Rama drejt Parisit per ceremonine e nderimit te Ismail Kadarese

Rama drejt Parisit, per ceremonine e nderimit te Ismail Kadarese

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Parisit, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nderimit të shkrimtarit Ismail Kadare. Mësohet se Rama është ftuar nga presidenti francez Francois Hollande, me të cilin do të zhvillojë një takim, për të marrë pjesë më pas në ceremoni.

Presidenti francez Francois Hollande do t’i dorëzojë sot shkrimtarit Ismail Kadare, titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, që iu akordua pak muaj më parë.

Ceremonia do të zhvillohet në orën 18:00 pasdite në pallatin Presidencial “Élysée” në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama