Përfaqësitë diplomatike
Gjashtë përfaqësi diplomatike do ti shtohen shtetit shqiptar në botë e gjashtë të tjera janë në negocim e sipër dhe do të bëhen fakt konkret pas pak kohësh. Qeveria është përkushtuar në hapjen e ambasadave në sa më shumë shtete të botës me qëllim koordinimin e marrëdhënieve dhe ruajtje e tyre me këto vende. Vetë kryeministri Sali Berisha, deklaroi gjatë mbledhjes së qeverisë, me 3 mars, se Shqipëria ka nevojë për një përfaqësim të gjerë në botë. Deri tani numërohen plot 49 ambasadorë dhe konsuj, duke i shtuar dhe 6 të fundit, të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, numri i tyre shkon në 55.
Detyrat e ambasadorëve
Duke u bazuar në nenin 16 të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, “Misioni diplomatik i Republikës së Shqipërisë ushtron funksionet në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961, dhe ka për detyrë të: përfaqësojë Republikën e Shqipërisë në shtetin pritës ose në organizatat ndërkombëtare; të mbrojë në shtetin pritës interesat e Republikës së Shqipërisë dhe të shtetasve ose personave juridikë të saj, brenda kufijve të lejuar nga e drejta ndërkombëtare; të nxisë zhvillimin e marrëdhënieve politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shkencore, teknologjike, të informacionit, diplomatiko-konsullore dhe në çdo fushë tjetër ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shtetit pritës, në një frymë miqësore e bashkëpunimi; t'i japë të dhëna Ministrisë së Punëve të Jashtme për zhvillimet ekonomike, politike dhe sociale të shtetit pritës dhe për veprimtarinë e organizatave ndërkombëtare, pranë të cilave është akredituar; të bashkëpunojë me delegacionet e Republikës së Shqipërisë në bisedimet që zhvillohen në shtetin pritës dhe të marrë pjesë në bisedime me qeverinë e shtetit pritës në përgatitjen për nënshkrim të marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe në veprimtarinë e konferencave ndërkombëtare. Ambasadorët emërohen dhe lirohen nga Presidenti i Republikës, me propozimin e Kryeministrit. Ministri i Punëve të Jashtme i paraqet Kryeministrit propozimet përkatëse për emërimin dhe lirimin e ambasadorëve. Përpara emërimit të ambasadorit nga Presidenti, Komisioni i Kuvendit që mbulon politikën e jashtme, organizon seancë dëgjimore me kandidatin për t'u emëruar ambasador. Ndërkohë me 20 për qind mund të emërohen në këto poste edhe ish-anëtarë të Këshillit të Ministrave, ish-deputetë, personalitete të fushave të ndryshme, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara në këtë ligj.
1. BRATISLAVË, REPUBLIKA E SLLOVAKISË
2. BRUKSEL, MBRETËRIA E BELGJIKËS
3. SARAJEVË, BOSNJË DHE HERCEGOVINË
4. ABU DHABI, EMIRATET E BASHKUARA ARABE
5. KUVAJT, SHTETI I KUVAJTIT
6. DOHA, SHTETI I KATARIT
Vendet ku po negociohet për hapjen e ambasadave
1. Meksika
2. Afrika e Jugut
3. Australia
5. Norvegjia
7. Estonia
8. Pakistani.
Sali Berisha, Kryeministër
“Duke racionalizuar burimet, është bërë e mundur që vendi të ketë një përfaqësim më të gjerë, sepse Shqipëria ka nevojë të ketë përfaqësuesit e saj. Natyrisht, për ne është e vështirë t’u përgjigjemi nevojave të mëdha që ne vetë kemi për të pasur përfaqësues, por përpiqemi të zgjerohemi.”
1.ARGJENTINE
Rezar Bregu
Ambasador
2. AUSTRI
Egin Ceka
I ngarkuar me Punë
3. UNOV.OSBE
Gilbert Galanxhi
4. BELGJIKE
Mimoza Kondo
Ambasador
5. KESHILLI I EUROPES
Margarita Gega
Shef Misioni
6. NATO
Artur Kuko
Shef Misioni
7. BULLGARI
Bujar Skëndo
Ambasador
8. REPUBLIKA ÇEKE
Qazim Tepshi
Ambasador
9. EGJYPT
Nuri Domi
Ambasador
10. FRANCE
Ylljet Aliçka
Ambasador
11. GREQI
Vili Minarolli
Ambasador
12. JANINE
Eshref Shehu
Konsull i Përgjithshëm
13. SELANIK
Thomaq Nini
Konsull i Përgjithshëm
14. GJERMANI
Valter Ibrahimi
Ambasador
15. ARABI SAUDITE
Admirim Banaj
Ambasador
16. MBRETERIA E BASHKUAR
Zef Mazi
Ambasador
17. DANIMARKE
Afërdita Dalla
Ambasadore
18. HOLLANDE
Gazmend Barbullushi
Ambasador
19. HUNGARI
Florian Nova
Ambasador
20. KANADA
Besnik Konçi
Ambasador
21. R.P. e KINES
Maxhun Peka
Ambasador
22. KOSOVE
Islam Lauka
Ambasador
23. KROACI
Pëllumb Qazimi
Ambasador
24. ITALI
Llesh Kola
Ambasador
25. B ARI
Bashkim Bekteshi
Konsull i Përgjithshëm
26. MILANO
Znj. Nausika Spahia
Konsull i Përgjithshëm
27. IZRAEL
Tonin Gjuraj
28. ISH-REPUBLIKA JUGOSLLAVE E MAQEDONISE
Arben Çeku
Ambasador
29. MALAJZI
Dilaver Qesja
I ngarkuar me Punë
30. POLONI
Florent Celiku
Ambasador
31. RUMANI
Dashnor Dervishi
Ambasador
32. RUSI
Sokol Gjoka
Ambasador
33. SERBI
Anton Koliqi
34. SPANJE
Ridi Kurtezi
I ngarkuar me Pune
35. SUEDI
Ruhi Hado
Ambasador
36. SHBA
Aleksander Sallabanda
Ambasador
37. Nju Jork
Ada Shehu
E ngarkuar me Punë
38. OKB
Ferit Hoxha
Shef Misioni
39. TURQI
Altin Kodra
Ambasador
40. Stamboll
Ermal Muça
Konsull i Përgjithshëm
41. ZVICER
Mehmet Elezi
Ambasador
42. GJENEVE
Sejdi Qerimaj
Shef Misioni
43. VATIKAN
Rrok Logu
Ambasador
44. JAPONI
Bujar Dida
Ambasador
45. MALI i ZI
Tonin Beci
Ambasador
46. SLLOVENI
Sandër Kovaçi
Ambasador
47. INDI
Ilir Boçka
I ngarkuar me Punë
48. PORTUGALI
Edmond Trako
Ambasador
49. BRAZIL
Roland Bimo
I ngarkuar me Punë
TiranaObserver











