Rudina Xhunga sfidon TCH me emision ne Vizion+

Rudina Xhunga 'sfidon' TCH me emision ne Vizion+

Gazetarja Rudina Xhunga emisioni i së cilës “Shqip” u mbyll papritmas nga Top Channel, nuk do t’i ndërpresë mardhëniet me shikuesin e saj, raporton Lapsi.

Mësohet se Xhunga sapo ka rënë dakord me drejtuesit e Vizion Plus që të nisë të njëjtin format emisioni në të njëjtën ditë.

Ndryshimi i vetëm do të jetë se emisioni nuk do të quhet më “Shqip”, një markë që i takon Top Channel, por do të ketë një emër tjetër.

Sipas të gjitha gjasave, Xhunga do t’i kthehet emrit të vjetër “Dritare”, që emisioni i saj mbante kur e kaloi nga TVSH-ja në Top Channel 12 vite më parë.

Mësohet se drejtuesit e Topit i kishin orfuar Xhungës një kontratë të re dhe një ide për një emision të ri, por gazetarja ka zgjedhur sfidën duke e përplasur pas vetes derën e Top Channel.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama