Atmosfera dikur e banueshme e Marsit mund të jetë bërë kaq e thatë dhe e ftohtë për shkak të shpërthimeve diellore që e kanë goditur gjatë historisë së tij të lashtë, sipas studimeve të reja të realizuara nga Nasa.
Matjet e Nasa në atmosferën e Marsit tregojnë se atmosfera u ndryshua ndjeshëm nga një goditje e fuqishme gazrash dhe magnetizmash nga Dielli.
Rezultatet e misionit i kanë mundësuar shkencëtarëve ta kuptojnë më mirë ndryshimin e atmosferës së Marsit në faza të ndryshme kohore.