Veza a eshte e shendetshme?! Ja cfare i ndodh trupit...

Veza a eshte e shendetshme?! Ja cfare i ndodh trupit...

Vezët janë një ushqim i shëndetshëm kur ato janë të shëndetshme. Çfarë do të thotë kjo? Ju duhet të zgjidhni vezë organike që nuk përmbajnë hormone apo elementë të tjerë, që mund të rezultojnë të dëmshëm për shëndetin.

Veza këshillohet të shtohet në menunë ditore, por duhet të konsumohet në mënyrë të moderuar dhe të jetë e shëndetshme. Ja disa nga përfitimet që sjell ajo:

Përmirëson nivelet e kolesterolit:

Studimet tregojnë se vezët mund të përmirësojnë nivelet e kolesterolit të mirë. Një vezë mesatare përmban rreth 212 ml kolesterol, pra nëse konsumohet vetëm një në ditë nuk përbën rrezik në ngritjen e nivelit të kolesterolit të keq.

Rrit sistemin imunitar:

Një vezë në ditë mund t’ju ndihmojë në parandalimin e infeksioneve, viruseve e baktereve. Veza përmban rreth ¼ selen (rreth 22%), lëndë e cila rrit sistemin imunitar dhe rregullon hormonet tiroide.

Ushqen trurin:

Veza ka një lëndë ushqyese thelbësore të quajtur kolinë (choline), gjë e cila e bën atë një nga ushqimet më të dobishme për trurin. Përmirëson shëndetin e kockave dhe dhëmbëve: veza është e pasur me vitaminë D. Kjo vitaminë ndihmon në thithjen e kalciumit, gjë e cila është e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve. Përveç këtyre veza përmirëson lëkurën dhe flokët, ju ndihmon të ndiheni të plotë e për pasojë të hani më pak, rrit nivelet e energjisë etj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama