Sakrificat e emigranteve per te hyre ne BE i riu fshihet ne motorin e makines

Sakrificat e emigranteve per te hyre ne BE, i riu 'fshihet' ne motorin e makines

Dy emigrantë janë detyruar të fshihen në dy pjesë të ndryshme dhe të pamundura për të qëndruar në një automjet me qëllimin e vetëm, për të hyr në Spanjë. Trafikantët po tentonin të depërtonin ilegalisht dhe në mënyrë çnjerëzore dy emigrantët në enklavën spanjolle të Ceuta në Spanjë nga Maroku. Një prej emigrantëve, siç tregojnë edhe fotot e publikuara nga mediat ndërkombëtare, paraqet një shtetas, kombësia e të cilit nuk bëhet e ditur, të fshehur poshtë kofanos dhe të ngecur mes mekanizmave të motorit të automjetit. I riu rreth moshës 25 vjeç, i është dashur të rezistojë i kërrusur dhe të durojë torturat prej funksionimit të motorrit, zhurmës, nxehtësisë dhe prezencës së naftës dhe vajrave të nxehta e mbytëse të makinës gjatë lëvizjes së saj. Por duket se as kjo sakrificë ‘me kokën në duar të motorit’ nuk ia ka vlejtur për të, pasi ai u zbulua prej policisë spanjolle.

Emigranti i dytë është gjetur i fshehur në automjet, pas sediljes së pasme, në një pozicion mjaft të vështirë qëndrimi, ku përballej me mungesën e ajrit dhe rrezikun e asfiksisë. Policia spanjolle i ka gjetur mes jetës dhe vdekjes dy emigrantët, që po përpiqeshin të hynin në Spanjë, ndërsa ka arrestuar dy trafikantët të cilët ishin në automjet. Ky është realiteti i trishtë i emigrantëve sot në BE, të cilët tentojnë hyrjen në vendet e BE për një jetë më të sigurtë dhe më më të mirë se në vendet e tyre, duke rrezikuar dhe vetë jetën e tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama