Arkivat sekrete Philby ne aksionin per rrezimin e Hoxhes

Arkivat sekrete: Philby ne aksionin per rrezimin e Hoxhes
Nje nga humbjet me te medha te sherbimeve sekrete me te fuqishme te botes, CIA-s dhe MI6, ka qene padyshim operacioni per permbysjen e regjimit komunist ne Shqiperi ne vitet 1945-1952. kjo disfate e ketyre dy sherbimeve do pranohej shume vite me vone edhe nga kryeministri anglez Toni Bler. Por si eshte e verteta e kesaj disfate te CIA-s dhe MIG-es. Nje dokument sekret amerikan i deklasifikuar kohe me pare nga arkivat e CIA-s ben nje analize te plote te historise se ketij operacioni. Aty tregohet humbjet ne njerez qe pesuan keto sherbime dhe arsyet se pse deshtoi operacioni. Dhe sipas dokumenteve amerikane dhe angleze deshtimi i vetem i ketij operacioni ka vetem nje emer agjenti i dyfishte Kim Filby.

Raporti i sherbimeve sekrete

Permbysja shqiptare eshte nje nga deshtimet me te hershme dhe me te dukshme te operacioneve te kunderzbulimit pas Perdes se Hekurt. Bazuar ne diskutime te gabuara rreth Shqiperise, dhe duke menduar se vendi ishte gati te lirohej nga regjimi stalinist, sherbimi britanik SIS dhe CIA e amerikaneve, nisen nje operacion shkaterrues duke perdorur shqiptare te debuar ose te larguar nga vendi si agjente. Nje urith rus paralajmeroi misionin ne Moske, e cila ne kthim ia referoi informacionin Shqiperise.

Permbysja shqiptare kushtoi jeten e te pakten 300 burrave dhe per nje kohe te gjate ka mbetur nje nga sekretet te ruajtura me me shume fshehtesi te Luftes se Ftohte. Per Perendimin, ai ishte nje operacion i deshtuar dhe poshterues, ndersa per Lindjen, operacioni ishte triumfues, lajmet e infiltrimit Perendimor, do te çonin mesazhin e gabuar permes bllokut komunist.

Historia

Motivi pas operacionit ne Shqiperi ishte relativisht shume i thjeshte. Shqiperia ishte ndare nga Blloku Sovjetik nga Jugosllavia, e cila ishte ndare me Bashkimin Sovjetik te Stalinit ne qershor te vitit 1948. Shqiperia ishte gjithashtu dhe kombi me i varfer ne Evrope. Kishte nje popullsi perreth 1 milion banore, e cila ishte e ndare ne linjat semi-feudale. Shqiperia kishte tre grupime kryesore fetare dhe dy klasave te ndryshme: te atyre njerezve qe zoteronin toke dhe pretendonin per privilegje feudale dhe te atyre qe nuk pretendonin kete gje. Pronaret e tokave, qe ishin vetem 18 per qind e popullsise, zoteronin 95 per qind te tokave te kultivuara dhe po ashtu edhe postet drejtuese kryesore ne pjesen qendrore te vendit dhe ne rajonet jugore.

Ata e kishin refuzuar reformen gjate regjimit te Mbretit Zog dhe shume prej tyre kishin rreshqitur ne te njejtin konservatorizem oriental i cili me ne fund shkaterroi ate qe njehere e nje kohe quhej Perandoria Otomane.Gjate Luftes se Dyte Boterore, shoqeria shqiptare ishte ndare ne disa grupe amorfe: nacionalistet, komunistet, legalistet, tradicionalistet. Te gjitha keto kishin te perbashket ne natyren e tyre te dyja: tribalizmin dhe feudalizmin. Ishte "Fronti Liberal Kombetar" komunist qe dukej fitues, kryesisht fale disiplines ideologjike te rrenjosur ne trupat e tyre, por gjithashtu sepse ata ishin e vetmja force e cila kishte luftuar vazhdimisht italianet dhe gjermanet. Shume nacionaliste dhe legaliste nuk mund t'i mohonin disa bashkepunime me pushtuesit italiane dhe gjermane.

Sidoqofte, Shqiperia ishte ne nje pozicion jo te admirueshem pas Luftes se Dyte Boterore. Greqia deshironte tokat shqiptare nderkohe qe Jugosllavia donte qe Shqiperia t'i bashkohej nje konfederate ballkanike. Vendet aleate nuk njihnin as Mbretin Zog dhe as qeverine republikane ne mergim, ashtu siç nuk e ngrinin çeshtjen shqiptare apo te kufijve te saj ne konferencat e rendesishme te kohes se luftes. Nuk ekzistojne statistika te ne lidhje me humbjet e Shqiperise por Administrata e Rehabilitimit dhe Asistences se Kombeve te Bashkuara raportonte rreth 30 mije shqiptare te vrare nga lufta, 200 fshatra te shkaterruar, 18 mije shtepi te shkaterruara dhe rreth 100 mije njerez te pastrehe. Statistikat zyrtare shqiptare pretendojne per humbje me te medha.

Planet e operacionit

Ne kete kaos te pas luftes qe sundonte ne Shqiperi vendet aleate vendosen te vinin ne zbatim operacionin e tyre. Plani i cili kerkonte uljen me parashuta te monarkisteve ne rajonin e Matit ne Shqiperine Qendrore. Rajoni ishte i njohur si nje fortese e zakoneve shqiptare dhe per me shume lavderohej per besnikerine ndaj mbretit Zog. Plani origjinal ishte qe nese Britania mund te ulte mjaft agjente te stervitur, ata mund te organizonin revolta masive popullore te cilat do te mbeshteteshin nga aleatet.

Ne ate kohe, kjo revolte do te shkaktonte nje lufte civile. Telashi qe kjo do t'i shkaktonte politikes sovjetike e justifikonte plotesisht kete revolte dhe nese do te kishte sukses atehere do te ishte pika fillestare e nje reaksioni zinxhir i revolucioneve popullore ne gjithe Bllokun Lindor. Projekti dukej aq terheqes saqe SIS nuk hezitoi ta vinte ne zbatim. Ishte projektuar deri ne detaje nga nje agjent i cili ishte ne SIS dhe SOE. Shefi i SIS, Stewart Menzies nuk ishte shume entuziast rreth operacionit paraushtarak por e pa ate si nje menyre per te kenaqur shume vete. Veç kesaj, Britania donte qe SHBA te financonte operacionin dhe te ofronte bazat.

Oficeri i inteligjences britanike Ulliam Hayter i cili ishte kreu i Komitetit te Bashkuar te Inteligjences (JIC) arriti ne Uashington ne mars me nje grup te Sherbimit Sekret te Inteligjences (SIS) dhe stafin e Zyres per Marredheniet e Jashtme ku perfshiehj Gladwyn Jebb, Earl Jellicoe dhe Peter Dwyer i SIS dhe nje specialist ballkanik. Te shoqeruar nga nderlidhesi i SIS me Uashingtonin Harold "Kim" Philby ata u takuan me Robert Joyce te Stafit te Planifikimit te Departamentit te Policise se Shtetit Amerikan (PPS) dhe Frank Wisner i cili ishte kreu i Zyres se Koordinimit te Policise (OPC) dhe zyrtare te tjere te inteligjences amerikane siç isthe James Mçarger dhe Frank Lindsay. Mçargar u caktua te lidhej me Philby per çeshtje te perbashketa operative.

Nuk kishte asnje mungese nga shqiptaret anti-komuniste dhe rekrutet i gjeten atyre me shpejtesi kampe per persona te zhvendosur per ate qe britaniket quajten me nje emer kodi "Operacioni i vlefshem", "Djalli amerikan", i perbere 40 per qind nga Fonti Kombetar Balli Kombetar (BK), nje organizate e formuar gjate Luftes se Dyte Boterore si nje program nacionalist i angazhuar per te krijuar Shqiperine e Madhe; 40 per qind nga levizja monarkiste, i njohur si Legaliteti; dhe pjesa tjeter nga fraksione te tjera shqiptare.

Pse deshtuan operacionet kunder regjimit

Ne pjesen e dyte te raportit te arkivave sekrete te CIA-s dhe MI6, behet nje analize e shkaqeve te deshtimit te operacioneve te tyre per rrezimin e regjimit komunist ne Shqiperi. Por humbja me e madhe per sherbimet e huaja do te vinte ne vitet '52-'53, kur ne duart e Sigurimit te Shtetit Shqiptar do te binin edhe disa nga agjentet me te mire si Hamit Matjani e Zenel Shehu. Kapja e ketyre agjenteve do te sillte edhe perfundimin e operacioneve te CIA-s dhe MI6-es per rrezimin e Enver Hoxhes.

Operacioni i vlefshem/i djallit

Me qindra emigrante shqiptare u rekrutuan dhe u derguan ne Malte per te trajnuar nje projekt pilot te "Operacionit te Vlefshem". SIS i sterviti keta burra per te perdorur armet, kodet dhe radion, teknikat e permbysjes dhe sabotimit. Ata u hodhen ne malet e Matit gjate viteve 1947, por deshtuan t'i bindnin banoret e krahines per nje revolte me te madhe. Operacioni vazhdoi deri ne vitin 1949. Pati shume perpjekje sabotimi ne fushat e naftes se Kuçoves dhe ne minierat e bakrit ne Rubik, por asnje sukses ne ngritjen e nje revolte. Me pas, qeveria e SHBA-se e lehtesoi situaten politike, duke derguar nje ndihme. Ne shtator te vitit 1949, sekretari i huaj britanik, Ernest Bevin u dergua ne Uashington, D.C. per te diskutuar Operacionin e vlefshem me zyrtare te qeverise te SHBA-se.

CIA liroi nje raport qe nxori si perfundim se "nje kryengritje e brendshme shqiptare ne kete kohe nuk tregohet, dhe, nese eshte e ndermarre, do te kishte shume pak gjasa per sukses". CIA pohoi se regjimi i Hoxhes kishte nje ushtri te rregullt me 65 mije burra dhe nje force sigurimi me 15 mije te tille. Kishte edhe raporte te tjera te zbulimit se kishte 1 500 keshillues sovjetik dhe 4 mije "teknike" ne Shqiperi qe ndihmonin ne stervitjen e ushtrise shqiptare. NATO ishte e shqetesuar se BRSS po ndertonte nje baze nendetese ne Vlore. Me 6 shtator te vitit 1949, kur NATO u takua per here te pare ne Uashington, Bevin propozoi qe te fillonte nje "kunderrevolucion" ne Shqiperi. Sekretari i Shtetit te SHBA-se, Dean Acheson ishte dakord.

NATO e themeluar si nje aleance mbrojtese ushtarake ne krahinen e Atlantikut verior, tani ishte angazhuar ne fillimin e operacioneve te mbuluara sulmuese kunder nje kombi sovran ne Ballkan. Vendet anetare te NATO-s rane dakord te mbeshtesnin permbysjen e regjimit te Hoxhes ne Shqiperi dhe te eliminonin influencen sovjetike ne krahinen e Mesdheut. Bevin donte ta vendoste mbretin Zog ne fron si udheheqesi i Shqiperise sapo Enver Hoxha te rrezohej. Kete here ishte e nevojshme nje klase me e mire komandosh, dhe per kete arsye iu drejtuan mbretit Zog ne mergim ne Kajro qe te rekomandonte njerez per kete pune. Zogu nuk hezitoi te ofronte te gjithe rojet mbreterore. Shume e pranuan kete mundesi, perfshire dhe kapiten Zenel Shehun, kapiten Nalil Sufa dhe Hamit Matjani, nje agjent, i cili ka qene ne Shqiperi disa here qe nga viti 1946.

 Matjani, i njohur si "Tigri", kishte kurajen dhe mizorine te cilen bashkekohesit e pershkruajne si legjendare. Keta te tre mblodhen nje ushtri te vogel, duke themeluar nje Komitet te Shqiperise se lire ne Itali, Egjipt dhe Greqi si nje front rekrutimi dhe stervitjeje. Me 3 tetor te vitit 1949, grupi i pare i 20 komandove, te njohur si "qipujt" nga SIS, zbarkuan ne bregdetin shqiptar, ne jug te Vlores, i cili ishte ish-territori i Ballit Kombetar. Ky ishte fillimi i "Operacionit te vlefshem". "Qipujt" ishin sjelle permes kanalit te Korfuzit me nje mjet lundrimi, "Stormie Seas". Zyrtaret e zbulimit britanike i kishin stervitur shqiptaret qe ne korrik ne Malte. Forcat e sigurise te qeverise shqiptare i ndaluan komandot, duke vrare kater dhe duke i detyruar te tjeter te largoheshin ne jug te Greqise.

Per dy vite pas ketij zbarkimi, grupe te vogla u larguan rregullisht nga kampet e trajnimit ne Qipro, Malte dhe Gjermani. I gjithe operacioni solli nje seri rremujash. Forcat e Sigurimit Shqiptar i mblodhen kryengritesit si kumbulla te pjekura qe bien nga pema. Rastesisht, autoritetet shqiptare do te raportonin "infiltrime te medha, por te pasuksesshme te armiqve te njerezve" ne kete apo ate krahine te vendit.Infiltrimi i fundit ndodhi disa jave para Pashkeve ne vitin 1952. Ne nje perpjekje te deshperuar per te zbuluar se çfare po ndodhte, kapiten Shehu u hodh me parashute me kapiten Sufen dhe nje operator te radios ne krahinen e Matit. Milicia shqiptare po i priste ne nje vend-takimi, nje shtepi, prone e kusheririt te Shehut, nje mbeshtetes i njohur i Zogut.

 Milicia e detyroi operatorin e Shehut te transmetonte nje sinjal te qarte te bazes se tij ne Qipro. Operatori ishte mesuar te merrej me situata te tilla, duke perdorur nje turjele qe perfshinte transmetimin ne nje menyre qe paralajmeronte se po dergohej nen detyrim dhe keshtu duhet te shperfillej. Por milicia dukej se e njihte turjelen. I gjithe sinjali i qarte u zhduk dhe kater agjente te tjere te mire, perfshire Matjanin, rane me parashute ne nje prite ne Shen Gjergj, prane qytetit te Elbasanit. Ushtria shqiptare po priste ne nje rreth te madh, me armet lart, dhe guerilasit rane ne mes te saj. Askush nuk u dorezua. Ata qe s'u vrane, u gjykuan ne prill te vitit 1954. Si pasoje Shehu, Sufa, Matjani dhe te tjeret dolen para nje gjyqi sa per shfaqje, dhe te gjithe u shpallen fajtore dhe u denuan. Shehu, Sula dhe rojet mbreterore duhet te pushkatoheshin, Matjani te varej. Shume nga banoret vendas, per te cilet dyshohej se i kishin ndihmuar guerilasit, u burgosen dhe u zhvendosen me force gjetke ne Shqiperi. Çfare mbeti nga revolta antikomuniste praktikisht u fshi.

“Informatoret, shkaktare te disfates ne Shqiperi”

Cia-s dhe MI6-s do t'i duhej pak kohe qe te kuptonte arsyet se pse operacionet e tyre ne Shqiperi deshtonin njeri pas tjetrit, duke u sjelle atyre humbje te medha. Nderkaq si shkak per disfaten e tyre sherbyen shume informacionet qe u jepte Kim Philby sovjetikeve si dhe informacioni qe u vinte atyre ne lidhje me gjendjen ne Shqiperi. Pasi ky i fundit, ne te shumten e rasteve ishte krejt i kundert me ate qe merrnin ata nga burimet e tyre ne Shqiperi. Ne pjesen e trete te raportit te arkivave sekrete te sherbimeve te huaja behet edhe nje analize e deshtimit te tyre, duke nxjerre edhe shkaqet e deshtimit.

 Ata guerilas qe mbijetuan nuk kishin dyshim se ishin tradhtuar: "Policia priste gjithmone sa here qe nje barke vinte ne breg. Si mund ta dinin ata se ku do te vinin barkat, nese nje tradhtar nuk do t'u kishte thene? Gjithashtu, njerezit qe kishin qene miqte tane kur u larguam nga Shqiperia nuk ishin me miqte tane kur u kthyem ne Shqiperi". Deri 300 agjente dhe civile qe i ndihmuan u vrane gjate operacionit. Abaz Ermenji, bashkethemelues i Ballit Kombetar (BK) pohoi: "Aleatet tane" donin ta perdornin Shqiperine si nje kavie, pa u shqetesuar per humbjet ne njerez, per nje sipermarrje absurde qe nuk kishte si te mos deshtonte".

Halil Nerguti pohoi: "Ne u perdorem si nje eksperiment. Ishim nje pjese e vogel e nje loje te madhe, gure shahu qe duhet te sakrifikoheshin". Nuk ka dyshim se CIA dhe M16 e perdori operacionin si nje stervitje te nje shkalle te vogel ne ndryshimin e regjimit. Rreziqet ishin te vogla. Deshtimi nuk do te vihej re. Jon H. Richardson, drejtori i Divizionit te CIA-s, Jug-Lindje, perfundoi "Operacionin e vlefshem". Ne vitin 1954, 120 anetaret e "Kompanise 4000" u perqendruan ne ruajtjen e armeve kimike te Forcave Ajrore te SHBA-se, ne jug te Mynihut; ndertesat stervitese te CIA-s jashte Heidelbergut ne Gjermani u mbyllen, ashtu si baza e CIA-s ne ishullin grek. Me kalimin e kohes, shqiptaret qe mbeten u sistemuan ne Shtetet e Bashkuara, Mbreterine e Bashkuar dhe ne vendet e Komunuelthit.

Analiza

Episodi shqiptar ilustroi se sa ndryshe nga realiteti ishte politika perendimore. Si fillim, Shqiperia ishte nje vend i ndare mes vetes dhe parimeve demokratike per cilat keta agjente mund te pretendojne te kene luftuar dhe vdekur, pasi ishin krejtesisht te huaj ne popullsine gjysme te paarsimuar. Se dyti, keta burra perfaqesonin, "Rojet e vjetra" te nje epoke te kaluar, te prirur per te ruajtur privilegjet nje shekull te vjetra. Se treti, forcat e komunisteve ishin nje force e organizuar dhe ideologjikisht e indoktrinuar, kompetente ne qindra beteja kunder italianeve dhe nazisteve.Komunistet gjithashtu moren masa ekonomike per te zgjeruar pushtetin e tyre.

Ne dhjetor te vitit 1944, qeveria pershtati ligje qe i lejonin shtetit te rregullonte tregtine e huaj dhe vendase, sipermarrjet tregtare dhe pak industrite qe vendi kishte. Ligjet sanksiononin konfiskimin e prones qe i perkiste te debuarve politike dhe "armiqve te popullit". Shteti gjithashtu konfiskonte te gjithe pronen e italianeve dhe te gjermaneve, sipermarrjet kombetare te transportit dhe anuloi te gjitha koncesionet e dhena nga qeveria e meparshme shqiptare per kompanite e huaja.

Ne gusht te vitit 1945, qeveria pershtati reformat e para bujqesore gjitheperfshirese ne historine e Shqiperise. Te 100 pronaret me te medhenj, te cilet kishin ne kontroll gati nje te treten e tokes se punueshme shqiptare, kishin prishur te gjitha propozimet e reformave bujqesore para luftes. Reformat komuniste kishin per qellim te nxirrnin shume pronare jashte biznesit, te fitonin mbeshtetjen fshatarake dhe te rrisnin prodhimet e fermave per te hequr urine.

Qeveria anuloi borxhet e papaguara bujqesore, i dha fshatareve leje per te perdorur pa pagese uje per vaditje dhe shtetezoi pyjet e kullotat. Nen Ligjin Agrar, i cili rishperndau rreth gjysmen e tokes se punueshme shqiptare, qeveria konfiskoi pronen qe i perkiste pronareve mungestare dhe njerezve qe nuk mbaheshin nga bujqesia. Ata pak fshatare me makina bujqesore u lejuan te mbanin 40 hektare toke; zoteruesit e tokes se institucioneve fetare dhe fshatareve pa makina bujqesore iu dha 20 hektare. Fshataret pa toke dhe fshatareve me prona te vogla iu dha 5 hektare, megjithese duhet te paguanin kompensime formale. Keshtu qe fermat me godina te vogla zevendesuan pronat e medha private ne te gjithe Shqiperine.

Nga mesi i vitit 1946, fshataret shqiptare po kultivonin me shume toke dhe po prodhonin me shume miser dhe grure se kurre me pare. Keshtu baza e pushtetit kishte ndryshuar nga elita e vjeter ne nje te re. Edhe komunistet kishin mbeshtetjen e disa nacionalisteve per llogari te planeve plot piper te jugosllaveve per nje Federate te Ballkanit, te cilet do ta kishin shfuqizuar pavaresine e Shqiperise dhe do ta kishin bere vendin nje republike jugosllave. Edhe sikur Kim Philby te mos kishte bere ate qe beri, ka shume gjasa qe penetrimi i grupeve emigrante shqiptare nga te huajt dhe agjentet komuniste shqiptare do te kishte shkaterruar permbysjen shqiptare.

Kush ishte Kim Philby

Ai ka qene ne nga agjentet e sherbimit sekret anglez qe ka bere nje loje te dyfishte duke punuar njekohesisht edhe per sherbimet sekrete ruse. Qe ne moshen 22 vjeçare ai filloi te punoje njekohesisht per te dy spiunazhet. Ai arriti te rekrutoje per llogari te sherbimeve sekrete sovjetike edhe dy shoke te tij te universitetit te Kembrixhit, Guy Burgess e Donald McLean. Kim Philby do t'u jepte nje informacion te bollshem sovjetikeve ne lidhje me planet e amerikaneve dhe anglezeve per rrezimin e regjimit komunist ne Shqiperi ne vitet 1945-1952. Informacionet e tij, sovjetiket do ua transmetonin sherbimeve sekrete shqiptare gje qe do sillte edhe deshtimin e planeve te CIA-S dhe MI6-es. Ai do ngjitej ne shkallet me te larta te sherbimit anglez. Pas zbulimit te tij si agjent i dyfishte ai do arratise per ne Bashkimin Sovjetik ku do pritej si hero. Kim Philby jetoi ne BS derisa vdiq ne vitin 1988.

Kush eshte Hamit Matjani

Ai rridhte nga nje familje fshataresh, me origjine nga rrethi i Matit, te cilet ishin shperngulur nga fundi i shekullit te kaluar e ishin vendosur afer Peqinit, duke formuar fshatin me emrin Matjan. Hamiti per here te pare u be i njohur dhe mori fame te madhe pas kthimit te tij nga Italia ne vitet '30-te, ku mbaroi nje shkolle dy-vjeçare per xhandarmeri ne Milano. Pas asaj shkolle, ai u emerua komandant xhandarmerie ne rrethin e Lushnjes. Ne vitin 1935, ai lozi nje rol shume te madh e dominant ne shtypjen e rebelimit antiqeveritar qe njihet si Kryengritja e Fierit. Duke e ditur besnikerine e Matjanit karshi mbretit Zog, oficeret antizogiste me ne krye kapitenin Riza Cerova, kishin pritur largimin e tij per ne nenprefekturat e Beratit per inspektim dhe pastaj kishin shperthyer kryengritjen.

Matjani menjehere u kthye ne zonen e Fierit e Lushnjes dhe me forcat e tija besnike goditi forcat antiqeveritare duke e shtypur rebelimin. Gjate zbarkimit te forcave italiane me 7 prill 1939 ai organizoi rezistencen e armatosur ne Vlore. Per ate gje Matjani u arrestua nga forcat italiane dhe doli para gjyqit ushtarak ku ju dha denimi maksimal me vdekje, por ai mundi te arratisej. Ne vitin 1943, kur kapitulloi Italia fashiste, Matjani e emerua komandant xhandarmerie ne zonen e Peqinit. Nga mesi i vitit 1944, kur forcat komuniste kontrollonin gati te gjithe jugun e vendit, Matjani u largua perseri nga xhandarmeria dhe doli ne mal, duke krijuar nje çete te vogel. Ai luftoi me çeten e tij forcat komuniste deri ne vitin 1947 dhe me pas u arratis per ne Greqi. Ai do zbarkonte perseri ne Shqiperi me nje grup njerezish ne vitin 1953, me detyre per te permbysur regjimin komunist. Por Matjani nuk arriti ta realizoje dot kete, pasi u kap vetem pak momente pasi ishte hedhur me parashute dhe me vone do denohej me vdekje.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama