Mjekesia amerikane Ja si sherohen semundjet me te shpeshta

Mjekesia amerikane: Ja si sherohen semundjet me te shpeshta
Jo rralle here pyesim: Si te kemi nje jete te shendetshme dhe nje jete sa me te gjate? Pergjigjen e gjeni te detajuar me te gjitha keshillat qe duhet te ndiqni, ne suplementin e sotem ne gazeten “Tirana Observer”. Vjen ne forme te permbledhur nje guide mjekesore me semundjet universale duke u mbeshtetur ne nje studim qe revista amerikane “Time” publikoi muajin e fundit te ketij viti rreth arritjeve te realizuara nga mjekesia dhe shkenca gjate ketij viti.

Ne kete suplement trajtohen 36 semundje, shkaktaret dhe simptomat me te cilat ato shfaqen; gjendje ne te cilat gjendet njeriu si gjumi, pagjumesia, jetegjatesia; faktore me rendesi jetike apo edhe te demshem si uji, alkooli, duhani, etj. eshte mjekesia moderne ajo qe ze pjesen me te madhe ne faqet e gazetave dhe revistave ne bote. Gjithashtu dhe interesimi per shendetin eshte ne rritje, nga ana tjeter kemi nje zhvillim te madh te studimeve mjekesore. Guida e revistes “Time” ka marre te gjitha semundjet me ane te shkronjave te para te alfabetit dhe renditur me to, ka shpjeguar edhe semundjet qe shqetesojne me se tepermi njerezit. Astma, alergji, anemia, diabeti, ekzema, hipertensioni, migrena e shume te tjera vijne ne nje suplement ne faqet e “Tirana Observer” te perkthyer sipas origjinalit ne revisten “Time”. Pa lene pas edhe semundje te tjera si meningjiti, qe kohet e fundit duket se ka shperthyer si virus. Apo parkinsoni, kanceri ne prostate, poliomieliti. “Tirana Observer” jep nje permbledhje te ketyre semundjeve, simptomat me te cilat ato shfaqen dhe keshillat qe duhet te ndiqen. Ajo qe ka me shume rendesi dhe qe e gjeni ne suplementin e sotem, eshte pergjigja e pyetjes: Si te kemi nje jete te shendetshme dhe nje jete sa me te gjate?

ACUPUNCTURE (AKUPUNKTURA)

Trajtimi me akupunkture konsiston ne nguljen e gjilperave ne trup, veçanerisht ne shpine. Studimet e realizuara nga disa eksperte amerikane kane treguar se trajtimi me akupunkture rrit mundesine e femres per te ngelur shtatzene. Ky trajtim ne rastet kur femra ka veshtiresi per te ngelur shtatzene shoqerohet edhe me transferimin e embrionit invitro. Keto studime kane treguar se grate te cilat bejne trajtime akupunkture kane rreth dy here me teper mundesi per te ngelur shtatzene. Edhe ne rastet e futjes invitro te embrionit ne miter, akupunktura rrit ne 50 per qind mundesine per shtatzeni. Akupunktura ndihmon per t’u relaksuar dhe çlodhur. Nje trajtim i tille eshte efikas kunder gjendjeve te stresit.

AIDS (sida)

AIDS rrjedh nga gjuha angleze Acquired Imunodefficiency Sindrom apo SIDA qe rrjedh nga gjuha frenge, Syndrome d’Immuno Déficience Acquise. Nga te dy emrat kuptohet se AIDS eshte sindromi i fituar nga virusi i cili demton sistemin e imunitetit. AIDS eshte nje koleksion i infektimeve dhe kacereve te rralla qe njerezve me HIV pozitiv mund t’iu zhvillohen. Nese nje person me HIV semuret me njeren nga keto semundje te veçanta, atehere do te thote se vuan nga AIDS. Shume nga keto organizma qe i shkaktojne keto semundje jane mjaft te zakonshme dhe relativisht te pademshme per personat me imunitet te shendoshe. Megjithate, te personat me imunitet te demtuar keqesisht, mund te shkaktojne semundje serioze dhe vdekje. Kater menyrat kryesore per t’u infektuar me HIV jane: Duke pasur marredhenie seksuale vaginale dhe anale pa perdorim te kondomit me dike qe eshte i/e infektuar me HIV; duke marre droge me pajisje te injeksioneve qe eshte e kontaminuar me gjak te infektuar; foshnjat gjate shtatzenise nga nenat e infektuara me HIV, gjate lindjes apo ushqimit me gji; me injeksion apo transfuzion gjaku nga personi i infektuar. HIV nuk ngjitet nga kontaktet sociale ditore, si: Puthjet ne faqe, prekjet, perqafimet, takimi me duar, larja ne pishine, etj.

ALZHEIMER (ALZHEIMER)

Me kalimin e moshes shfaqen simptoma te ndryshme, te cilat tregojne se nje person ka probleme me kujtesen. Keto simptoma nuk jane te qarta, sepse mund te duken krejt normale ne disa situata ose duke u bazuar ne faktin se ka te beje mosha. Rreth 85 per qind e gjashtedhjetevjeçareve ne te gjithe boten vuan nga humbja e kujteses. Kjo perben nje nivel epidemiologjik shume te larte. Ka raste kur semundja e kujteses, e njohur si sindroma Alzheimer, lind edhe para moshes 65-vjeçare, por keto raste jane te rralla dhe karakterizohen nga histori te veçanta. Sistemet shendetesore te vendeve perendimore kane humbje shume te medha prej kesaj semundjeje. Nderkohe qe, sipas specialisteve, rreth moshes 40-vjeçare nisin te shfaqen simptomat e para te humbjes se kujteses. Simptomat vijne si rezultat i demtimit te qelizave nervore, te cilat ngadalesojne percjelljen e sinjalit per ne tru dhe anasjelltas. Per kete shkak keta persona harrojne dhe me kalimin e kohes kjo simptome behet edhe me e theksuar. Nje simptome tjeter eshte anomia, mosgjetja e emrave dhe fjaleve gjate diskutimeve. Femrat jane me te prekura nga kjo sindrome dhe kohet e fundit vihet re nje rritje e numrit te te prekurve nga kjo semundje.

ASTHMA (ASTMA)

Astma bronkiale, nje semundje kronike serioze, qe dita-dites po shpeshtohet dhe futet nder problemet shendetesore boterore. Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, prej 1965-1983, sulmet astmatike u katerfishuan, ne Angli u trefishuan; nga kombinimi i faktoreve mjekesore, shoqerore, psikike dhe te faktoreve te ambientit jetesor. Shkaktaret e astmes, si edhe te semundjeve tjera atopike, jane alergjenet e ambientit jetesor dhe te disa llojeve te ushqimit. Astmen e shkaktojne poleni apo pluhuri i shtepise. Rolin kryesor ne shfaqjen e astmes e luan trashegimia. Trashegohet paraprirja per te reaguar me manifestime alergjike ne kontakt me alergjenet e caktuara; ne rastin e astmes me reagime pezmatuese alergjike te mukozave bronkiale, qe manifestohet me sulme astmatike. Pra, per t’u shfaqur astma, nevojitet prirja e trasheguar dhe kontakti me lenden alergjike.

AVIAN FLU (GRIPI I SHPENDEVE)

Avian flu ose gripi i shpendeve eshte nje problem tjeter qe shqeteson si mjeket edhe shkencetaret. Semundja po perhapet permes shtegtimit te zogjve. Shpende te infektuar jane gjetur ne Azi dhe Evrope, dhe mendohet se eshte vetem çeshtje kohe kur virusi vdekjeprures do te arrije te perhapet nga njeriu tek njeriu. Ekziston frika qe nje epidemi e gripit te shpendeve mund te perhapet me shpejtesi, siç ndodhi me gripin e shpendeve ne vitin 1918, kur 20 milione deri ne 50 milione njerez humben jeten per shkak te kesaj semundjeje. Deri tani nuk eshte zbuluar ndonje vaksine kunder ketij virusi.

ALCOHOL (ALKOOLI)

Alkooli shkakton gjendjen e te dehurit, ne te cilen Sistemi Nervor Qendror nuk arrin te kontrolloje veprimet e vullnetshme apo te pavullnetshme te personit ne fjale. Por demi me i madh vjen nga perdorimi afatgjate. eshte vertetuar se per çdo 1 liter alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, te parikthyeshme te trurit. Keshtu qe perdorues kronike te alkoolit, me kohe e çojne personin drejt demences (skizofreni, marrezi), degjenerimit mendor etj. Pra, alkooli demton pa perjashtim te gjitha organet e trupit, po ashtu si edhe duhani. Konsumimi per nje kohe te shkurter i nje sasie te madhe pijesh alkoolike rrezikon per pankreatit akut qe mund te çoje deri ne rrezikimin e jetes se personit ne fjale.

ANEMIA (ANEMIA)

Anemia eshte nje nder çrregullimet me te shpeshta te gjakut, qe rezulton nga pakesimi, renia e numrit te rruazave te kuqe te gjakut ne organizmin e njeriut. Ky lloj çrregullimi mund te sjelle probleme te pariparueshme shendetesore, si rezultat i uljes se nivelit te hemoglobines ne rruazat e kuqe, e cila eshte nje nder komponentet perberes me te rendesishem te rruazave te kuqe te gjakut, qe ben transportimin e oksigjenit ne te gjitha indet e organizmit. Komplikacionet e shkaktuara jane te shumellojshme. Shkaktaret e anemise jane te shumte, por nder me te rendesishmit mund te veçohen si: Shkaterrimi i tejskajshem i rruazave te kuqe, humbja e gjakut si pasoje e shume faktoreve, prodhimi dhe rigjenerimi i pamjaftueshem i rruazave te kuqe te gjakut, etj. Por anemia rrjedh edhe nga shkaqe te tjera perveç ketyre qe permendem me lart, siç jane: Çrregullimet e trasheguara ne organizmin e njeriut, kequshqyerja, si mungesa e hekurit dhe vitaminave, infeksionet e ndryshme, prezenca e disa kacereve, ekspozimi ndaj medikamenteve toksike. Anemia shfaqet ne disa menyra.

ALLERGY (ALERGJIA)

Alergjia apo kunderveprimi alergjik eshte ai veprim qe ndodh kur sistemi i imunitetit te trupit kundervepron ndaj diçkaje qe zakonisht nuk te ben ndonje dem. Ajo qe shkakton alergjine quhet alergjen. Alergjite mund te shkaktojne shfaqjen e nje sere simptomash, te cilat varen nga sa serioze eshte alergjia. I njejti alergjen mund te jape simptoma te ndryshme ne njerez te ndryshem. Disa nga simptomat e shkaktuara nga alergjite mund te shkaktohen edhe prej gjendjesh te tjera. Alergjenet me te zakonshem jane: Ushqime te ndryshme, poleni i luleve, bari, pemet, shkurret, pluhuri i shtepise, ilaçet, myshku, nikeli, alkooli, thumbimi i bletes apo i ndonje insekti tjeter, etj. Shume alergjike nuk e dine se jane te tille deri ne çastin kur trupi u kundervepron ne menyre alergjike. Ne nje rast te tille njeriu duhet te shkoje te keshillohet me mjekun, sepse ndonese alergjia nuk mund te quhet drejtperdrejte si semundje, simptomat qe te jep mund te marrin permasa dramatike. Me ane te provave ne lekure mjeku arrin te gjeje ndaj kujt kundervepron trupi. Ne kete menyre alergjiku mund te perpiqet t’iu shmanget vendeve me alergjene te fuqishem, por kjo gje nuk eshte gjithnje ne dore te tij. Ne kete rast vuajtjet mund te pakesohen me marrjen e ilaçeve Antihistaminike ose ne raste te veçanta Kortizoni. Ilaçet antihistaminike mund te japin pasoja anesore si lodhje trupore, perkeqesim ne perqendrim dhe ne aftesi per te reaguar.

GOUT (CERMA)

Cerma eshte nje semundje e kyçeve qe ne shumicen e rasteve rezulton ne inflamacion te kyçeve qe vjen pa “paranjoftim” dhe jep shume dhimbje. Arthritis urica i njohur ne gjuhen e popullit si cerma, perdhesi, eshte inflamim i kyçeve. Shpesh ndikohet vetem nje nga kyçet. Ne rastet me te zakonshme eshte kyçi i gishtit te madh te kembes qe inflamohet. Inflamacioni vjen i shkaktuar nga krijimi i kristaleve te acidit urik ne kyçe. Acidi urik eshte nje produkt qe krijohet ne trup kur organizmi shperben nje grup substancash te quajtura purina. Keto substanca jane pjese perberese te te gjitha qelizave te trupit. Ato gjenden edhe ne ushqime. Nese koncentrimi i acidit urik eshte shume i larte mund te krijohen kristale ne radhe te pare ne kyçe. Nje tjeter vend ku kristalet mund te grumbullohen jane veshkat dhe ne keto raste keto kristale formojne gure ne veshka. Sasia e acidit urik qe gjendet ne gjak varet nga sasia qe krijohet ne trup, si dhe nga sasia e acidit qe nxirret nga trupi nepermjet urines. Permbajtja e larte e acidit urik nuk shkakton perdhes ne te gjitha rastet. Nga te gjithe personat qe kane sasi te larte acidi urik ne gjak eshte vetem nje numer relativisht i vogel qe vuan nga perdhesi. Perhapja e perdhesit eshte me e larte nder meshkujt dhe te moshuarit. Per burrat mbi 40 vjeç perdhesi eshte arsyeja kryesore e semundjes se kyçeve, pra, kyçet zbuten dhe enjten. Meshkujt vuajne me shpesh se femrat nga kjo semundje. Rreziku i semundjes rritet me moshen. Sasia e acidit urik rritet sa me i madh ne moshe te jete personi. Femrat kane sasi me te ulet te acidit urik ne gjak deri ne periudhen e menopauzes, pastaj acidi urik i grumbulluar rritet edhe tek ato.

TEA (ÇAJI)

Te kalosh ne trupin tend nje sasi te caktuar çaji eshte kura me e vjeter popullore per te luftuar semundjet e ndryshme. Kjo realizohet me zierjen e barerave te ndryshe te gjendura ne natyre. Mjafton te kujtojme ndjesine qe pasi ke pire nje çaj kamomili. Por gjithsesi edhe me perdorimin e çajit nuk duhet tepruar. Çaji dhe kafeja permbajne substanca toksike, te cilat demtojne inde te ndryshme te organizmit dhe sjellin mundesite per vdekje te hershme. Çajit i nevojiten rreth 6 ore per te shkaterruar metabolizmin e trupit dhe per te shfaqur shqetesime te ndryshme per organizmin. Konsumimi i vazhdueshem i çajit dhe kafes thuhet se demton qelizat e gjakut, koagulimin e tyre ne raste plagosjesh, dobeson nervat dhe shfaq gjendje te shpeshta nervoziteti, si dhe dobeson kontrollimin nga truri te shume funksioneve qe ndodhin ne trupin e njeriut.

DOeN SYNDROME (SINDROMI DOeN)

Perveç semundjeve gjenetike, ka nje grup semundjesh kromozomike, prej nga dalin personat me sindromen doen ose te quajtur ndryshe “sindroma e mongolizmit”, per shkak te formes se terhequr te syve. Kjo semundje, qe ne gjuhen popullore quhet “prapambetje mendore”, shkaktohet nga nje kromozom me teper. Personat doen kane tre kromozome 21, ne vend qe te kene vetem dy. Sindroma doen shfaqet me dendur te grate shtatzena mbi 35 vjeç. Nga 1 ne 1350 raste, probabiliteti qe nje grua te kete nje femije doen me kalimin e viteve shkon ne 1 ne 50 raste, pas moshes 40 vjeç. eshte e domosdoshme qe grate shtatzena mbi kete moshe, te bejne analizen e semundjes kromozomike. Nese keto kontrolle realizohen, atehere edhe lindjet e femijeve me probleme apo sindromen doen zvogelohen.

DIABETES (DIABETI)

Diabeti eshte çrregullimi i metabolizmit qe reflektohet ne paraqitjen e sasise jonormale te glukozes ne gjak, si pasoje e rezistences se qelizave te gjakut ndaj insulines apo si pasoje e sasise se vogel te insulines se sekretuar nga pankreasi. Jane dy gjendje qe mund te shkaktohen nga diabeti i sheqerit, hiperglicemia (niveli i larte i glukozes) dhe hipoglicemia (niveli, i ulte i glukozes). Terapia e ilaçeve mund te parandaloje perparimin e metejshem te diabetit tek miliona njerez te cilet kane nje stad te larte te rrezikshmerise te semundjes, shume studime sugjerojne menyrat e duhura per ta. Top of Fo….Gati 5 per qind e popullsise se botes eshte e semure me diabet dhe gati 7 per qind jane para diabetike. Kjo lloj semundjeje zhvillohet zakonisht ne moshe madhore dhe tek pacientet te cilet kane nivel te larte te sheqerit ne gjak, sepse qelizat e tyre jane bere rezistente ndaj insulines, hormoni qe stabilizon ngritjen e sheqerit ne gjak. Ne SHBA 20 milione njerez, pra, 7 per qind e popullsise jane te semure me diabet dhe gati 54 milione jane para diabetike, megjithese shume prej tyre nuk jane ne dijeni. Ne Evrope 8.4 per qind e moshes madhore te popullsise jane diabetike dhe 60 milione jane para diabetike. Nga 1000 paradiabetike, te cilet jane kuruar me kalofon, rreth 144 raste jane parandaluar ne perparimin e semundjes, kurimi i se ciles kerkonte fatura marramendese. Pas nje sere studimesh dhe testimesh te kryera ne paciente ne mbare boten, rezulton se te semuret me diabet kane me shume mundesi dhe jane me te ekspozuar se nje njeri i shendetshem, te preken nga nje semundje e dyte e cila pergjithesisht eshte shume e kushtueshme per t’u kuruar, ku mund te permenden semundjet e ndryshme te zemres apo demtime te veshkes.

SMOKE (DUHANI)

Duhani mbahet si nje nga faktoret kryesore ne demet Arteriosklerotike te eneve te gjakut, qe ne vetvete shkakton semundje iskemike te zemres, infarktin e zemres, demtim te Sistemit Nervor Qendror, si edhe te shume organeve te tjera. eshte vertetuar se semundjet iskemike jane te pranishme 3.4 per mije tek ato qe nuk pine duhan dhe 7.4 per mije tek ato qe pine duhan. Tek ata qe pine 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumi i duhanit shton rrezikun per vdekje te papritur, keshtu tek ata qe pine nje pakete cigare ne dite rreziku per vdekje te papritur pesefishohet. Monoksidi i duhanit, nje nga perberesit e tymit, pakeson oksigjenin ne gjak, nderkohe qe nikotina, nje nga perberesit e duhanit, shton punen e zemres dhe te dyja shpejtojne formimin e trombociteve qe ngushton dhe bllokon anet e gjoksit.

ECZEMA (EKZEMA ATOPIKE)

Ekzema atopike, e cila shpesh quhet ekzema femijerore ose vetem ekzema, eshte pezmatim i lekures qe shkakton puçrra te kuqe ne lekure, e ben lekuren te thate dhe me luspa qe zakonisht shkaktojne kruajtje te madhe. Ne lekuren e pigmentuar pezmatimi paraqitet me ngjyre si me te purpurt ose ngjyre kafe dhe lekura e vrazhde mund te jete si nje karakteristike dominuese. Puçrrat mund te pikojne dhe lekura mund te formoje kore. Ekzema ka tendence zhvillimi te femijet e moshes pas 2-4 mujore. Te shume femije ekzema permiresohet me rritjen e moshes. Edhe pse nuk i dihet shkaktari, zakonisht kete ekzeme e lidhin me semundjet alergjike (atopike) te astmes dhe alergjise “hay fever”. Ekzema atopike (alergjike) paraqitet te foshnjat. Shpesh shfaqet se pari ne faqe, te cilat nisen te pezmatohen dhe te thahen. Lekura mund te jete e skuqur ose ne lekuren e pigmentuar paraqiten hije te purpurta, ngjyre kafe ose edhe te bardhe. Mund te zhvillohet ne balle dhe lekure te kokes. Krahas me rritjen e foshnjes, ekzema ka tendence zhvillimi ne trup dhe ne duar nga ana e perparme e berrylave si dhe ne kembe prapa gjunjeve. Gjithashtu mund te paraqitet edhe rreth nyjeve te dores dhe te kembes. Ne femijeri te mevonshme ekzema zakonisht me rralle paraqitet ne fytyre, por puçrrat mund te paraqiten prapa vesheve dhe rreth syve. Ekziston nje shoqerim mes ekzemes dhe konditave te tjera alergjike, por ne shumicen e rasteve nuk eshte gjetur ndonje alergji e dukshme ndaj çfaredo substance qe mund ta shkaktoje ekzemen.

HAIR (FLOKeT)

Floket kane nje rendesi shume te madhe per estetiken e njeriut. Renia e tyre eshte e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por me e theksuar eshte tek meshkujt. Por, perse bien floket? Renia e flokeve ashtu si ngjyra e syve, eshte nje tipar i trashegueshem. Me kalimin e kohes floku behet i holle dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet qe provokojne renien e flokut jane te transmetueshme nga te dy prinderit. eshte i kote riti qe ndiqet shpesh nga prinderit per te qethur femijet e vegjel, ne menyre qe te rritet dhe shtohet floku. Nese njeri nga prinderit vuan renien e flokut, ajo do transmetohet tek femija, nese ai ka marre gjenet e tij. Por nga ana tjeter nuk eshte e thene qe prindi vuan renien e flokut dhe patjeter duhet ta kete dhe femija. Kjo eshte ne varesi se nga cili prind i jane transmetuar gjenet femijes. Pikerisht me kete fakt shpjegohen dhe rastet e shumta qe ndodhin brenda nje familjeje, ku njeri vella eshte tullac, ndersa tjetri ka nje dendesi te madhe te flokeve. Renia e flokeve fillon qe 20 vjeç, por ajo vihet re vetem kur personi arrin 30 vjeç. Renia e flokeve nga trashegimia eshte tipike ne pjesen ballore dhe anash ballit.

SLEEP (GJUMI)

Gjumi eshte nje gjendje e natyrshme pushimi i rregullt trupor i vezhguar tek te gjithe gjitaret, zogjte dhe peshqit. Gjumi eshte e kunderta e zgjimit. Ai nuk eshte nje gjendje e pavetedijshme, por me teper, nje gjendje prehjeje trupore e mendore, qe veçorizohet nga nje zvogelim i vullnetshem i levizjeve trupore, renie e reaksioneve ndaj ngacmimeve te jashtme, nje nivel i larte i anabolizmit (riperteritjes se qelizave) dhe nje nivel i ulet i katabolizmit (shkaterrimit te qelizave). Prandaj, gjersa vetedija eshte kujdesi ndaj mjedisit, gjumi eshte vetem nje gjendje e tjetersuar e vetedijes, e kundert me te qenit i pavetedijshem. Gjumi ndikohet nga ritmi ditor e ndodh çdo 24-ore, dhe nga shkaqe hormonale dhe rrethanore. Nga ky cikel varet niveli i melatonines, i cili rritet gjithmone, kur ne biem te fleme. Gjumi eshte funksion riperterites i trupit dhe trurit siç verehet nga shume simptoma (shenja) te keqfunksionimit qe haset ne rastet e pagjumesise. Ne te vertete, megjithese gjumi eshte paraqitur si nje gjendje e dukshme qetesie, gjate kesaj gjendjeje ndodhin ndryshime te nderlikuara ne nivelin trunor qe nuk mund te shpjegohen vetem me nje gjendje te thjeshte pushimi trupor e mendor. Nje gjume i pershtatshem eshte biologjikisht i domosdoshem dhe duket i nevojshem per te ndihmuar jeten.

HIPERTENSION (HIPERTENSIONI)

Hipertensioni arterial eshte ngritja e presionit ne enet e gjakut. Shkaqet jane te shumta dhe per kete arsye ndahet ne dy grupe te medha: Hipertensioni arterial esencial, i cili edhe pas nje sere ekzaminimesh nuk kuptohet se nga vjen. Shpesh ka origjine trashegimie ose stresi, pra origjine te brendshme. Grupi i dyte eshte hipertensioni arterial sekondar, qe tregon se ka nje shkak te ndryshem, qe mund te jete nje person qe ka vuajtur nga veshkat, nefriti apo infeksione te veshkave dhe quhet hipertension renovaskular. Shkak tjeter mund te jene semundje te tilla te veshkave, si p.sh ngushtimi i arteries renale, qe furnizon veshken me gjak. Duke mos u furnizuar si duhet, ne veshke krijohen çrregullime te prodhimit te hormoneve dhe per pasoje ngritje te tensionit. Shkak tjeter jane problemet me gjendrat e tiroides: Prodhimi i tepert te hormonit te tiroides, shton rrahjet e zemres, e per pasoje shkakton rritje te tensionit te eneve te gjakut. Shkaqe te tjera jane diabeti dhe tumori i gjendrave mbiveshkore. Nga tensioni vuan gati 12-20 per qind e popullates dhe me rritjen e moshes rritet edhe perqindja e te prekurve. Shkaqet per kete jane trashegimia, stresi, duhani, semundjet e veshkave etj. Por me te predispozuar per t’u prekur nga kjo semundje eshte mosha mbi 45-50 vjeç per burrat dhe 50–55 vjeç per grate. Te grate kjo lidhet me hyrjen ne periudhen e menopauzes dhe çrregullimet hormonale karakteristike te kesaj periudhe, ndersa te burrat me çrregullimet qe pesojne enet e gjakut, perdorimin e kripes, duhanit, alkoolit. Enet e gjakut humbasin elasticitetin, ngushtohen dhe nisin problemet me tensionin e gjakut. Kohet e fundit po vihet re se hipertensioni po shfaqet dhe te moshat e reja. “Fajtoret” per kete duhen kerkuar te trashegimia, por dhe stili i jetes, aktiviteti i ulet fizik dhe regjimi ushqimor me kalori te teperta dhe pa vlera ushqimore.

HEMORRHOIDS (Hemorroidet)

Hemorroidet ose siç quhet ne gjuhen e popullit, majaselli, jane zgjerime (fryrje) te venave te gjakut qe ndodhen perreth pjeses me te fundit dhe asaj te jashtme te zorres se drejte (rektumit). Kjo zone eshte mjaft e pasur me ene gjaku dhe kryesisht me vena. Duke qene se keto zgjerime, hemorroidet, kane mure te holla, ndodh shpesh qe te dalit jashte, te shoqerohet me hemorragji jo te shtuar ose vete fekalet jane te perziera me koagula gjaku.Ne varesi te dukshmerise se tyre, ato ndahen ne te brendshme, perreth murit te pjeses fundore te rektumit dhe te jashtme, perreth pjeses se jashtme te rektumit, anusit. Hemorroidet e brendshme jane me serioze, me te dhimbshme dhe me risk me te larte per komplikacione, tromboza apo fistula. Shkak per to ne radhe te pare behet rritja e presionit te brendshem te barkut. Ne rritjen e ketij presioni ndikojne mjaft faktore, ku me i zakonshmi dhe i shpeshti eshte kapslleku. Si rezultat i tij, pra mungeses se defekimit, rritet presioni i pareteve te zorres se trashe dhe kjo ben qe gjaku te mbetet ne vena, te mos qarkulloje dhe per rrjedhoje te zgjeroje muret e venave duke formuar hemorroidet.Ne shkaqet e tjera te shpeshta jane dhe te qendruarit ulur per kohera te gjata, semundjet e melçise te shoqeruara me zmadhim te saj, prania e ujit ne hapesiren midis organeve ne bark, neoplazmat, semundjet kancerogjene, te aparatit tretes etj.

LONGEVITY (JETeGJATeSIA)

Shkencetaret theksojne se jetojne gjate ata te cilet e kurojne dite pas dite organizmin e tyre, me te gjitha vitaminat, karbohidratet, yndyrnat e nevojshme, pa abuzuar me alkool, duhan dhe mbi te gjitha, ata qe heqin dore nga bashkejetesa ne ambiente te ndotura. Te dhenat me te fundit nga studimet tregojne se, sot nje grua jeton mesatarisht 80.12 vite. Shifer kjo teper e larte krahasuar me jetegjatesine nder vite, kur mosha mesatare e gruas nuk i kalonte 57.08 vite. Te dhenat jane mjaft pozitive edhe per jetegjatesine tek meshkujt, megjithese shifrat raportohen ne nivele pak me te uleta se sa femrat.

MIGRAINE (MIGRENA)

Migrena eshte semundja me e perhapur neurologjike ne vendet e zhvilluara. Ajo kap shifren mbi 10% te popullsise dhe çdokush mund te provoje migrenen, megjithate trashegimia gjenetike dhe faktore te tjere sociale kane nje ndikim te rendesishem. Kryesisht preken moshat 20 deri ne 50 vjeç, veçanerisht femrat. Te rinjte, vajzat dhe djemte ndikohen nga shume simptoma paralajmeruese deri ne kete moshe. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena per shkak te ndryshimeve hormonale. Femrat jane veçanerisht te prekura gjate diteve te paraardhjes se menstruacioneve, si dhe gjate tre muajve te pare te shtatzenise apo menopauzes. Nuk ka nje kure te percaktuar, por vendoset nje trajtim mjekesor qe ndihmon.

MALARIA (MALARIA)

Kunder semundjes se malaries jane bere perparime. Ne vitin 2005 shkencetaret njoftuan per sukses ne luften kunder mushkonjes anofele dhe paraziteve te malaries, ndersa nje vaksine eksperimentale e provuar ne Mozambik, po ofron imunizimin e pare te suksesshem kunder kesaj semundjeje. Malaria vazhdon te preke vendet e varfra, duke shkaktuar çdo vit vdekjen e 1 milion vetave. Po ashtu edhe viti 2007 ka qene nje progres i vertete ne luften kunder malaries.

liver (MeLÇIA)

Melçia, duke vepruar si fabrika me e madhe kimike e organizmit tone, ka shume funksione, te cilat perfshijne prodhimin e faktoreve te gjakut, proteinave, temthit dhe te me shume se 100 enzimave te ndryshme. Po ashtu ndikon ne metabolizmin e kolesterolit, depozitimin e glikogjenit si burim energjie, mbajtjen normale te perqendrimit te sheqerit ne gjak. Por dhe ne rregullimin e hormoneve te ndryshme dhe detoksifikimin e medikamenteve dhe helmeve, duke perfshire alkoolin. Alkooli konsiderohet “armiku” kryesor i melçise.

MENINGITISt (MENINGJITI)

Meningjiti ne parim ka te beje me inflamimin e meningeve, te cilat jane veshjet e trurit. Tipi i shfaqjes se semundjes ndryshon ne varesi te shkaktarit te meningjitit nga viruset, bakteret, kerpudhat. Meningjiti viral shfaqet pothuajse ne te njejtat kondita brenda kater ose dhjete diteve. Keshtu pjesa me e madhe e femijeve qe dallojne keto simptoma kane mundesi per te kuruar ne kohe semundjen pa u shfaqur dhimbjet e forta te kokes dhe lodhja e renduar. Shfaqja e semundjes se meningjitit shoqerohet edhe me simptomat e saj te para, si dhe me theksimin e tyre me avancimin e semundjes. Ne shenjat e para dallojne duart dhe kembet e ftohta, dhimbje ne kembe dhe ndryshime anormale te ngjyres se lekures. Nder simptomat e tjera te shfaqura te femijet perfshihen: Temperature, ethe, dhimbje koke, te vjella, neveri ndaj ushqimit, mpirje te qafes, probleme me ndriçimin dhe driten e diellit, pergjumje, peshtjellim idesh e konfuzion. Simptoma kryesore e meningjitit septocemial jane disa njolla te cilat nuk ndryshojne ngjyre edhe po t’i shtrengosh me dore. Keto shenja mund te shfaqen si njolla te vogla ne çdo pjese te trupit dhe mund te shperhapen si njolla te nxira, te mavijosura. Keto njolla krijohen nga gjaku i infektuar qe qarkullon ne indet nen lekure. Semundja e meningjitit shfaqet ne muajt e dimrit. Ajo mund te zhvillohet me hapa te shpejte dhe ne format me serioze te shfaqjes meningjiti mund te shfaqet shkaterruese, madje dhe vdekjeprurese. Femijet nen moshen nje vjeç jane me te rrezikuar, krahasuar me femijet nga mosha nje deri ne pese vjeç.

OBESITY (OBEZITETI)

Gjate dhjetevjeçareve te fundit mbipesha, pra obeziteti, eshte shpeshtuar se tepermi thuajse kudo ne bote. Me shume se 1 miliard njerez ne bote jane sot me mbipeshe trupore, nga te cilet 300 milione te dhjamosur rende. Ne Evrope nga viti 1980 e ketej numri i njerezve obeze eshte rritur tri here. Alarmi eshte se ai po rritet edhe tek femijet. Nga viti 1970 numri i te rinjve dhe femijeve obeze ose me peshe te tepert trupore ne Evrope eshte rritur 10 here. Obeziteti perben tashme epidemine me te re qe po pushton pa ndalur planetin. Prej padijes, nenvleresimit, naivitetit shendetesor dhe pasivitetit shoqeror po shtohen me ritme te frikshme bashke me te, problemet shendetesore dhe shoqerore qe ai krijon. Per te parandaluar kete semundje do te duhej ne radhe te pare kujdesi i veçante ndaj ushqimit. E keqja e obezitetit nuk eshte vetem estetike. Ai krijon semundje dhe vret. Madje eshte nje nga shkaktaret kryesore per lindjen dhe rendimin e semundjeve te nje liste te gjate semundjesh kronike. Mbipesha eshte bere faktor ndikues per rreth 600 milione njerez me hipertoni arteriale, 177 milione te semure me diabet, 20 milione te prekur nga kanceri dhe 20 milione me semundje te zemres e te arterieve te trurit. Nepermjet semundjeve te mesiperme vetem ne vitin 2005 obeziteti shkaktoi vdekjen e 35 milione njerezve. Obeziteti dhe shfaqja e semundjeve te tjera te zemres, hipertensioni, kanceri, diabeti, niveli i larte kolestrolit, u bene shkak per vdekjen e shume te semureve. Studimet e bera nga ekspertet kane treguar ndikimin e plote qe kishte obeziteti ne shfaqjen e kancerit te grate. Mbipesha shfaqej si faktor nxites i 10 tipave te kancerit dhe semundjeve te ndryshme. Te gjitha keto semundje kishin probabilitet me te larte shfaqjeje, sidomos pas periudhes se menopauzes. Sipas studimeve me te fundit te realizuara nga shkencetare e eksperte te njohur ne ShBA dhe ne Evrope, ka rezultuar se obeziteti eshte shkaktar i kancerit te gjirit dhe mitres rreth 189 per qind.

PARKINSON (PARKINSONI)

Parkinsoni eshte nje semundje neurologjike dhe shenjat e dukshme te saj jane dridhjet, veçanerisht te gjymtyreve. Me perparimin e semundjes, simptomat shtohen. Veshtiresite qe shoqerojne semundjen e parkinsonit jane dridhjet, bllokimi i muskujve, ngadalesimi i levizjeve, veshtiresite per te ruajtur balancen gjate ecjes dhe humbja e kujteses per rreth 20 per qind te pacienteve. Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, 4 milione njerez vuajne nga semundja e parkinsonit. Por kjo shifer parashikohet te rritet, ndersa shume vende te zhvilluara vazhdojne te njoftojne mbi rritjen e numrit te popullates se moshuar. Ne Shtetet e Bashkuara ka rreth 1 milion e 500 mije vete te diagnostikuar me parkinson. Semundja fillon te shfaqet kryesisht tek njerezit e moshes 60-65 vjeç. Ilaçet duket se bejne efekt ne vitet e para te prekjes, por me vone keto efekte dobesohen. Trajtimi i parkinsonit eshte treguar i suksesshem tek 25 per qind e pacienteve te cilet iu nenshtruan operacionit per stimulimin e thelle te trurit. Elektrodat vendosen ne nje zone te trurit te njohur me emrin subthalamic nuckleus qe nxit veprimtarine e tepruar te trurit. Elektrodat lidhen me nje aparat te vendosur ne gjoks. Ne kete menyre, elektrodat dergojne nje sinjal per qetesimin e dridhjeve dhe zhbllokimin e muskujve.

POLIOMYELITIS (POLIOMELITI)

Ne vitin 1988 bota shenoi 350 mije raste te prekjes nga poliomeliti. Me kalimin e kohes rastet kesaj semundjeje u pakesuan dhe ne vitin 2005 u regjistruan vetem 1 mije e 500 raste. Semundja e poliomelitit tani eshte e pranishme ne vetem 6 vende; Egjipt, Niger, Nigeri, Afganistan, Pakistan dhe Indi. India parashikonte qe ne vitin 2006 te mos kishte asnje rast te kesaj semundjeje. Por, shqetesimi eshte se 11 vende dikur te prekura nga kjo semundje, si Indonezia, Somalia dhe Jemeni, njoftojne mbi raste te reja te poliomelitit.

PANCREAS (PANKREAS)

Pankreasi eshte nje gjender e gjendur ne bark, e cila leshon nje leng tretes (lengun pankreatik) ne zorren dymbedhjetegishtore permes nje ose me shume tubezave. Pankreasi prodhon edhe disa hormone te rendesishme, duke perfshire edhe insulinen. Kjo gjender eshte nje organ ne forme pyke me gjatesi rreth 14-20 cm, gjeresi 4 cm, shpesh 1,5 - 2cm dhe 65 - 80 g i rende (tek grate peshon pak me lehte) dhe ka ngjyre te kuqerremte ose te perhirte kur eshte ne fazen e veprimtarise se dendur prodhuese. Ajo gjendet pas shtylles kurrizore. Per shkak te vendosjes se thelle, pankreasi nuk eshte lehtesisht i kapshem nga vezhgimet mjekesore dhe semundjet e tij jane ne pergjithesi te renda dhe te veshtira. Semundjet me te shpeshta jane pankreatit i thjeshte, nekrotik ose hemorragjik, tumoret, cistet, diabeti dhe guret ne veshka, temth etj. Ky ves i cili eshte shkaktar i nje vargu te gjere semundjesh, duke filluar qe nga aparati tretes, melçia, demton shume rende edhe pankreasin. Ne melçi alkooli i konsumuar shkakton demtime te qelizave hepatike, demtim qe progreson ne kohe dhe qe varet nga doza e konsumuar per dite dhe nga veçorite fiziologjike te individit. Keshtu eshte vertetuar se sasia e rrezikshme e alkoolit eshte ajo prej 20-40 gr. alkooli etilik, alkooli qe permban pije dehese, ndersa perdorimi 100-150 gr. alkool ne dite çon brenda nje periudhe 10-vjeçare ne ceroze. Nga ana tjeter eshte vertetuar edhe shkencerisht se per shkak te fiziologjise femrat demtohen shume me shpejt se meshkujt per te njejten sasi alkooli te konsumuar.

PROSTATE CANCER (KANCER I PROSTATES)

Kanceri i prostates godet çdo vit rreth 12 per qind te popullsise boterore. Niveli i vdekshmerise ka pesuar renie me 9 per qind qe nga viti 1985 deri ne 1998. Mbijetesa prej pese vjetesh, pasi eshte identifikuar dhe kuruar tumori, eshte rritur me 15 per qind keto 15 vitet e fundit. Ne Evrope nga ky lloj tumori jane te prekur 40 ne 100 mije persona, ndersa ne USA 70 ne 100 mije. Por nuk eshte e thene qe te gjithe ata qe kane nje hiperplasi beninje zhvillojne tumorin e prostates. Studimet shkencore akoma nuk kane arritur te zbulojne se perse disa meshkuj semuren dhe disa te tjere jo. Specialistet se dihet qe me kalimin e viteve nje mashkull ka mundesi me te medha per te zhvilluar kete lloj tumori, por nuk jane identifikuar akoma faktoret qe e shkaktojne kete, perveç dhjamosjes. Per te identifikuar prekjen e nje organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe nje test i veçante. Testi konsiston ne nje analize te thjeshte gjaku ne te cilen matet niveli i PSA, qe eshte nje glikoproteine e prodhuar nga qelizat e prostates. Perqendrimi i kesaj substance te prodhuar nga qelizat e prostates shtohet ne raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje. Duhet te perseritet te pakten tete here dhe sherben per te diagnostikuar sa me pare nje tumor. Vlera normale e PSA eshte 2.5 mg/ml. Ne qofte se ky perqendrim eshte me i larte, atehere do te ishte e nevojshme te beni nje biopsi. Ne qofte se gjate biopsise arrin ne 10 mg/ml, atehere rreziku i krijimit te nje tumori eshte rritur.

INSOMNIA (PAGJUMeSIA)

Te gjithe e dime qe regjimi stabilizon organizmin tone. Te abuzosh me gjumin do te thote te plakesh para kohe. Pagjumesia e vetestimuluar eshte problematike, sepse fytyra e shfaq stresin dhe lodhjen me shume se çdo gje tjeter. Kur vendos te besh nje investim per veten, duhet te zbatosh keshillat me rigorozitet, sepse ne te kundert shpenzon para dhe kohe kot. Eficienca e trajtimit nuk eshte ne nivelin e deshiruar. Pagjumesia dhe mungesa e regjimit çakordojne organizmin. Stimulojne rrudhat, rrathet e zinj poshte syve, si dhe borsat e syve. Te vendosesh rregull eshte domosdoshmeri. Nese je mesuar te qendrosh pa gjume, mesohesh shume kollaj te flesh, duke shkuar ne shtrat gjysme ore me shpejt derisa te vendosesh nje orar te rregullt.

ARTHRITIS RHEUMATICK (REUMATIZMA)

Reumatizma eshte shume e perhapur ne vendet ku stimulohet, kjo per shkak te klimes dhe kushteve te punes dhe banimit. Kurat me te mira, sipas mjekeve specialiste, jane barishtet. Ne farmacite bimore, ekzistojne bime te perendimit qe jane te shumta per sa i perket llojeve. Perzierje e bimeve qe tregtohet eshte tretur ne alkool bimesh 39 grade dhe quhet Schenden Bitter dhe bashke me te edhe nje lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe eshte e perbere nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula Officinalis qe, ndryshe ne gjuhen e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet te ngjashme me te. Shkaqet e semundjeve reumatizmale jane te pergjithshme dhe lokale, shpjegojne reumatologet duke pohuar se shkaqet lokale, pra te pjeseve te ndryshme te trupit, jane te shpeshta gjate artrozes. Sipas tyre, sa here qe sforcohet nje nyje, duhet te mendohet per rrezikun e demtimit te saj, sidomos ato me natyre sportive dhe profesionale nga mikrotraumat, kjo mundesi shtohet ne rast se kemi te bejme me nje anomali anatomike te fituar apo te lindur, e cila ndikon fuqishem mbi artroze. Ndersa nder shkaqet e pergjithshme, specialistet permendin moshen, e cila perben nje faktor etiologjik, ku artroza sa vjen e theksohet. Nderkohe, faktori gjenetik, pra trashegimia, sipas mjekeve, ndikon sidomos ne formen e artrozes se gishtave te kembeve dhe te duarve, ku viktime e kesaj, sipas tyre, jane sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohte ndikon shume ne rendimin e artrozes poliartikulare, e cila prek duart dhe viktime jane sidomos grate pas te 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazen, por te grate edhe mbipesha eshte faktor negativ per semundjet reumatizmale.

SCHIZOPHRENIA (SKIZOFRENIA)

Skizofrenia eshte nje sindrome qe shfaqet kryesisht me pranine e nje bashkesie shenjash karakteristike, te shoqeruara me nje keqfunksionim te dukshem social e fizik. Simptomat kryesore mund te konsiderohen te ndara ne dy grupe te medha: Simptoma pozitive dhe negative. Simptomat pozitive perfshijne shtremberimet ose teprimet, siç jane: Deliret, halucinacionet, te folurit e ç’organizuar, sjellje te çrregullta. Simptomat negative perfshijne: Reduktim te intensitetit te shprehjeve emotive; reduktim ne rrjedhshmerine dhe produktivitetin e mendimit e te folurit; reduktim ne orientimin e sjelljeve me perfundim arritjen e qellimit. Personat skizofrenike shfaqin çrregullime te perceptimit dhe te vemendjes. Ata shpesh shprehen se bota u duket e ndryshme e gati ireale. Disa flasin per ndryshime ne permasat e trupit te tyre apo ndryshime ne distancat mes objekteve qe kane realisht prane. Shtremberimet me dramatike te perceptimit jane halucinacionet, te cilat jane pervoja ndjesore ne mungese te stimujve mjedisore reale. Nje i semure skizofren nuk arrin te ndaje kufirin e reales me jorealen. Skizofrenia, zakonisht paraprihet nga nje faze pararendese, gjate se ciles verehet nje perkeqesim i funksionimit normal. Gjate kesaj periudhe personi shfaq shenja te terheqjes nga shoqeria, moskujdesje per higjienen personale, mungese te theksuar motivimi dhe perjetime te ndjesive dhe perceptimeve jo te zakonshme. Skizofrenia ndahet ne tipa dhe nen tipa, te cilet klasifikojne lloje te ndryshme apo kombinime te çrregullimeve te skizofrenise. Çrregullime te ndryshme te skizofrenise, ne varesi te llojit, kohezgjatjes apo kushteve te pershkallezimit, mund te permiresohen apo edhe te sherohen.

SEXUALLY TRASMITTED DISEASES (SeMUNDJET NGJITeSE SEKSUALE)

Semundjet ngjitese seksuale jane semundje qe ngjiten nga kontakti trupor gjate marredhenieve seksuale. Keto shkaktohen nga viruset, bakteret dhe parazitet. Keto po ashtu njihen si infektime ngjitese seksuale apo me emrin e vjeter Semundje Veneriane. Ekzistojne 25 lloje te semundjeve ngjitese seksuale. Keto te gjitha kane te perbashket faktin qe te gjitha ngjiten nga marredheniet seksuale, duke perfshire seksin vaginal, anal dhe oral. Çdo njeri qe eshte seksualisht aktiv mund te jete ne rrezik prej semundjeve ngjitese seksuale. Disa prej semundjeve mund te kene simptoma si: Shkarkese nga organet gjenitale, dhembje kur urinojne, enjtje dhe inpoflamim ne organe gjenitale. Shume semundje ngjitese seksuale si Klamidia, nuk shfaqin simptoma. Per kete shkak rekomandohet te beni kontrollin e shendetit seksual, t’i beni analizat per semundje ngjitese seksuale nese mendoni se jeni ne rrezik. Ndonjehere mund te kaloje kohe e gjate deri ne shfaqjen e simptomave, keshtu qe ju mund infektoni dike gjate kesaj kohe. Prandaj eshte e nevojshme te beni analizat dhe te merrni trajtimin e duhur. Nese jeni ne marredhenie me partner dhe eshte vertetuar se keni semundje ngjitese, kjo nuk do te thote se ai/ajo ka pasur marredhenie seksuale me dike tjeter. Simptomat e semundjeve ngjitese seksuale mund te shfaqen me muaj pas infektimit.

NEUROGICAL DISEASES (SeMUNDJET NEUROLOGJIKE)

Semundjet neurologjike shkaktohen nga çrregullime dhe shqetesime psikologjike, por ne disa raste edhe nervore. Disa nga keto semundje neurologjike jane me te shpeshta me fillimin e stines se nxehte, por nuk mungojne edhe rastet te cilat shfaqen vetem ne kohen e lagesht ose ne stinen e ftohte. Semundjet neurologjike jane me shpeshta me fillimin e stines se nxehte dhe ne varesi te kesaj edhe shqetesimet e pacienteve shtohen. Kohet e fundit eshte vene re nje shtim i vizitave ose urgjencave, te cilat i perkasin me teper semundjeve te epilepsise, hemorragji cerebrale, por edhe semundje te tjera te cilat kane te bejne me semundjet neurologjike kanceroze. Me fillimin e stines se nxehte edhe shqetesimet dhe rreziku eshte me i madh. Keto shqetesime keto kohet e fundit jane me te shpeshta tek moshat e reja, por nuk mund te veçojme edhe moshat e vogla, por kategoria me e prekur eshte grupmosha e pare. Nje nga faktoret me te rendesishem qe eshte shkaktar i kesaj semundjeje eshte edhe stresi dhe, sipas specialisteve, nga studimet me te fundit ky eshte faktori per te cilin nuk mund te kete nje mjekim specifik, por vetem trajtime me shume psikologjike, teknologjia e te cilave ende nuk ka arritur ne vendin tone.

THALASSEMIA (TALASEMIA)

Talasemia eshte semundje gjenetike qe shkaktohet nga mungesa ose nga pakesimi i prodhimit te vargjeve te hemoglobines. Talasemia eshte nje çrregullim i trasheguar i gjakut. Ajo ul sasine e hemoglobines ne trupin e njeriut dhe mund te sjelle ne kete menyre pamundesine qe rruazat e kuqe te transportojne ne menyre te mjaftueshme oksigjen ne organet ku ai eshte i nevojshem. Kjo shkakton anemi dhe ne rast se nuk mjekohet, zemra dhe organe te tjera ne trup nuk do te arrijne te kryejne funksionet e tyre, si rezultat i mungeses se oksigjenit. Transfuzioni i rregullt i gjakut eshte i vetmi mjekim i pershtatshem i njohur per talasemine. Trajtimi i talasemise eshte i veshtire dhe kerkon trajtim te vazhdueshem. Ne varesi te llojit te semundjes dallon edhe varesia nga nevoja per te marre apo jo gjak vazhdimisht.

EATER (UJI)
Uji i ndotur dhe jo i dezinfektuar, permban perberes te ndryshem dhe lende te shumta toksike te cilet mund te shkaktojne semundje ne mase te njerezit. Uji i pijshem meriton gati vemendjen kryesore gjate kujdesit per shendetin tuaj. Konsumimi i ujit te pijshem perveç shfaqjes se semundjeve te ndryshme hepatitit, diarreje; perben nje rrezik per shfaqjen e kancerit. Ne te mund te permban elemente te ndryshme toksike qe behen shkak per mutacione te ndryshme. Per kete eshte i nevojshem klorimi ujit per t’u pastruar nga pesticidet dhe kimikatet e ndryshme.

VACCINE (VAKSINIMI)

Vaksinimi eshte procedure me te cilen mundesohet mbrojtja nga semundjet ngjitese. Imunizimi eshte menyra me e mire per mbrojtjen e femijeve nga semundjet e renda qe mund te shkaktojne edhe vdekje. Ne Maqedoni femijet vaksinohen pa pagese kunder Hepatitit B, tuberkulozit, paralizes se femijeve, difterise, kolles se bardhe, rubeoles. Vaksinat permbajne shkaktare semundjesh te dobesuar ose te vrare. Te pergatitur si vaksine, ata nuk mund te shkaktojne semundje te femija. Me injektimin e vaksines ne organizmin e femijes krijohet mekanizem mbrojtes natyral, me krijimin e antitrupthave dhe qelizave mbrojtese. Nese gjate jetes femija infektohet me semundjen kunder se ciles eshte i vaksinuar, rezistenca e fituar pas vaksinimit do ta mbroje nga semundja e rende dhe komplikimet. Per mbrojtje komplete dhe te qendrueshme te femijes, eshte e nevojshme te jepen nje numer i ndryshem i dozave te vaksinave, ne intervale kohore te caktuara dhe ne moshe te ndryshme te femijes. Per kete qellim ekziston kalendari i vaksinimit. Shume rralle, pas vaksinimit mund te shfaqen efekte te padeshirueshme me te renda: Encefalopati akute, konvulsione ne tri ditet e para pas vaksines, temperature e larte dhe nje gjendje e ngjashme me shokun dhe reaksion anafilaktik, menjehere pas pranimit te vaksines.

Semundjet ngjitese

FSHIQJA

Semundje e rende vdekjeprurese (si kolera, murtaja, lia etj.), qe prek shume njerez a kafshe dhe perhapet zakonisht shpejt ne nje krahine, ne nje vend, a ne disa vende si epidemi. Simptomat e saj jane te njejta me epidemine.

Simptomat:

1-Semundje ngjitese
2-Perhapet ne te gjithe zonen, krahinen, qytetin
3-Perhapet nepermjet frymemarrjes, ambientit te dhomes
4-Semundja e fshiqes eshte gjithmone vdekjeprurese

EPIDEMIA

Epidemia eshte semundje ngjitese qe perhapet shpejt te shume njerez ne nje krahine, ne nje vend a ne disa vende. Perhapet shpejt ne nje mase te madhe njerezish nepermjet frymemarrjes, ambientit te dhomes dhe kontakteve te tjera.

Simptomat:

1-Semundje ngjitese
2-Perhapet ne te gjithe zonen, krahinen, qytetin
3-Perhapet nepermjet frymemarrjes, ambientit te dhomes
4-Epidemia mund te jete gripale, virale etj.

BRUCELOZA

eshte semundje ngjitese e bagetise se imet, e gjedhit dhe e derrave, qe shkaktohet nga disa baktere dhe qe nepermjet kafsheve u ngjitet edhe njerezve. Shfaqja e saj ne shume raste eshte me temperature dhe vatra infeksioni neper te gjithe trupin e personave qe preken nga semundjet.

Simptomat:

1-Ethe dhe temperature te larte
2-Dobesim te organizmit per te vepruar
3-Vatra infeksioni neper te gjithe trupin
4-Njerezit e marrin ate ne ambientet ku jetojne kafshe me kete semundje.

FRUTHI

Semundje ngjitese qe prek sidomos femijet, e cila shfaqet me puçrra ose me njolla te kuqe ne lekure dhe shoqerohet zakonisht me zjarrmi e me mahisjen e qepallave, te qiellzes e te rrugeve te siperme te frymemarrjes. Fruthi parandalohet me vaksine.

Simptomat:

1-Simptomat zakonisht paraqiten 10-12 dite pas ekspozimit ndaj virusit.
2-Fruthi shfaqet me temperature te larte
3-Me ftohje dhe inflamacion te syve
4-Shperthim i kuq i imet ne lekure ne forme te pikave qe fillon nga fytyra e qafa dhe perhapet gradualisht teposhte duke e mbuluar tere trupin.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama