Rudina Xhunga largohet nga Top Channel

Rudina Xhunga largohet nga Top Channel

Sezonit të ri televiziv në Top Channel, do t'i mungojë Rudina Xhunga. Emisionit "Shqip", nuk do të jetë më nën drejtimin e programit të së hënave, pasi bordi i këtij kanali, vendosi ta mbyllë atë. Burime të pa konfirmuara thanë për lapsi.al se një nga arsyet e largimit të gazetares Xhunga, ishte shikueshmëria gjithnjë e më e ulët, që emisioni i saj po regjistronte nga viti në vit.

Vetëm këto ditë, kur gazetarja ishte kthyer në punë e po përgatiste nisjen e transmetimeve, i kanë komunikuar lajmin e mbylljes të një prej emisioneve ikonë që nga krijimi i Top Channel. Anullimi në moment të fundit i "Shqip", duket ta ketë tronditur gazetaren, e cila priste të rifillonte normalisht sezonin e ri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama