Dyfishohen cmimet e biletave drejt Italise

Dyfishohen cmimet e biletave drejt Italise

Nëse do të presësh një biletë tani për të udhëtuar në verë në Romë, apo Milano është vështirë që të gjesh një biletë nën 200 euro (vajtje ardhje), ndërsa drejt Barit e gjen me 180 euro.

Çmimet e biletave të avionëve nga Shqipëria drejt Italisë kanë shënuar një rritje të ndjeshme prej 60-70% ditët e fundit. Një biletë vajtje ardhje për Romë, në gusht, që vitin e kaluar e gjeje me 160 euro, nëse e prenoton sot për gushtin 2016 nuk e merr dot më lirë se 230 euro.

Mesatarisht, sipas të dhënave nga agjencitë e udhëtimit, nga 120-160 euro që ishin çmimet e biletave më parë, për destinacionet e Italisë, tani ato janë mesatarisht 200-240 euro. Këto çmime i gjeni nëse prenoton tani për pas tre apo katër muajsh. Nëse në korrik do të blesh një biletë për në gusht, çmimi do i kalojnë 300 euro.

Drejtues të agjencive të udhëtimit në Tiranë kanë shpjeguar se prej dy javësh, Al Italia ka rivendosur kontrollin mbi sistemin e rezervimit. Teknikisht kjo nënkupton që agjencitë nuk kanë më mundësi të ndërhyjnë me klasin e udhëtimeve (më parë agjencitë ndërhynin në sistem duke shitur një pjesë të madhe të biletave me klasin më të lirë). Me lëvizjen e fundit, tashmë në klasin më të lirë mund të gjesh vetëm një numër të kufizuar biletash dhe pas shitjes së tyre, çmimet I rikthehen tarifave standarde.

Burime nga Al Italia, të kontaktuara nga Monitor thanë se AlItalia nuk i ka ndryshuar çmimet, por kanë qenë agjencitë ato që kanë tentuar deri tani të ndërveprojnë me çmimet e AlItalia.

Edhe operatori tjetër që ofron fluturime me kosto të ulët drejt Italisë, Blue Panorama ka rritur çmimet me rreth 20-30%, duke iu afruar 200 eurove, apo dhe ka hequr bagazhet, duke i tarifuar veçmas ato, sipas informacioneve nga agjencitë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama