Videopergjimi i Sokol Balles-A ishte nje kurth?

Videopergjimi i Sokol Balles-A ishte nje kurth?

Videopërgjimi që i është bërë drejtuesit tv emisionit Top Story, Sokol Balla, publikimi i një filmimi të tij hard në internet dhe qarkullimi në celularv ka nxitur sor reagimet e disave prej komentuesve më të njohur në shtypin shqiptar. Ato konsistojnë në dy pika. Sv pari në denoncimin e përgjimit të jetës private të dikujt. Dhe së dyti në gjykimin e një vendimi të bordit drejtues të  Top Channel, për ta pezulluar për këtë shkak emisionin e Sokol Ballës i cili këtë të enjte ka të ftuar në studion e tij kryeministrin Rama.

Ja se e përshkruan këtë ngjarje botuesi i Shqiptarja.com, Karlo Bolino: “Një furtunë e vërtetë po përplaset në këto orë mbi botën mediatike shqiptare pas publikimit në Kosovë të një videoje hard që tregon gazetarin e njohur Sokol Balla, drejtues prej vitesh në emisionin Top Story në Top Channel, duke bërë seks virtual përpara një veb chat-i. Nga ana tjetër e telekamerës duket fytyra e një vajze, në moshë madhore, që ka regjistruar gazetarin në ato skena të sikletshme. Video ka fluturuar përmes vebit dhe qarkullon prej ditësh në mijëra celularë duke u shndërruar në temën kryesore të debatit, ironisë dhe komenteve nëpër klube, zyra dhe natyrisht media.
Prej tri ditësh Sokol Balla, 41 vjeç, dy divorce të lëna pas krahëve, nuk flet me askënd, përveç se me drejtuesit e televizionit të tij, Top Channel, që ndodhen përpara një dileme: Ta lejojnë apo jo gazetarin të enjten në mbrëmje të dalë në ekran në Top Story, në të cilin për koinçidencë, ka si të ftuar kryeministrin Edi Rama”.

Për të njëjtën ngjarje ka reaguar edhe Mustafa Nano: “Cilido, të cilit do t'i nxirreshin në shesh gjeste të bëra në marrëdhënie intime me të tjerë, do të rezultonte "qesharak" e do të bëhej "gazi i botës". Prandaj, mua m'i sjellin zorrët te goja ata që këto ditë dëgjohen të thonë se skena e filmuar me personazh Kolin ishte"e turpshme, e pështirë, apo ku di unë". Gjestet që vihen re në atë skenë nuk kanë nevojë për asnjë lloj kualifikimi. Janë gjeste të një situate intime. Kaq. Të turpshëm e të pështirë janë ata që nxitojnë ta kryqëzojnë Sokol Ballën për "bëma" që askujt nuk i hyjnë në qese. E nuk kanë pse t'i hyjnë. Mjaft më me këtë gatishmëri namusqare për t'i dënuar personazhet publikë për gjëra që ata i bëjnë në jetën private! Sokol Balla nuk ka abuzuar me interesin publik, me paratë publike, me postin zyrtar. Nuk ka abuzuar as me përgjegjësinë si drejtues i një programi të rëndësishëm TV, e as me normat deontologjike të profesionit të tij. Kjo që ka ndodhur nuk është një pisllik i Sokol Ballës. Kjo është pisllik, madje poshtërsi e ndyrësi e tjetërkujt, është ndyrësi e atyre që këtë video e kanë filmuar, për ta bërë publike”.

Në një shkrim për lapsi.al Baton Haxhiu gjithashtu e dënon atë që ai e quan “Triumf të spiunëve”: “Një mbledhje e bordit të Top Channel, në plan të parë ka të bëjë me një vendim përjashtimi për një veprim personal të një gazetari. Të një kolegu gazetar, të cilit i është keqpërdoruar besimi nga një femër dhe i është publikuar në internet një moment perversiteti.

Nga kush kanë frikë të gjithë ata anëtarë të Bordit të Top Channel që kanë marrë një vendim përjashtimi për këtë video?! Ata akuzues hipokritë, që mbase çdo mbrëmje e bëjnë të njëjtin veprim? Apo ndoshta bordistët kanë frikë nga hipokrizia e tyre?

A mund të më thonë se një veprim i Sokol Ballës, i pakujdesshëm, mund të gjykohet aq ashpër duke i mohuar të gjitha ato që ai ka bërë në jetën profesionale për zhvillimin dhe ndikimin e madh të Top Channel?

Sokol Balla ka mundur të dënohet për disa pakujdesi te tjera profesionale, që ngjajnë me spiunimet e padinjitetshme dhe të pakujdesshme profesionale, sikur këto të internetit, por jo për atë gjest intimiteti. Sepse, po e përsëris: jam i sigurt se të gjithë ata bordistë që e kanë marrë vendimin për përjashtimin e tij, në jetët e tyre kanë bërë veprime të ngjashme me qindra herë”.

Pastaj Mustafa Nano duke u rekur të shpjegojë se c’është në të vërtetë kjo histori tregon se ka tentuar të lidhet në telefon me Kol Ballën: “E kërkova Kolin dje në telefon, megjithatë. E kërkova për t'iu ndodhur pranë. Por nuk ma hapi telefonin. Me siguri, është duke jetuar orë të vështira nën këtë agresion të gardianëve shqiptarë të moralit publik. Kushdo do të ish në të njëjtin hall në vend të tij. E të mos ngutet ndokush të thotë se "unë nuk mund të isha në vend të Kol Ballës, pasi unë nuk do bëja gjëra të tilla të turpshme". Bullshit! Këtu thelbi i ngjarjes nuk është natyra "tepër lapërdhare" e gjestit të Ballës para kamerave të fshehta të dikujt. Këtu thelbi i ngjarjes është që një person po kryqëzohet për jetën e tij intime, që atij i është filmuar me dëshirën e tij, por që i është publikuar pa dijeninë e tij. Dhe kjo, pvrsvris, është e vetmja poshtërsi në këtë mes”.

Një analizë tv mardhënies me gazetarin pas këtij rasti ka tentuar të bëjë edhe Karlo Bolino: “Po atëhere nëse Sokol Balla është viktimë, nuk merret vesh përse Top Channel duhet ta penalizojë më tej?!


Nga ana tjetër, nëse duam të analizojmë atë që ka ndodhur nga pikëvështrimi etiko-moral, gjykimi është akoma më shumë kompleks sepse rrezikon të jetë një gjykim i kushtëzuar nga një dozë e lartë hipokrizie. Aq më tëper në një vend në të cilin politika,  përpara se gazetarët, është fajtore çdo ditë për shkelje etike dhe morale akoma më të dënueshme, por që në fakt nuk dënohen nga askush.

Për të kuptuar se si do të përfundojë procesi ndaj Sokol Ballës duhet pritur akoma disa orë ku mund  të zbulojmë nëse do të dalë në ekran te Topi apo jo. Një vendim i rëndësishëm rreth të cilit po fërkojnë duart konkurrentët që duke filluar nga Tv Klan, duken të gatshëm për të pritur me krahë hapur gazetarin mëkatar”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama