Ardian Vehbiu thirrje Lubonjes dhe Zogajt Terhiquni nga gazeta Panorama merret me debate kurvash

Ardian Vehbiu thirrje Lubonjes dhe Zogajt: Terhiquni nga gazeta Panorama, merret me debate kurvash

Ardian Vehbiu thirrje Lubonjës dhe Zogajt: Tërhiquni nga gazeta Panorama, merret me debate kurvash

Publicisti Ardian Vehbiu ka kërkuar nga Fatos Lubonja dhe Preç Zogaj, që tërheqin shkrimet e tyre nga gazeta Panorama dhe të mos shkruajnë më aty. Kjo, pasi sipas Vehbiut, ajo është një gazetë që merret me
debate kurvash.

Kërkesa e Vehbiut bëhet pas debateve të hapura nga një intervistë e Gjergj Lekës te Panorama, ku aludonte se disa këngëtare kanë qenë dashnore të Sigurimit të Shtetit. Mes emrave të përmendur, kanë qenë edhe ato të Parashqevi Simakut dhe Lindita Theodhorit.

“Më vjen keq që shtypi shqiptar është katandisur në këtë nivel dhe i flet publikut me gjuhën e vulgut; teksa asnjë nga kolegët dhe miqtë e mi nuk proteston. Edhe ata që ndërhynë këto ditë, më tepër e bënë për të vënë në vend “nderin” e këngëtareve të përgojuara nga Leka, dhe shumë më pak për kontekstin ku i detyron të bëjnë debat “Panorama.” Mu ngjitur me muhabetet për kurvat dhe kurvllëqet e tridhjetë vjetëve të shkuara, botonte sot kolegu im dhe albanologu i njohur Matteo Mandalà një opinion për Nilo Catalano­n dhe Kishën e Shën Thanasit.

 

Dje dhe pardje, sërish përbri lapërdhive për këngëtaret, kishin botuar opinione dhe artikuj Fatos Lubonja dhe Preç Zogaj dhe kushedi kush tjetër. “Panorama” ka arritur të tërheqë në faqe protagonistë të rëndësishëm të diskursit publik në Shqipëri – të cilët, mes të tjerash, kanë shprehur jo rrallë shqetësimin e tyre për degradimin e mediave dhe, në veçanti, të shtypit të shkruar. Nuk besoj t’u duket normale, këtyre kolegëve dhe miqve të mi, që fjala e tyre të infektohet nga kontakti me sherrin rreth kurvave, në vitrinën e faqes së gazetës Panorama”, shkruan Vehbiu në blogun e tij “Peisazhe te fjales”.

 


“Shpresoj që kolegët e mi, që botojnë rregullisht në “Panorama”, t’i lexojnë këto radhë dhe të protestojnë ndaj faqes së cilën e nderojnë me shkrimet e tyre; madje edhe duke u tërhequr përkohësisht nga bashkëpunimi, derisa kjo gazetë të ndryshojë politikën e vet editoriale. Shqetësimi im nuk ka të bëjë vetëm me “Panoramën”, por edhe me media të tjera, që nuk mbeten mbrapa, kur është fjala për të mbuluar me të pëgëra njerëz që nuk kanë mundësi të mbrohen; ose për t’u shkatërruar reputacionin personave publikë, të cilët ai reputacion i mban gjallë“, shkruan më tej Vehbiu.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama