Shqiperia me 1801 dhe me 1901

Shqiperia me 1801 dhe me 1901

Si ishte vendi ynë njëqind vjet më parë e si është sot? Ndryshim i madh, të cilin do ta rrëfejmë me pak fjalë. Atëherë Shqipëria, sundimërisht, ishte pothuaj më vete. Kara Mahmuti sipër, Ali Tepeleni poshtë, e sundonin Shqipërinë pa kërkuar urdhëra nga Stambolli. Ata vetë i emëronin gjithë nëpunësit (memurët) e qeverisë, të cilët ishin të gjithë shqiptarë.

Sot kemi mbi krye ca anadollakë që nuk kanë tjetër mendim dhe tjetër punë përveç të varfërojnë vendin e të shuajnë kombësinë tonë.

Atëherë, emri shqiptar ishte i njohur kudo në Evropë si i një populli me gjuhë, me zakone me mendime të veta. Librat e shkronjëtoreve të asaj kohe janë plot me dëftime të tilla.

Sot, përkundrazi, errësira ku na ka lidhur Stambolli e ku na mban poshtërsia e karakterit tonë u dhanë sy e forcë kombeve fqinje të na kllasin djallëzitë e tyre e t’i japin të besojë botës se komb shqiptar nuk ka. Kështu, ne që njëqind vjet më parë ishim kombi më i gjallë e më i fuqishëm i Ballkanit, jemi sot për sot kombi më i sëmurë e më i dobëti.

Revista Albania Nr. 1, 1901, me rastin e hyrjes së vitit të ri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama