 16 vjeçare ajo ndoqi Institutin “Alpin Videmanette” ne Zvicer. Ne ate kohe ajo takoi per here te pare bashkeshortin e saj te ardhshem, i cili ne ate kohe shoqerohej me motren e saj, Lady Sarah.
- Diana shkelqente ne not dhe zhytje dhe deshironte te behej balerine, por nuk e ndoqi dot pasionin e saj per arsye te gjatesise trupore.
- Diana dhe Çarlsi u fejuan zyrtarisht me 24 shkurt, 1981 dhe u martuan me katedralen e Shen Palit me 29 korrik, 1981.
- Pas shume problemeve qe vinin si pasoje e spekulimeve se Çarlsi kishte filluar serish te frekuentonte dashurine e tij te vjeter Kamilen dhe skandaleve te Dianes, ata u divorcuan me 28 gusht, 1996.
- Diana perfitoi nje shume prej 17 milione sterlinash se bashku me nje urdher zyrtar qe nuk e lejonte te bente publik asnje detaj te familjes mbreterore dhe atyre qe kishin ndodhur aty.
- Diana filloi te shoqerohej me Dodi Al-Fajed, me te cilin ajo u shfaq u hapur ne publik dhe u mendua se me ne fund kishte gjetur dashurine e vertete.
- Me 31 gusht, 1997, Diana dhe Dodi Al-Fajed humben jeten pas nje aksidenti tragjik ne Paris.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama