Tirana 50 peqind me pak e ndotur ne diten pa makina

Tirana 50 peqind me pak e ndotur ne diten pa makina

Sipas monitorimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në ditën ndërkombëtare pa makina që u shënua më 22 shtator, ndotja e ajrit u reduktua me 50% krahasuar me një ditë më parë.

Kreu i agjencisë Julian Beqiri tha për “Ora News” se ndotja e ajrit në Tiranë në atë ditë ishte brenda normave të Bashkimit Evropian. Një rekord  i ngjashëm u arrit edhe një vit më parë, kur Tiranën e vizitoi Papa Françesku.

“Tirana, dy nga elementët e cilësisë së ajrit më problematikë, ka grimcat e pluhurit dhe dyoksidin e azotit. Të dy këta parametra në datën 21 kanë qenë mbi normën e BE dhe nën normë në datën 22. E njëjta ndodh dhe me grimcat e pluhurit, në datë 21 ka qenë 61.2 dhe në datë 22 ka qenë 36.77” .

Sipas Beqirit, Tirana ka një mesatare 20-30% mbi normën e BE, ku më problematike janë grimcat e pluhurit. Ai nënvizoi rëndësinë e investimit të pushtetit lokal në rritjen e hapësirave të gjelbëra si edhe në pastrimin e qytetit me mjete më të sofistikuara.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama